Kush politikan do të bjerë i pari në rrjetën e reformës?

Intervista - - AKTUALITET -

Luçiano Boçi, deputet i PD: - Ne morine e qeveritareve te korruptuar që sot “bëjnë beli”, është paksa e vështirë të përcaktosh se cili është më shumë, apo cili është më pak i korruptuar. Kësisoj dhe pak e vështirë të vendosesh gishtin se kush mund të jetë i pari i thirrur nën hetim. Megjithatë, një përgjegjës të parë për këte ka. Ky është Kryministri aktual. Prandaj i takon atij “nderi” të jete i thirruri emergjent i reformes. Kështu reforma do nisë me këmbën e mbarë dhe do ngjallë besim në rezultatet e saj.

Xhemal Qefalia, deputet i PS: - Në fakt, do të preferoja që të mos kryej rolin e prokurorit, apo gjyqtarit, por mendoj që reforma në drejtësi duhet të jetë e patolerueshme për secilin politikan që ka abuzuar, apo vazhdon të abuzojë në shkelje të ligjit. Personalisht do të isha shumë i interesuar që të viheshin perpara drejtesisë të gjithë ata që shkaktuan viktima në 21 janar, e më pas, të gjithë të korruptuarit . takon pjesës se kush do të bjerë në rrjetën e kësaj reforme, mendoj se ata që janë me të kompleksuarit, më mëkatarët, më intrigantët dhe kontestuesit e kësaj reforme janë edhe ndoshta edhe të parët që do bien në këtë rrjetë.

Agron Duka, kryetar i PAA: - Shqipëria ka shumë nevojë për drejtësi reale, pa ndikimin e kurkujt, prandaj do të thoja që do ishte mirë që, sa me shpejt, reforma në drejtësi të japë frutet e veta. Eshtë shumë e rëndësishme që, para ligjit, te jenë të gjithë njëlloj, qofshin këta politikanë a njerez të biznesit. Vetem atëhere mund të themi që kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara, hapa që do na afrojnë me Europën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.