TÇEfaSrëT dini për pubertetin te djemtë? TEST

Intervista - - TEST -

1. Në cilën moshë fillon zakonisht puberteti tek djemtë:

a. Në moshën 9-12 vjeç b. 10-14 vjeç c. 12-16 vjeç d. 14-18 vjeç

2. Cila shenjë e pubertetit vihet re e para zakonisht tek djemtë:

a. Zmadhim muskujsh b. Qime sqetullash c. Zmadhim testesh d. Ndryshim zëri

3. Akne në pubertet është zakonisht më serioze tek djemtë sesa tek vajzat:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

4. Djemve mund t’u rritet gjoksi gjatë pubertetit:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Sa cm në vit zgjaten djemtë gjatë pubertetit:

a. 2.5 cm b. 7.5 cm c. 10 cm d. 18 cm

6. Një djalë në pubertet ka nevojë për shumë gjumë:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

7. Sa kohë më vonë fillon mesatarisht puberteti tek djemtë në krahasim me vajzat:

a. 6 muaj më vonë b. 1 vit më vonë c. 2 vjet më vonë d. 3 vjet në vonë

8. Gjatë pubertetit trupi i një djali fillon të prodhojë spermë:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

9. Në shumicën e rasteve, kur puberteti vonohet, duhet të shkoni tek doktori:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Djemtë në pubertet bëhen më të mirë në:

a. Bërjen e planeve b. Caktimin e objektivave c. Të menduarin abstrakt d. Të gjitha më sipër.

11. Cilin hormon prodhon trupi i një djali gjatë pubertetit:

a. Estrogjenin b. Testosteronin c. Të dyja së bashku d. Asnjë nga këto më sipër

12. Puberteti i nxit djemtë të hanë disa qindra kalori më shumë në ditë:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

13. Në pubertet hormonet mund të nxisin të kesh sjellje të rrezikshme:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

14. Djemtë kanë më shumë gjasa të keni probleme sjelljeje në pubertet:

a. Veprojnë më shpejt se normalja b. Veprojnë më ngadalë se normalja c. Asnjë nga më sipër 1. Përgjigjja e saktë është b-ja. Çdo njeri është i ndryshëm, por tek shumica e djemve puberteti fillon nga mosha 10-14 vjeç. 2. Përgjigjja e saktë është c-ja. Zakonisht, shenja e parë e pubertetit tek djemtë është zmadhimi i testeve. Më pas vijnë qimet pubike dhe zmadhimi i penisit. Pas kësaj, zëri i djemve fillon të ndryshojë, muskujt zmadhohen dhe fillojnë t’u dalin qime në sqetull. Në të njëjtën kohë ndodh një zgjatje e madhe. Qimet në fytyrë zakonisht janë të fundit. 3. Përgjigjja e saktë është a-ja. Akne është një proçes shoqërues i pubertetit. Trupi ynë sekreton hormone që e bëjnë fytyrën të yndyrshme, gjë që mund të shkaktojë puçrrat. Gjendrat e yndyrës në fytyrë janë zakonisht më aktive tek djemtë sesa tek vajzat, kështu që akne mund të përkeqësohet. Akne nuk parandalohet, por ju mund të pakësoni puçrrat duke e larë fytyrën dy herë në ditë. Megjithatë mos e fërkoni shumë. Në rastet më serioze mund të keni nevojë për ilaçe. 4. Përgjigjja e saktë është a-ja. Kjo shkaktohet nga hormonet dhe zakonisht largohet vetë. Edhe thithat mund të dhembin ose të jenë përkohësisht të enjtura. 5. Përgjigjja e saktë është c-ja. Në fillim rriten duart dhe këmbët (shputat), më pas krahët dhe këmbët dhe në fund pjesa tjetër e trupit. 6. Përgjigjja e saktë është a-ja. Edhe djemtë, edhe vajzat kanë nevojë për shumë gjumë gjatë pubertetit: Afro 9 orë në natë. Megjithëkëtë, adoleshentët shpesh flenë më pak se kur ishin më të vegjël. Bëjeni gjumin prioritetin e fëmijëve tuaj. 7. Përgjigjja e saktë është b-ja Nëse ju jeni në shkollën 9 vjeçare, ose të mesme, shoqet e klasës mund të bëhet papritur më të gjata se ju. Kjo është diçka normale. Kjo rritje zgjat 2- 3 vjet. Kini parasysh, çdo njeri është i ndryshëm, kështu që mos u fiksoni pas një moshe ekzakte. Patjetër që ajo ditë do të vijë! 8. Përgjigjja e saktë është a-ja. Shumica e djemve fillojnë të prodhojnë spermë në pubertet, gjë që do të thotë se mund të lënë një vajzë shtatzënë. Ende nuk mund të përcaktohet me saktësi se kur ndodh kjo, por prodhimi i spermës shtohet me kalimin e moshës.

9. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Vonesa e pubertetit zakonisht nuk ka nevojë për trajtim mjekësor. Një doktor mund të kontrollojë nëse ka ndonjë arësye mjekësore pas kësaj. Shpesh ndodh për shkak të trashëgimisë (edhe njëri prej prindërve është zhvilluar vonë). 10. Përgjigjja e saktë është d-ja. Gjatë pubertetit adoleshentët përmirësohen në të menduarin abstrakt, planifikimin e gjërave dhe caktimin e objektivave për të ardhmen. Gjithashtu ata fillojnë të eksplorojnë personalitetin e tyre dhe llojin e personit që duan të bëhen kur të rriten. 11. Përgjigjja e saktë është c-ja. Testosteroni është hormoni kryesor përgjegjës për ndryshimet fizike tek djemtë. Gjatë pubertetit trupi i tyre prodhon 20 herë më shumë testosteron së më parë. Megjithatë, ai prodhon edhe një sasi të vogël estrogjenesh, ashtu si prodhon edhe trupi i vajzave testosteron. 12. Përgjigjja e saktë është a-ja. Djemtë adoleshentë hanë shumë. Para pubertetit, djemtë marrin afro 1300 kalori në drekë. Djemtë e moshës 14- 17 vjeç konsumojnë 2000 kalori. Ata hanë më shumë sepse trupi i tyre ka nevojë për më shumë kalori dhe substanca ushqyese për të përballuar rritjen dhe zhvillimin e shpejtë. 13. Përgjigjja e saktë është a-ja. Niveli i testosteroneve arrin pikun në pubertet dhe djemtë bëhen më të pakujdesshëm, bile nganjëherë kanë sjellje të rrezikshme dhe të dhunshme. Ata duhet të përpiqen ta marrin sa më shtruar dhe të vënë në punë gjykimin e shëndoshë. 14. Përgjigjja e saktë është a-ja. Djemtë që e arrijnë pubertetin më shpejt kanë tendencë të jenë më agresivë dhe të futen më shumë në telashe. Ekspertët mendojnë se kjo ndodh ngaqë ata nuk kanë shumë kohë për t’iu përshtatur ndryshimeve të reja në mendje dhe trup. Megjithatë, ata përsëri janë të përgjegjshëm për veprimet e tyre dhe mund të bëjnë zgjedhjet e duhura. Shumë prej tyre bëjnë zgjidhjen e duhur, edhe në kulmin e pubertetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.