Plazhi është bërë për t’u argëtuar

Intervista - - MUZIKE -

Blerina Matraku, këtë verë ishte pjesëmarrëse në “Maratona e këngës” ku prezantoi edhe këngën e saj më të re, që shumë shpejt do ta shoqërojë me një klip, ashtu siç di ajo të realizojë. Në këtë intervistë folëm me të për pushimet, për këngën e për shumë e shumë gjëra të tjera.

Fabjola Kuburi:- Blerina, si ndihesh gjatë kësaj stine, cilat janë përjetimet e tua?

Blerina Matraku:- Mund të them, që vera më ka gjetur plot me energji pozitive, plot angazhime dhe plot kënaqësi në atë që di të bëj më mirë, të këndoj.

- Vera për ty është vetëm pushime, apo edhe punë?

- Oh, do doja të ishte pak më shumë për pushime, por këtë verë, të paktën e kisha shumë të angazhuar, për shkak të pjesëmarrjes në “Maratona e këngës”.

- Si shkoi maratona?

- Të them të vërtetën, edhe pse angazhimi qe i madh, u ndjeva shumë mirë aty.

- Ç’mund të ketë më mirë se pushimet tani?

- Një këngë e bukur dhe e arrirë që të ma pëlqejë publiku.

- Cila ka qenë vera më e bukur e më energjike që ke kaluar?

- Energjia, nuk më mungon asnjë verë, por kjo verë që po mbyllet ka qenë shumë e bukur dhe e veçantë në aspektin professional për shkak të pjesëmarrjes në Maratonë.

- Preferon t’i zgjedhësh pushimet nëpërmjet një agjencie udhëtimesh, apo të bësh kërkime personalisht?

- Zakonisht, nëpërmjet agjensive, sepse kam edhe miq që merren me këtë gjë, kështu që u besoj atyre.

- Do të doje që vera të zgjaste më shumë se 3 muaj?

- Për mua, mjafton të ketë diell e të transmetojë energji diellore.

- Sa të intrigon bota nënujore?

- E dua shumë ujin dhe më pëlqen të eksploroj nën ujë.

- Zakonisht, me kë i bën pushimet?

- Me familjen, preferoj shumë t’i bëj me familjen, sepse jam shumë e lidhur me ta dhe dua të kalojmë sa më shumë kohë sëbashku.

- Vendi që ke zgjedhur prej kohësh për pushime dhe që nuk e “tradhëton””?

- Më pëlqen jugu i Shqipërisë shumë, edhe pse kam shumë pak kohë në dispozicion, javën e kaluar kur netët e maratonës ishin në Jug, Rruga “Jusuf Vrioni”, (afër shkollës “Vasil Shanto”), Tiranë. Tel.069 676 4265 shijova dhe pak diell e bregdet jugu.(Buzëqesh)

- Ke parë shumë vende, ke njohur shumë njerëz, kultura gjatë këtyre viteve?

- Po dhe të them të vërtetën, më mahnit kultura, njerëzit, traditat, vendet e Francës, dua gjithçka të Francës.

- Çfarë mban mend nga pushimet që bëje kur ishe fëmijë?

- Gjithçka, mbaj mend që ishin kohët më të bukura që kam kaluar, ndoshta prandaj fëmijëria është periudha që duhet më shumë gjatë gjithë jetës.

- Pushime ideale do të ishin…..?

- Plazh, diell, koktail dhe njerëzit e dashur pranë.

- Ngjarja më e çuditshme që të ka ndodhur gjatë pushimeve?

- Nuk e di nëse do quhej e çuditshme, por kur kam qenë njëherë në plazh, një nga këta ambulantët që sheshin në plazh, mu drejtua dhe më tha, do blesh ndonjë gjë se më duket po bleve, do t’i shes të gjitha”. Bleva diçka dhe u mahnita kur u kthye për gjysmë ore dhe më tha që i kishte shitur të gjitha. U gëzova, pse jo!

- Si thua, ja vlen t’i bësh pushimet në Shqipëri ? Pse?

- Përse mos ia vlejë?! Ne kemi plazhe shumë të mira, male të mrekullueshme, pse mos pushojmë në vendin tonë?!

- Vitet e fundit nëpër plazhe, është tendencë “shkuma parti”. Je shkumëzuar edhe ti?

- Jo, por më duket mënyrë shumë e bukur për ta bërë një ditë plazhi më të këndshme. Plazhi është bërë për t’u argëtuar dhe pse jo, një “shkuma parti” do ishte shumë bukur.

- Si është e mbushur një ditë pushimi e jotja?

- Plot me pushim.(Buzëqesh)

- Kujdesesh për trupin më tepër tani në verë, apo në dimër?

- Pse duhet të jetë pikërisht një stinë për t’u kujdesur për veten?! Unë mendoj që edhe në verë edhe në dimër, gjithë viti, nuk ka një stinë të caktuar për t’u kujdesur për trupin,

- Çfarë nuk mungon në frigoriferin tënd gjatë verës?

- Ujë, shumë ujë dhe pije frekuese.

- Pija, ushqimi yt i preferuar gjatë ditëve të nxehta….

- Përveç ujit, pi shumë edhe shumë freskuese pa gaz, ndërsa ushqimi që preferoj është sallata, një sallatë e veçantë që në një restorant në Tiranë, ku unë shkoj shpesh dhe që quhet “Il tipico”, e bëjnë të jashtëzakonshme, tipike sallata e duhur për një ushqyerje të mirë.

- Po veshja më komode dhe që ti e përdor më shumë?

- Gjithçka që është e bardhë dhe e lehtë. I dua ngjyrat që të qetësojnë, në veshje.

- Çfarë ke veshur tani, tua shpjegojme lexuesve?

- Një fustan të bardhë dhe sandale praktike, me pak gomë.

- Nëse do të zgjidhje pushime dimërore në verë, ku do t’i bëje?

- Në Valbonë, më pëlqejnë shumë peisazhet malore, por edhe piktoreske të Valbonës.

- Cila është ajo gjë që do të mungojë gjithnjë në çantë e pushimeve të tua domethënë që e harron gjithnjë?

- Ah, nuk besoj se do mungojë gjë, sepse kur nisem për pushime, kam gjithmonë, gjithçka në çantë.

- . … dhe çfarë nuk duhet të mungojë në asnjë mënyrë në çantën tënde?

-… kremi mbrojtës i fytyrës, nuk duhet kurrsesi të mungojë.

- Si i ke marrëdhëniet me flirtimet gjatë këtyre ditëve të nxehta?

- Nuk jam tip që flirtoj, por vera ka të tilla, ku më pak ku më shumë, ka gjithmonë.

- Personat e vetëm me të cilët mban konktakte gjatë pushimeve…!

- Familja dhe shoqëria e ngushtë.

- Cila është kënga, refren e kësaj vere për ty?

- “Bla-bla-bla” kënga ime më e re, që unë e kam prezantuar në netët e “Maratona e këngës popullore qytetare”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.