Qytetari dixhital denoncon

Intervista - - AKTUALITET -

Dritan Hila, ishzvminister i Mbrojtjes: - Besoj se i hetuari dhe dënuari i parë nga politika për korrupsion, do të jetë ndonjë ish - kryetar komune. Personalisht e kam humbur fantazinë që të përfytyroj ndonjë politikan të nivelit të tretë në fuqi, që të shkojë në burg. Ndersa ata të nivelit të parë, as që bëhet fjalë...

Brizida Gjikondi, juriste,aktiviste civile: - Reforma në drejtësi vërtet po pritet me entuziazëm nga shqiptarët, por në vetvete është dështim i shqiptarëve të kësaj epoke. Mbas 104 vjetësh shtet është vërtet e dhimbshme që drejtësia, shtylla kryesore e një shteti, të jetë degraduar në këtë farë feje dhe të presësh prapë nga ndërkombëtarët që të të ndihin në vetëshkatërrimin që i ke bërë vetes. Për sa i

Elio Laze, gazetar: - Që nga viti 2013 kur kjo qeveri ka ardhur në pushtet, sipas mendimit tim, një emër është tipiku, si i pari, në rradhën e dështimit dhe korrupsionit. Ai është Ilir Beqja, ministri i Shëndetësisë. Duke filluar nga mbetjet spitalore që hidhen në lumenj, duke vazhduar me koncesionet, apo me mungesen e ilaçeve, ky ministër mban rekordin për dëmin që i ka bërë qytetarëve, apo dhe buxhetit të shtetit. Do të doja që reforma të fillonte pikërisht me këtë zotëri, jo vetëm në emër të ligjit, por në emër të kujtdo që këto vite ka humbur jetën nga neglizhenca e drejtpërdrejtë e këtij ministri që quhet Ilir Beqja.

I nderuar zoti Berisha , dua të denoncoj një krim të shëmtuar të kësaj qeverie ordinere e cila vazhdon të përdhosi çdo ditë e më shumë qytetarët e këtij vendi. Jo më larg se para gjyëm ore mua më pickoi një mushkonjë, zoti Berisha, dhe, jo vetëm në një vend, por në disa vënde në këmbë. Ky krim nuk përfundon me kaq, zoti Berisha. Këmba po më kruhet shumë dhe mund të themi pa frikë që fajin e ka qeveria. Mushkonja ka lidhje të dretpërdrejtë me Qeverinë, sidomos me kryeministrin Edi Rama që e ka katandisur këtë shtet të zhytet në krim dhe korrupsion. Po ju dërgoj foton e këmbës që t’i plasin sytë të gjithëve e ta dinë se në çfarë derexheje jemi katandisur nga kjo qeveri e keqe. C.N

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.