Cila është karriera juaj ideale?

Intervista - - HOPROSTKAOPI -

(Vijon nga numri i kaluar)

Shigjetari 22 nëntor- 21 dhjetor

Shigjetari është i aftë të përshtatet në çdo situatë. Ju zotëroni talentin për të mbajtur marëdhënie të mira me të gjithë dhe dini të diskutoni për t’u ngritur moralin të tjerëve. Për ju do të ishin të përshtatshme shumë profesione me kusht që të mos ju kufizojnë shumë me rregulla dhe ligje.

Karriera ideale për Shigjetarin: Juve ju pëlqen të udhëtoni dhe të mësoni të tjerët nëpër botë. Industria e turizmit do të ishte një fushë e mirë për ju. Meqë juve ju pëlqen të flisni me të tjerët, do të ishit edhe një mësues i mirë, profesor, ose i punësuar në një shoqatë.

Bricjapi 22 dhjetor- 20 janar

Bricjapët janë seriozë dhe të organizuar, por jo të mërzitshëm. Ju jeni punëtorë shumë të mirë, ambicja dhe këmbëngulja ju bëjnë një punonjës së jashtëzakonshëm! Me një fjalë, një “kafshë të vërtetë pune”.

Karriera ideale për Bricjapin: Bricjapët duan disiplinën dhe dinë se t’i bëjnë të tjerët t’i respektojnë. Ju do të ishit një menaxher i mirë. Kompetencat tuaja administrative dhe aftësia prodhuese ju bëjnë një nga punonjësit më të mirë të ndërmarrjes. Ju do të ishit gjithashtu inxhinierë, arkitektë dhe ndërtues të mirë, falë saktësisë që keni. Ujori 21 janar- 19 shkurt Ujorët janë njerëz me shpirt të lirë, por kjo nuk do të thotë se nuk janë punonjës të be- sueshëm. Ju jeni impulsivë, të aftë për t’u zgjuar në mes të natës për të përmendur një detaj dosjeje, ose të bëni një sy gjumë gjatë ditës, sepse e keni mbaruar punën... Është paradoksale, por ju jeni të shoqërueshëm dhe njëkohësisht ju pëlqen vetmia, gjë që ju bën të manovrueshëm. Mendimet tuaja nganjëherë janë të çmendura në fillim, por shpesh rezultojnë brilante. Falë metodave tuaja të pazakonta të punës, ju jeni gjithmonë një hap para të tjerëve.

Karriera ideale për Ujorët: Fusha e shkencës ose e teknologjisë, e komunikimit vizual ose fotografisë, mjaft që ju të eksploroni gjëra të reja. Ju gjithashtu jepni rezultat kur punoni për veten tuaj, ose kur nuk keni orar fiks! Peshqit 20 shkurt- 19 mars Peshqit janë mjaft elastikë në punë. Nuk jeni të fiksuar pas imazhit tuaj, t’u pëlqeni të tjerëve nuk është thelbësore për ju. E rëndësishme është ajo që bëni për veten. Ju arrini të bëni shumë profesione, por jeni më të lumtur në zyrë kur gjeni një punë që i korrespondon personalitetit tuaj. Jeni plot ndjeshmëri dhe intuitë dhe do të punonit shumë mirë në fushën e mjekësisë, apo atë artistike.

Karriera ideale e Peshqve: Gjithçka që ka lidhje me kujdesin ndaj të tjerëve: Mjek, infermier, psikoterapeut, psikolog.... Ju evoluoni mirë edhe në fushën e artit, si kërcimi apo muzika. Pse të mos i kombinoni të dyja dhe t’i shëroni pacientët me piktura, për shembull?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.