Më kanë lënë gjysmën e pronës pa regjistruar!

Intervista - - PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Përshëndetje avokat, unë që po ju shkruaj jam Tani nga Tirana. Kam një shtëpi private me sipërfaqe 100 m2 (pa përfshirë oborrin), në muajin janar kam aplikuar tek Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) Tiranë për të marrë çertifikatë pronësie, duke i plotësuar të gjitha dokumentet e kërkuara. Pasi disa muajve zvarritje, më del çertifikata e pronësisë ku gjysma e shtëpisë është e regjistruar dhe gjysma tjetë nuk është e regjistruara, pra nga 100 m2, janë të regjistruara 50 m2. I alarmuar shkoj menjëherë tek ZVRPP Tiranë dhe nga kontakti që pata me një nga punonjësit e institucionit, më është thënë që nuk kemi ça të bëjmë pasi ju ka skaduar afati për të bërë ankim, pasi në regjistrimet e reja që ne kemi bërë ju nuk e keni kontekstuar atë. Zgjidhja e vetme për ju është t’ja blini shtetit gjysmën e paregjistruar. Shqetësimi im është: A mund ta kontestoj këtë regjistrim të gabuar për të cilin nuk e kam unë fajin, por Zyra Vendore e Regjistrimeve të Paluajtshme Tiranë? Nese nuk kam hapësirë ligjore për ta kundërshtuar këtë regjistrim, cilit institucion do t’ja ble?

Përshëndetje Tani, ju falenderoj shumë për letrën e dërguar në rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”! Problemin të cilin keni ju, e kanë me mijra në vendin tonë. Kjo vjen për arsye nga më të ndryshmet, ku një ndër to është mospasja e një tradite juridike në këtë fushë dhe shumë probleme të tjera të cilat shqetësojnë shoqërinë tonë edhe në fusha të tjera.

Për sa i përket rastit tuaj, ju këshilloj që këtë shqetësim që po i drejtoheni kësaj rubrike, duhet t’ja adresosh Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, por të përpiluar nga një jurist. Në mënyrë që zyrtarisht, ju të merrni një informacion të qartë se cilit institucion mund t’ja blini. Nëse ju kthehet e njëjta përgjigje, siç ja u kanë dhënë verbalisht, atëherë do t’i drejtoheni Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me ankim.

Nëse gabimi në çertifikatën e pronësisë vjen si pasoj e ndonjë gabimi që është bërë në regjistrimin fillestar të pronës, ligji “Për regjistrimin e pasurive të paluatjshme” i ndryshuar përcakton se:

Regjistrimi i përkohëshëm afishohet për 45 ditë në një vend të përshtatshëm për konsultim publik brenda zonës gjeografike ku këto pasuri janë të lokalizuara. Gjithshtu do të bëhet edhe një njoftim për këtë periudhë 45 ditëshe sipas një mënyre publike për të lajmëruar individët që mund të bëjnë ndonjë pretendim për pasuritë e paluajtshme. Gjatë kohës së afishimit të gjitha gabimet, apo pretendimet duhet t’i bëhen të ditura regjistruesit. Asnjë pretendim i paraqitur pas kësaj periudhe 45 ditëshe, nuk do të pranohet për shqyrtim.

Pas periudhës së afishimit publik, të gjitha pasuritë e paluajtshme për të cilat nuk ka asnjë pretendim të pazgjidhur, do të regjistrohen siç janë në kartelat dhe hartat treguese të përkohshme dhe që nga ky moment regjistruesi mund të lëshojë çertifikatat e pronësië, si dheç të tjera që mund të kërkohen në lidhje me përmbajtjen e kartelave dhe hartave treguese.

Por nëse përgjigjia nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të jetë se gabimi material është vetëm në çertifikatën e pronësisë atëherë ligji përcakton se:

Regjistruesi korrigjon gabimet materiale në çertifikatë, kartelën e pasurisë së paluajtshme dhe hartën treguese të regjistrimit në rastet e mëposhtme:

a) në rastin e gabimeve ose mungesave që nuk prekin materialisht interesat e një pronari;

b) kur personi paraqet vendimin e gjykatës që vërteton një fakt pronësie me anën e parashkrimit fitues;

c) në çdo rast dhe në çdo kohë me pëlqimin e të gjithë personave të interesuar;

d) kur, pas një rilevimi del se një përmasë ose një sipërfaqe e treguar në kartelë ose në hartën treguese të pasurive është e pasaktë. Në këtë rast, regjistruesi njofton më parë të gjithë personat e shënuar në regjistër, të cilët janë të interesuar ose që preken nga ky korrigjim i propozuar;

e) me vërtetimin e ndryshimit të emrit, ose adresës së një pronari dhe me kërkesën me shkrim të pronarit, regjistruesi regjistron ndryshimin në kartelë.

Kreyregjistruesi mund ta rishikojë vendimin e regjistruesit për korrigjimin e kartelës. Kur regjistruesi vëren se në çertifikatë ka gabime materiale, lëshon çertifikatë të re, pasi të jetë depozituar çertifikata e mëparshme e pronësisë.

Në përfundim të analizës së mësipërme, nëse gabimi është bërë në regjistrimin fillestar dhe ju ka kaluar afati, atëherë duhet t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të kërkuar rivendosje në afat. Nëse gabimi nuk është në regjistrimin fillestar, por është bërë gabimet në regjistër atëherë mund t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të kërkuar detyrimin e ZVRPP Tiranë për të bërë korrigjimin e gabimit material. Për më shumë informacion mund të na kontaktoni!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.