Sabina Dana: ”Me atë krenohem!”

Intervista - - MUZIKE -

Sabina Dana, përveçse një këngëtare e bukur, edhe një mama dhe bashkëshorte e lumtur. Madje për hir të Dahlin, vajzës, dhe përkushtimit ndaj saj, i është dashur të lërë disi mënjanë edhe angazhimet muzikore, derisa vendosi të rikthehet me një klip të ri, dhuratë për të gjithë fansat e saj, në shtator... - Përshëndetje Sabina, si je? - Përshëndetje edhe nga unë. Mirë faleminderit, ja po kalojmë ditët e fundit të verës për këtë vit.

- Ku ndodhesh per momentin?

- Për momentin, në shtëpi me vajzën time.

- Kjo ka bërë që të shkëputesh pak edhe nga jeta artistike, apo jo?

- Përafërsisht prej dy vjetësh, kam qenë komplet e distancuar nga aktivitetet muzikore, për shkak të lindjes se vajzës. Kohëve të fundit, Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi Cel. +355 69 40 61 001 / e-mail: albana.lufi@yahoo.com kam realizuar disa projekte dhe në shtator do të vij me një këngë të shoqëruar me klip, për të gjithë fansat e mij.

- Si e kalove këtë verë?

- Shkëlqyeshëm, me bashkëshortin dhe vajzën time, në det, pishina, por edhe në dasma… Këto të fundit me shumicë.(Buzëqesh)

- Veprimi më i gëzueshëm gjatë ditës?

- Kur zgjohet Dahlin nga gjumi, fjala e saj e parë është “mami” dhe e thotë madje me buzëqeshje. Kjo më gëzon pa masë.

- Cili është njeriu që të frymëzon cdo moment?

- Familjarët e mi dhe së fundmi dhe bashkëshorti im.

- Si janë fundjavat e tua?

- Në të shumtën e rasteve janë të mbushura me angazhimet familjare dhe realisht jam e lumtur ta kaloj me familjen time.

- Si do të ishte fundjava jote e preferuar?

- Ndoshta do të doja një ose dy ditë të plota në funksion të vetes time, domethënë që t’ja kushtoj plotësisht kujdesit për veten. Jo se e lë veten pas dore, por do të doja të kisha një fundjavë tërësisht për veten, për relaks.

- Pra, do të doje t’i bëje vetes një fundjavë dhuratë, apo jo? Dhuratat bën, apo i merr me shume?

- Aq sa jap, edhe marr, ndonjeher edhe me shumë madje…

- Cila është dhurata më me vlerë që ke marrë së fundmi?

- Nëse mendoni për dhurata materiale, ato nuk mungojnë pothuajse asnjëherë nga familjarët, bashkëshorti im dhe fansat e shumtë, por për mua, dhurata më e madhe dhe më domethënëse ka qenë ardhja në jetë e vajzës time, Dahlin.

- Je më tepër tradicionale apo moderne?

- Tradicionale, moderne, jam pak nga të gjitha, por mundohem që të jem nga pak edhe në hap me kohën.

- Pëlqen më shumë të bësh, apo të të bëjnë komplimenta?

- Të dyja kanë bukurinë e vet atëherë kur unë e vlerësoj se janë me vend.

- Kujtimi më i bukur që të vjen nga fëmijëria?

- Pjesëmarrja në aktivitet e shkollës, ku gjithmonë kam qenë përfaqësuese me këngë.

- Nëse do të pyesja për muzikën klasike, cili do ishte komenti yt?

- Të them të vërtetën, e kam pas dëgjuar kur isha gjimnaziste, por vitet e fundit, shumë pak po kam kohë të lirë.

- Të është dashur të dalësh ndonjëherë pa grim në skenë?

- Jo, nuk kam dalë asnjëherë në skenë pa grim dhe nuk e besoj që do të dal ndonjëherë, të paktën për sa kohë që skena ta kërkojë grimin.

- Një gotë verë, apo një filxhan caj?

- Një gotë verë, në mbrëmje, me bashkëshortin.

- Më mirë natë, apo ditë?

- Për mua mirë janë të dyja. Si nata dhe dita, janë të dyja në funksion të njeriut. Na janë dhënë për t’i shfrytëzuar dhe le t’i shfytëzojmë sa më mirë. (Buzëqesh)

- Preferon udhëtim

me makinë, apo fluturim me avion?

- Me makinë, avionin e kam pak fobi, jo pak, në fakt, po shumë.(Qesh)

- Udhëtimi më interesant prej nga ku ruan përshtypje të vecanta dhe pse?

- Udhëtimet që bëj në Spanjë, sepse atje kam vajzën e hallës dhe ajo më shëtit në shumë vende të bukura. Spanja është e bukur dhe vërtet ruaj kujtime shumë të bukura nga atje.

- Sa kohë të ka marrë vendimi më i vështirë në jetën tënde?

- Zakonisht, tani, marr mendimin edhe të bashkëshortit dhe vendosim gjithçka bashkë, qoftë vendim i lehtë apo i vështirë, por nuk jam e lëkundur, zakonisht nëse vendos për “po” bëhet “po” dhe e kundërta.

- Cili do ishte një vendim i rëndësishëm, që do të të duhet ta marresh në një të ardhme të afërt?

- Nuk është se kam ndonjë ide tani, të them të vërtetën.

- Je tip që i bën gjërat në minutën e fundit, apo merr gjithë kohën që të duhet paraprakisht për diçka?

- Mundohem që gjërat t’i planifikoj hap pas hapi dhe nuk i dua fare vendimet e nxituara

- Cila është gjëja më me vlerë që ke bërë së fundmi për veten ose për dikë tjetër, për të cilën ndihesh vërtetë krenare?

- Dahlina ime, në mënyrë absolute është krenaria ime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.