39 fakte për trupin e njeriut

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Nuk ka dyshim se ne mësojmë shumë gjëra për trupin e njeriut në orën e biologjisë. Megjithatë, këto 40 fakte befasuese për të nuk kishit nga t’i mësonit!

1. Skuqja nga brenda.

Sigurisht, ne skuqemi kur jemi të turpshëm apo në siklet, por a e dinit se ne skuqemi edhe nga brenda? Kur një emocion na skuq faqet, ai ka të njëjtin efekt edhe... brenda stomakut tonë!

2. Dashuria dhe truri

Të qenit i dashuruar është një emocion i fortë që ndikon në gjithë trupin tonë. Për shembull, kur ne jemi të dashuruar, truri ynë çliron hormone dhe neurotransmetues të ngjashme me ato që çlirojnë amfetaminat, një lloj droge që stimulon aktivitetin trunor dhe shkakton një ulje të urisë dhe lodhjes. Edhe ritmi i zemrës përshpejtohet dhe ne mund të bëhemi të mbieksituar.

3. Atome të lashtë sa bota.

Atomet që formojnë trupin e njeriut janë shumë të vjetër. Në fakt, ata janë të njëjtë me ata që u krijuan gjatë Big Bangut, afro 13.7 miliardë vite më parë.

4. Muskuj super të fortë

Peshëngritësit mund të arrijnë gjëra të pabesueshme falë muskujve të tyre. Muskujt e njeriut janë shumë të fortë, më shumë sesa mund të mendoni ju. Për të evituar dëmtimet dhe mbrojtur tendinat dhe muskujt, fuqia jonë është e kufizuar. Megjithatë, herë pas here, si gjatë një rritje adrenaline, kjo “mbrojtje” zhduket, duke na lejuar të ngremë gjëra të rënda, si një makinë.

5. Sytë që shohin larg

Sytë u lejojnë njerëzve të shohin botën. Në fakt, ata janë kaq efikasë sa, sikur planeti ynë të ishte i sheshtë, sytë tanë mund të dallonin flakën e një qiriu natën në një distancë 50 km larg.

6. Vrapues maratone

Megjithëse shumë kafshë mund të vrapojnë më shpejt se njerëzit, ne mund të krenohemi si vrapuesit më rezistentë të planetit. Në kohërat parahistorike, njerëzit e ndiqnin prenë e tyre për ditë të tëra, derisa ajo vdiste nga lodhja.

7. Banania, kushërira jonë

Ç’të përbashkët kanë njerëzit dhe bananet? Në shikim të parë, asgjë. Megjithatë, studiuesit kanë zbuluar se ne kemi 50% të ADN-së sonë të përbashkët me këtë frut.

8. Shumëfishimi i enëve të gjakut

Shtimi në peshë dhe tonifikimi i muskujve kanë më shumë impakt në trupin tonë sesa mund të mendoni ju. Në fakt, sa herë që ne shtojmë gjysmë kilogrami në peshë, qofshin këto muskuj apo dhjami, në trup shtohen 11 km enë të reja gjaku.

9. Gishta shumë të ndjeshëm

Gishtat tanë na lejojnë të bëjmë shumë gjëra. Ata gjithashtu janë shumë të ndjeshëm. Prova: Nëse ato do të ishin po aq të mëdhenj sa Toka, përsëri do të ndjenin ndryshimin mes një makine dhe një shtëpie.

10. Vetmia e mallkuar

Të qenit vetëm nuk është vetëm e vështirë shpirtërisht, por mund të dëmtojë edhe trupin. Njerëzit janë krijuar të mos duan të jetojnë vetëm dhe të ndërveprojnë me të tjerët, ashtu siç jemi krijuar të evitojmë dhimbjen fizike.

11. Ndriçimi në errësirë

Të gjithë njerëzit janë biolumineshentë, gjë që do të thotë se ndriçojnë natën. Megjithatë, drita që ne lëshojmë është 1000 herë më e dobët sesa mund ta dallojë syri i njeriut.

12. Distancat e gjata.

Gjaku lëviz shumë në gjithë trupin. Ai përshkon afro 20 mijë kilometra në ditë. Kjo distancë është më shumë se dyfishi i autostradës Trans-Kanada, që është 7821 km e gjatë dhe përshkon gjithë vendin.

13. Truri i modeluar sipas universit

Lidhjet mes neuroneve në trurin e njeriut janë të ngjashme me ato të universit. Është sikur truri të ishte krijuar sipas modelit të universit tonë.

14. Shumë më tepër se pesë shqisa

Një nga gjërat e para që mësojmë në shkollë është se ne kemi pesë shqisa: Të parin, të dëgjuarin, të prekurin, të nuhaturin dhe të shijuarin. Në fakt, janë afro edhe 15 të tjera, që kanë lidhje me ekuilibrin, dhimbjen, kohën, temperaturën dhe etjen.

15. Ar në trup

Të gjithë njerëzit kanë një sasi të vogël ari në trupin e tyre. Sigurisht, kjo sasi është minimale, afro 0.2 miligramë dhe ndodhet kryesisht në gjak. Që të grumbullosh një copë prej 8 gramë ar, nevojitet gjaku i 40 mijë njerëzve.

16. Truri e dashuron oksigjenin

Truri nuk është organi më i rëndë i trupit. Në fakt ai përfaqëson vetëm 2% të masës trupore të një të rrituri. Megjithatë, ai konsumon jo më pak se 20% të kalorive dhe oksigjenit tonë.

17. Gratë shohin më shumë ngjyra

Shumica e njerëzve kanë tre lloje të ndryshme receptorësh ngjyrash, që i lejojnë të shohin ngjyra të ndryshme. Megjithatë, ka disa gra që kanë katër ose pesë receptorë, që u lejojnë atyre të shohin një gamë më të gjerë ngjyrash se kushdo tjetër.

18. Shija e fjalëve

Disa njerëz vuajnë nga sinaestezia. Kjo do të thotë se ata i ndjejnë gjërat ndryshe nga njerëzit e zakonshëm. Për shembull, disa njerëz mund të “dëgjojnë” ngjyrat dhe të “shijojnë” fjalët.

19. Të marrësh frymë më rrallë?

Arësyeja pse ne marrin frymë kaq shpesh i detyrohet kryesisht dioksidit të karbonit që gjendet në ajër. Nëse trupi ynë do të kishte një mënyrë tjetër për të eliminuar dioksidin e karbonin në gjak, atëherë do të na duhej të merrnim frymë vetëm një herë në minutë.

numrin

( Vijon ardhshëm)

e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.