Sukseset e ministrave sipas Qeverisë

Intervista - - HUMOR -

Kryeministria ka publikuar këtë javë në faqen e saj zyrtare të dhënat për realizimet e projekteve të ministrive të ndryshme. Siç kanë arritur të mësojnë korrespondentët tanë, këtë raport si fillim e ka ka përgatitur Endri Fuga dhe më pas ja ka dërguar shefit të vet, Edi Ramës i cili ndodhet me pushime në Dhërmi. Ata në bashkëpunim me Ëikileaks-Intervista, arritën të gjejnë e-mailin e Endrit ku përshkruhet realizimi i projekteve për ministritë një e nga një sipas raportimeve që i kishin bërë ministrat…

Endri Fuga i shkruan Edi Ramës

I dashur shef. Në baze të preferencave të tua unë kam arritur të sistemoj realizimin e projekteve në të gjitha ministritë.

Në vend të parë është Samir Tahiri. Ai i ka relizuar 100 përqind projektet. Veçanërisht ështe dalluar për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me cilësinë e zorrës së ujit të makinës së zjarrfikëses. Gjithashtu, nga kjo ministri, kemi një realizim të plotë të kujdesit dhe ndëshkimin e atyre grave që pështyjnë në rrugë si burra nga ora 12 e drekës deri në 3 të mbasdites.

Ministrit Beqaj është dalluar në projektin “Mungesa e furnizimit të vijueshëm të spitaleve me barna e medikamente mjekësore”. Në 100 për qind të spitaleve ky projekt është realizur plotësisht që tani, pa u mbyllur viti 2016. Tani të gjithë mund të vazhdojnë të ankohen sa t’ju pëlcasin tëmthat për mungesën e ilaçeve në spitale…

Milena Harito ka bërë namin në ministrinë e vet, shef. Nëpunësit e administratës janë përzgjedhur në bazë të meritave të tyre. Pra, projekti i punësimit është realizuar 100 për qind. Suksese janë arritur sidomos në punësimin e seksit femër, meqë ministrja është edhe vetë femër. Të gjithë të punësuarat gjatë periudhës që ne jemi në pushtet i plotësojnë 10 kriteret e punësimit si më poshtë:

1. T’ja lëjë shefit. 2. T’ja lëjë shefit. 3.T’ja lëjë shefit 4. T’ja lëjë shefit. 5. T’ja lejë shefit. 6.T’ja lëjë shefit. 7.T’ja lëjë shefit. 8. T’ja lëjë shefit. 9. Shefit i pëlqen pozicioni sipër. 10. Duhet pasur parasysh që duhet t’ja lini shefit.

Jemi të shqetësuar shef nëse edhe punësimi i nëpunësve meshkuj është bërë sipas këtyre kritereve. I shkruajta Milenës dhe pres përgjigjen e saj…

Ministrja Harito është dalluar edhe në projektin e matjes se ndërgjegjes së sigurisë kompjuterike të punonjësve të saj. Ajo ka marrë masat e ka blerë termometra për matjen e ndërgjegjes për çdo punonjës. ( Termometër do ketë marrë shef se unë nuk di ndonjë mënyrë tjetër se si mund të matet ndergjegja). Nga matjet me termometër ka rezultuar se ndërgjegjeja është rritur qamet dhe projekti është realizuar në masën 69 përqind. Shumë mirë janë realizuar edhe projektet e ministrisë së Arsimit të Lindita Nikollës. Ajo i ka realizuar projektet në masën 100 përqind. Nikolla e ka ndritur me arsimin në Shqipëri, shef, ndaj për këtë arsye vajzën e vetë e ka

shpënë me studime në Francë.

Ministri Ahmetaj na ka nderuar shef. Projektet e tij janë aq mirë sa sy mos marshin. I ka bërë zap koncesionerët në masën 48 përqind, se më shumë se kaq nuk kishte këllqe.

Blendi Klosi ka kopjuar Milena Harriton dhe ka matur me termometër nivelin negocimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe nxitjen e dialogut social.

Po nuk mbetet me kaq. Hariton e ka kopjuar edhe Bushati, i cili ka rritur nivelin e dialogut me Greqinë në masën 47 për qind, por, ndryshe nga Harrito, ka blerë peshore elektronike për të qënë i saktë dhe shifrat nga peshorja dhe termometri i kanë konvertuar më përqindje për të qënë më të kuptueshëm për popullin. Mirela Kumbaro ka arritur të realizojë projektin e shtimit të artistëve që bëjnë viza në derën e tualetit në masën 78 përqind shef. Sy mos zënë shef se ka bërë xheloze Gjermenin të cilës i duket sikur merr vesh nga arti këto 15 ditët e fundit.Bësh qejf në Dhërmi shef.

Edi Rama i kthen përgjigje Edri Fugës.

I dashur Endri. Faleminderit për dashurinë që më fal. Të lutem më sqaro diçka në lidhje me projektet e ministrisë së Milena Haritos. Çfarë duhet t’i lësh shefit? Ose më saktë çfarë më ke lënë ti mua që unë të kam futur në punë?

Gjithashti, duhet të lehtësojmë punën e ministërve dhe t’u blejmë më shumë termometra dhe peshore elektronike për matjet e mëtejshme. Të lutemi që Beni të ketë më tepër takat për të bërë zap konçensionerët.

Megjithatë këto shifra e rrisin prestigjin e qeverisë dhe timin gjithashtu.

(E-mailet janë marrë nga serveri i Kryeministrisë)

PS. Çdo ngjashmëri me Wikileaksin e vërtetë është e rastit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.