Ilir Meta: Fotot e plazhit do ja dërgoj Edi Ramës”

Intervista - - HUMOR -

Këtë javë mora vesh që, me urdhër të Kryeministrit Rama, po bëhet një dosje për LSI-së. Dosja, ku përshkruhen korrupsioni dhe zullumet e kësaj partie po trashet dita ditës, ndaj nuk humba kohë dhe u nisa për në Jalë që të pyes personalisht Ilir Metën për këtë gjë.

Ilirin e gjeta larg bregdetit në ca shkëmbinj, veshur me roba trendy dhe me shapka me një gisht duke marrë pozicione për foto. Sa më pa, ndaloi së pozuari dhe më priti gjithë respekt.

Ilir Meta: - Hajde Kaso, më jep një mendje për ndonjë pozicion që të marr për të dalë në foto!

Kaso Kosa: - Zoti Meta, më thanë që keni një javë rresht te këta shkëmbinj, çfarë bëni aty?

- Hiç Kaso, po bëj foto që t’ja dërgoj Ramës që të trashet sa më shumë dosja e LSI-së, se mua ma kanë ndaluar të trashem.

- Për dosjen LSI kam ardhur edhe unë. Çfarë është kjo dosje o zoti Meta se na ka bërë të gjithëve kuriozë?

- Këtë e di më mirë Edi Rama. I ka zënë me rradhë gjithë institucionet ku LSI ka akses dhe po përgatit dosjen. - Ka zbuluar gjë? - Deri tani ka zbuluar disa drejtorë të cilët nuk paguajnë dritat dhe disa që nuk kanë zbukuruar mirë zyrat.

- Si e kuptuat që Rama po përgatiste një dosje për ju?

- Më thanë të besuarit e mi. Rama ka ngritur një rrjet të tërë informativ, për të mbledhur të dhënat e njerëzve që ankohen për institucioneve që drejtojnë njerëzit e LSI. Unë të them një rast të freskët, madje. Ministrja Harito, i dërgon mesazh në telefon një qytetari, i cili ka probleme prone me hipotekën që drejtohet nga njeriu i im, Ilirian Muho. Harito i ka kërkuar qytetarit të cilin duket e ka ngatërruar me dikë tjetër që ta “spiunojë” direkt tek ajo, për shërbimin që i është ofruar nga institucioni i LSI. Mirë që qëlloi që këtij qytearit i kishim futur motrën në punë dhe na lajmëroi menjëherë

-Po me dosjet e mëparshme nuk do merret? Me videon e Dritan Priftit, për shembull? - Nuk besoj të gjejë shkelje në partinë tone, pasi ne jemi me energji pozitive dhe punojmë me qetësi dhe dashuri. Unë e kam thënë dhe e them përsëri që video me Dritan Priftin ka qenë montazh. Në atë video nuk kam qënë unë. Kjo dukej qartë. Aty ishte dikush 130 kile, ndërkohë që unë nuk jam as 50 tani… Unë jam i ndershëm, Kaso. Rama nuk ka për të gjetur asnjë gabim te LSI- ja. Ndaj unë po bëj edhe fotot… - Nuk e kuptoj ç‘lidhje kanë fotot këtu? - Meqë Rama nuk ka për të gjetur gabime te LSI, të paktën, t’i jap fotot që t’i fusi te dosja e tij e posaçme. Meqë është artist aty mund të gjejë gabime sa të dojë. Për shembull, mund të mos i pëlqejnë skenografia, kombinimi i rrobave, modeli im i flokëve ose pozicioni që kam marrë etj, etj. Kështu ai ka me çfarë ta mbushë dosjen e tij. - Kaq i sigurtë jeni që figura e LSI është e pastër ? - Pse ju nuk jeni Kaso? - Ju e dini më mirë, sepe jeni i brëndshëm aty, por kam besim në fjalën tuaj. - Nuk jeni i vetmi që keni besim te mua. Gjithë LSI ka besim te mua, pasi ne jemi një familje e madh e cila shpërndajmë dashuri për të gjithë. Figura ime është e pastër dhe me energji pozitive.

- Nga ju buron gjithë kjo energji pozitive zoti Meta?

- Unë meditoj, bëj joga, mendoj pozitivisht. Jam njeri i ndershëm , i virgjër , besimtar i devotshëm, mbroj parimet e fesë, nuk dua t’ja fus njeriu dhe luftoj për idelaet dhe të drejtat.

- OK, por të gjithë thonë që ti doje t’ja fusje qeverisë. Madje dole hapur deklarove për qeveri teknike. Nuk është futje kjo?

- Jo, kjo nuk është futje. Kjo është dredhje. Nuk ka asgjë të keqe ta dredhësh, Kaso. Unë Monikës nuk ja dredh dot. se më këput kokën, por burri që është burrë, diçka duhet të dredhë në fund të fundit.

- A nuk jeni frikësuar fare nga dosja që po ju përgatit Edi ?

-Jo, përkundrazi. Nëse do isha trembur, nuk do kontriboja që ta mbushte. Unë jam i shqetësuar për mbushjen e saj, ndaj dhe po bëj fotot. Mendoj që fotot e mia të këta shkëmbinj do jenë gjërat më të hajrit që Edi do ketë në dosje. - E pse mendoni kështu? -Sepse jam katandisur 20 kile njeri, nga që vras mendjen për këtë popull. Jam bërë si modelet e Victoria Secret. Ja, shiko fotot. Megjithatë unë vazhdoj të jem i qetë dhe me qetësi e dashuri do vazhdoj të shikoj punën time… Siç ka thënë Edi Rama, “qentë le të lehin…” Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.