Edmond Nikolla përfundoi turin dyvjeçar në SHBA

Intervista - - MUZIKE -

Këngëtari i mirënjohur, Edmond Nikolla, pas një periudhe 2 vjeçare, realizoi ëndrëën e tij, një tur të jashtëzakonshëm në të gjithë SHBA. Me këtë tur ai vërtetoi se është një prej më të adhuruarve në komunitetin shqiptar, në Amerikë Gjatë këtij turi dyvjeçar, Edmond Nikolla, ka realizuar shumë evenimente të ndryshme, mbrëmje festive, ceremoni private dhe koncerte, duke u bërë kështu nga më të kërkuarit, në mesin e këngëtareve ne Amerike.

Ai është lindur në Lezhë, dhe, ka studiuar në violinë në liceun “Prenk Jakova” ne Shkodër. Më pas Edmondi, ka vazhduar studimet për fizarmonikë në liceun “Jordan Misja” në Tiranë. Edmondi, pas ketij turi te gjate e te suksesshem, u kthye ne vendlindje dhe mori pjese bashke me vellain e tij, Eduartin, edhe ai nje muzikant mjaft i suksesshem, ne nje nga netet e “Maratona e kenges popullore qytetare”, ne qytetin e lindjes se tij, Lezhe. Edmondi, ka sjelle per publikun shume kenge te bukura, si solist, por edhe bashkepunime. Ne i urojme Edmondit, por edhe vëllait te tij, sa më shumë suksese në këngët që do sjellë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.