Seksi djeg po aq kalori sa sporti

Intervista - - SEKS -

Nëse ju do ta prisni personin në shtëpinë tuaj, ofrojini një mjedis mikpritës dhe të rehatshëm. Hidhni plehrat, rregulloni çorapet dhe lani enët. Fshini me fshesë me korent, rregulloni shtëpinë dhe vini çarçafë të pastër. Këto janë bazat e mikpritjes. Atëherë partneri juaj do të ndjehet i mikpritur dhe mbase do të vijë përsëri me kënaqësi.

Rregullat e shoqërisë na mësojnë se një nga kushtet kryesore për një marëdhënie të parë të suksesshme është mungesa e qimeve. Kështu, të depiluara ju do të ndjeni më shumë besim në vetvete. Megjithatë, gjithçka varet nga marëdhënia juaj me qimet, nëse ato nuk ju bezdisin në intimitet, mbajini. Në çdo rast veproni në përputhje me dëshirat tuaja. Pastaj qimet nuk i bezdisin të tërë! Nëse personi ju vlerëson, ai duhet t’ju pranojë ashtu si jeni, ose bëni një kompromis për të ardhmen. Ajo që ka rëndësi është që ju të ndjeheni mirë dhe me besim në vetvete për të brendshmet tuaja. Nuk ka nevojë të vishni dantella nëse ju pëlqen pambuku, e rëndësishme është të ndjeheni mirë në vetvete, pavarësisht nëse keni zgjedhur body, tanga, apo dantella!

Hiqni fotot e ishit që kanë pllakosur frigoriferin, derën e tualetit dhe ekranin e kompjuterit tuaj. Keni hapur një faqe të re në jetën tuaj duke lënë pas të shkuarën? Është momenti t’ia provoni vetes këtë gjë dhe t’i kurseni partnerit tuaj të ri një moment të pakëndshëm. Nuk është kurrë eksituese të krijoni përshtypjen se ju e

Jeni fansa të Xhastin Biberit dhe këngëve të tij të sheqerosura? Secili ka shijet e veta, por, për një natë të parë seksi, atmosfera është thelbësore dhe një listë e duhur këngësh do t’ju ndihmojë të dyve të relaksoheni. Pa rënë në klishenë e këngëve romantike dhe qirinjve (megjithëse janë gjithmonë efikase), përgatisni një listë këngësh të përshtatshme për shijet tuaja dhe moderne. Harroni këngët rrep dhe metalika, nëse gjithçka shkon mirë, ju do të keni kohë të ndani shijet tuaja muzikore në të ardhmen dhe zgjidhni disa këngë sensuale. Nuk ka gjë më të tretur si edhe alkolin si metodë antistresi. Nëse do të deheni nuk do të jeni të ndërgjegjshme për atë që bëni dhe mund të mos shijoni një natë kënaqësie, ose përkundrazi... të bëni gjëra që nuk doni t’i bëni vërtet. Këtu ekziston vetëm një fjalë kyç: Ruani masën!

Hera e parë ka lidhje me joshjen, aftësinë tuaj për të pasur dëshirë dhe për t’i ngjallur dëshirën tjetrit. Por, nëse ju tregoheni me më shumë besim në vetvete ose më e shkathët se zakonisht nuk është mirë, ashtu si nuk është mirë të tregoheni më e nënshtruar se ç’jeni. Kështu pra, jini vetvetja, mos luani asnjë rol dhe vërjani veshin tjetrit se çfarë i pëlqen dhe çfarë jo. Është e rëndësishme të respektoni ritmet e secilit dhe të mos krijoni iluzionin se jeni dikush tjetër, sidomos nëse doni që lidhja të zgjasë. tjetrin t’ju imponojë gjëra. Dialogu është gjithmonë i mirë në këtë rast, bile edhe eksitues!

Ju jeni e kënaqur, ai ju pëlqen shumë, keni shumë dëshirë për ta takuar përsëri.

Është mirë të keni menduar edhe për prezervativët, por të shpaloni tre valixhe me to, është e tepërt. Ju rrezikoni të stresoni pa arësye partnerin, sidomos nëse ai ka parashikuar një rezervë të vetën. Një pako e vetme për një natë mund të mjaftojë. Në rastin më të keq, nëse ngelni pa to, ju mund të provoni praktika të tjera, ose të motivoheni për të vajtur në një farmaci nate...

Sipas një studimi të realizuar nga siti amerikan “Dr Felix”, seksi djeg po aq kalori sa një atlet i nivelit të lartë. E përkryer për të bashkërenduar të dobishmen me të këndshmen.

Kush ka thënë se sporti i dhomës së gjumit u ishte rezervuar vetëm përtacëve? Sipas një studimi të realizuar nga siti mjekësore, Dr Felix, me rastin e LO 2016, ju mund të digjni po aq kalori në shtrat, sa edhe një atlet i nivelit të lartë. Jo vetëm që seksi është i mirë për shëndetin, por ai është i shkëlqyer edhe për të pasur muskuj të fortë barku. Siti amerikan në fjalë është bazuar në 12 sporte të ndryshëm të LO para se të japë ekuivalentin e tij në seks, në mënyrë të detajuar. Kështu, për shembull, për të djeguar po aq kalori sa një atlet që vrapon 100m, mjaftojnë 2.5 minuta seks në pozicionin e misionarit. Arësyeja e kësaj, sipas studiuesve është se “sportistët e nivelit të lartë përgatiten fizikisht gjithë vitin për të kryer performancën e tyre, kështu që ata djegin më pak kalori gjatë sforcimit të tyre se një person normal”. Kjo teori vlen edhe për personat që bëjnë sport rregullisht. Atëherë, harrojeni seancën e sportit të enjten, por bëjini thirrje partnerit për të moment të nxehtë (dhe sportiv) në shtrat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.