Përkujtmore

Intervista - - POSTA -

Kujtimi yt motër më ngjall emocione në shpirt. Një jetë e heshtur, e vrarë, fshihet pas këtyre kujtimeve. Mendja dhe zemra më dridhen pa rreshtur dhe nuk e kuptoj pse. Dua ta largoj kujtimin tënd larg sepse mendja më lodhet kur e kujtoj. Çastet e largimit nga ty më duken të tmerrshme . Të kam menduar në çdo moment të jetës time. Largimi yt nga jeta është i egër, mbytës dhe i pashmangshëm. Nuk dua ta mendoj asnjëherë largimin tënd nga zemra ime, as në endërr. Për motrën e shtrenjtë, kujtimi do më ndjekë në çdo hap të jetës dhe do t’a ndjejmë deri në fund të jetës me aq dashuri, me detin e lotëve të pasosur. Për Liljanën, motrën e shtrenjtë në 5-vjetorin e ndarjes. Alban A Arapi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.