Vendlindjaime…

Intervista - - POEZI -

Në këtë mbrëmje mbresat e mija duke shfletuar, Në labirintin e kësaj nate i ngatëruar, Ndalova tek ty, mbi ''trupin'' tënd po udhëtoja, I mallëngjyer dhe i zhgënjyer të kujtoja. Berati im! Mbi trupin tënd, për herë të parë, diellin takova unë me sy, Shkronjën e parë, në klasë të parë, e mësova po tek ty, Në Mangalemin tënd antik, ndërmjet dritë-hijes bardh e zi, Mësova te ec, të them ''njatjeta'', të kuptoj që jam njeri. Qyteti im! Nga kombinati në Uznovë, shtrihet e gjithë bukuria jote, Ndërmjet Tomorit e Shpiragut, je mrekulli e kësaj bote, Që nga Vakëfi në Gorricë dhe nga Kalaja i qëndisur, Të mbaj në zemër si portret dhe asnjëherë s'kam për të t'grisur. Vend’lindja ime! BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.