Kush politikan do të bjerë i pari në rrjetën e reformës?

Intervista - - AKTUALITET -

(Vijon nga faqja 3)

Idajet Beqiri, kryetar i PUK: - Nëse Reforma në drejtësi do të ishte finalizuar siç u bë projekti fillestar prej ekspertëve shqiptarë, Shqipëria do të ishte çliruar për të dytën herë, si në 29 nëntorin e vitit 1944. Mirëpo “peshqit” e mëdhenj që do të fuste brenda “rrjetës” së saj kjo reformë në drejtësi, duke luftuar për jetë a vdekje kundër kësaj reforme, me mjete financiare, me korrupsion politik si dhe me presione të hapura, se gjoja po të bëhej reforma në drejtësi pa konsensus dhe pa “u zbutur” disa nene të Kushtetutës dhe të ligjeve të tjera organike që do e bëjnë funksionale këtë reformë në drejtësi, se në Shqipëri do të “plaste lufta civile”, disa ndërkombëtarë, e madje vetë Komisioni i Venecias, vunë në veprim “parimin” e “bërjes së kulaçit” jo me miell prej gruri bio shqiptar, por importuan “miell Serbie”. Për rrjedhojë hidh miell dhe hidh ujë, edhe “kulaçi” u bë i madh, por ushqyeshmërinë nuk e ka cilësore!

Gjithsesi, reforma në drejtësi, po të merret në konsideratë se në çfarë gjendje të degjeneruar është sot, edhe kështu siç u miratuan ndryshimet kushtetuese dhe siç do të miratohen ligjet e tjera organike në funksion të implementimit të kësaj reforme, do të ketë suksese të paimagjinueshme dhe pandëshkueshmeria në Shqipëri do të marrë goditje fatale.

Kush do të bjerë i pari në rrjetën e reformës në drejtësi? Kapobanda është i pari, i cili do të tërheqë pas vetes gjithë bandën e tij, shumica e shpërndarë si korbat e zeza nëpër botë; ai që për 26 vjet me radhë, duke punuar dhe vepruar nën komandën e drejtpërdrejtë të “viçëve” të Beogradit, jo vetëm që e vrau një popull dhe një vend të tërë, jo vetëm që e grabiti, e dogji, e bëri nga çdo pikëpamje një Liban, Irak dhe Siri të vërtetë, por ende nuk ka ndërmend të ndalet në synimet e tij antishqiptare, sa t’i dali shpirti i vrerosur...!

Pastaj këta banditët e tjerë “të polit të tretë”, por që janë të parët në vjedhje, grabitje dhe korrupsion, sepse “kanë lindur me këmishë”, të destinuar për të vjedhur e grabitur përherë, sepse bëjnë koalicion herë me Salën dhe herë me Lalën! E kam fjalën për bandën e Ilir Metës!

Dhe pastaj me radhë të gjithë politikanët dhe banditët kriminelë, të cilët kanë vënë pasuri të pallogaritshme, por reforma në drejtësi do të bëjë që t’i vjellin sepse nuk i justifikojnë dot me dokumente ligjore nga i kanë siguruar të ardhurat për të vënë ato pasuri rokfeleriane!

Zef Preçi, ekspert i ekonomisë: - Ne fakt, unë e kam të pamundur të jap ndonjë emër per disa arsye. Së pari, aktet ligjore janë në proces shqyrtimi dhe nuk është përjashtuar rreziku i bllokimit, pavarësisht presionit konstant ndërkombëtar. Se dyti, të mos harrojme se edhe prokurorët dhe gjyqtarët anti-korrupsion do të jenë shqiptare dhe para nesh qëndron historia e dështuar e krijimit të Gjykates Administrative, pritshmerite për të cilën kanë qenë të ngjashme... Së treti, është evidente mundësia që përballë rrezikut të ndëshkimit pa kompromis nën drejtimin e të huajve (SHBA-BE), klasa jonëpolitike, tejet e diskredituar, të bëjë të pamundurën për të ruajtur “status quon-në” sipas parimit te njohur “nëse nuk mënget, nuk të ngas...”. Së katërti, edhe nëse hedhim syte në modelin rumun apo kroat, apo, në doni, edhe në modelin e Maqedonisë, vihet re se atje ka patur dhe ka shkallë te lartë të korrupsionit, por paratë e grumbulluara në duart e krimit te organizuar me lidhje politike, apo te oligarkisë, më mirë të themi, nuk janë në permasat shqetesuese të këtushme... Kjo do të thote se nuk përjashtohet rreziku i akteve te dhunshme dhe nuk do të jetë e lehte për individet me integritet e profesionalizem nga radhet e drejtesise të ndërmarrin veprimet e duhura ligjore dhe institucionale për të goditur elitën e korruptuar drejtuese në pushtet dhe ne opozite. Së fundi, jemi në prag të një viti zgjedhor dhe raportimet ende te pakonfirmuara, por te publikuara ne masmedia flasin për “një vit të mbarë e të korra te suksesshme të canabis sativa, madje me përfshirjen e gjerë të segmenteve te pushtetit”, gjë që do të thotë se jo vetëm rezultatet e procesit elektoral mund te jene te ndikueshme (jo e re e dhe as panjohur ne mjedisin e këtushëm) por frikësohem se edhe stabiltieti i vendit po ashtu... Ja, përse personalisht besoj se reforma në drejtësi do të kontribuojë, jo menjeherë, por në afat të mesëm (3-5 vjet prej tani) dhe se perfitimet kryesore lidhen me inkurajimin e profesionalizimit dhe pastrimin nga te korruptuarit, sidomos ne sferat drejtuese te sistemit te drjtesise prej nga politika piloton ndikimin e vet, si dhe me rritjen e besimit publik ndaj kesaj “gjymtyre” te shtetit, jetike për një demokraci liberale dhe për një shtet funksional...

Dëshira Subashi, ish-zvkryetare e KQZ : -I pari do të jetë një politikan, qeveritar, apo zyrtar publik i korruptuar, apo që ka shpërdoruar detyrën. E kuptoj që ju kërkoni një emër, por nuk kam të drejtën të ngre një akuzë për askënd, qofte edhe në paramendim. Unë besoj se drejtësia duhet të ndryshojë me reformën në drejtësi. Një ndihmë për drejtësinë, në lidhje me pyetjen që bëni, do të ishte ILDKP, ku zyrtaret deklarojnë pasuritë e tyre. Nje llogari e thjeshte jep nje zbardhje të madhe per t’ja dhënë drejtesisë

Prof. Dr. Tritan Kalo: - Politikani i parë i cili duhet përfshire nëe listen e zbatimit të reformës në drejtesi, si politikani më i korruptuar i këtyre 25 viteve tranzicioni, është vetë populli shqiptar. Më duhet të pohoj me dhimbje se ai e përqafoi me dëshirë parullën e hedhur, jo pa qëllim, në fillimet e tranzicionit, “Bashkëfajtore, dhe bashkëvuajtes”, duke u bërëe me vetëdëshire “bashkëfajtor” në shkatërrimin thelbësor që pesoi ekonomia, shoqëria dhe politika, për të “mbajtur” më pas në kurriz me shumë dëshirë këtë klasë “politi-qenësh”, të cilët për 25 vitë rresht kaluan nga statusi i “ish te brekëgrisurit dhe të pabuksit”, në statusin e pasunarit cipëplasur, të pangijshëm dhe të pandijshëm më për problemet e përditshme që përjetojne votuesit e tij. Iluzioni se kjo klasë politike “e ndërtoi trekëmbeshin “Reformë në Drejtësi”, ku do të varë veten për bëmat e pafundme” në këto 25 vite zvarritje të tranzicionit tonë pseudodemokratik, nuk duhet të na vejë në gjume dhe të presim se ndonjë poltikan i yni me dëshirë do të hedhe lakun e ketij litari në qafën e tij... “Puna e komisarit (reformës në drejtësi”) ishte loja!”

Nard Ndoka, deputet: Akuza politike për korrupsion ka patur me shumicë keto vite, por nuk është normale që të akuzosh pa prova duke e kthyer në një lufte pa sens! Është krijuar opinioni se të gjithë politikanët abuzojnë dhe janë të korruptuar. Deputetët, shumica dermuese e tyre, nuk kanë dhe as nuk kanë patur lidhje me korrupsionin. Ministrat dhe drejtoret e tyre janë të përfshirë gjerësisht në afera korruptive në menyre të drejtpërdrejtë. Ne çdo rast Kryeministri qëndron në ballë!

Arian Galdini, kryetar i PDL: Së pari, une ende nuk besoj tek mrekullia e reformëes në drejtësi. Ende kam dyshime serioze per zbatimin. Le të themi se, sipas meje, Reforma në Drejtesi ka qene domosdoshmëri absolute, por mënyra sesi u bë qasja e politikanëeve dhe partive politike në Shqipëri ndaj kësaj reforme, që ishte pastërtisht loje e ditës, e aspak projekt shtetformues për të ardhmen. Kryeministri Edi Rama më së pari, është përgjegjesi kryesor qe e shnderroi reformen në drejtesi në një premtim elektoral dhe program qeveritar,ndërkohë që ajo duhet të ishte një reformë për shtetin. Pra, unë kam dyshime për zbatimin e saj, por, e them me gjithë zemër, dashtë Zoti, ndodh ndonjë mrekulli. Ama, unë dyshoj. Hetime do ketë pothuajse për të gjithë. Hetime ka pasur gjithmone. Cilesia, thellesia dhe serioziteti i ketyre hetimeve, mbetet për t’u pare. Unë e kam një emer ndërmend që e di, e do te punoj sa të kem frymë e mundesi që ta shoh ne burg. Ai ëshë Ministri i Koncesioneve Ilir Beqaj. Pasi të miratohet SPAK-u e të marrë fuqi vepruese e vendim-marrese, une do te kujdesem personalisht qe ta nxis këtë strukturë te posaçme hetimi që të zbulojë fakte e prova të gjëmave e lemerive që ka bere korruptopati Ilir Beqaj në krye te Ministrisë së Shëndetësisë. Ilir Beqaj e di që une kam prova e fakte si mesazhe, foto, filmime, dokumentacione etj, qe do ta çojne me siguri drejt Qelise. E kam kete bindje se Ilir Beqaj do te jete i pari qe nuk do te mund t’i shpetoje destinacionit “qeli”.

Agim Xhafka, gazetar: -Pyetja më e drejtë do ishte: “Cili politikan nuk do ngelet në rrjetë?” Por unë jam pesimist. Kjo klasë politike bën ligje që nuk zbatohen kurre. Ose i ben kaq të ngatërruara në zbatim, sa të zë migrena kur e lexon. Ja, Roshin e Kavajës, e kanë arrestuar e drejton nga shtëpia bashkinë. Shtet mafioz që i bën ligjet sa për zhurmë. Si propaganda 50 vjeçare. Nuk mendonte për motorin e ekonomisë, por studjonte si ta bënte më të zhurmshme borien. Ndaj vajtem tek talloni. Siç sot njerëzit po ikin nga sytë këmbët.

Muharrem Meko, gazetar: - Të parët që do të hetohen dhe gjykohen nga institucionet e reja të gjyqësorit për korrupsion dhe shpërdorim detyre do të jenë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Janë shumë çështje për të cilat ata do të hetohen, midis të tjerave: Vjedhja e votës së lirë më maj ‘96, shkatërrimi i shtetit shqiptar më 97, grushti i shtetit 98-ën, Gërdeci, shitja e detit, lidhjet me UDB jugosllave, futja e Damir Fazlliç në Komitetin e Sigurisë Kombetare etj. etj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.