Ç’kuptim ka ëndrra ime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

GJARPER Kam parë në ëndërr sikur do çoja qumeshtin për të zjerë, por te gazi m’u bë sikur ishte si zgaver. Atje ishte një gjarper e unë doja t’i vija tenxheren përsipër që ta digja. Më pas m’u bë sikur gjarpri mu fut mbrapa shpatullës e donte të më hante. Unë përpiqesha ta hiqja, por s’e hoqa dot, ndërsa ai sikur donte të më kafshonte. Ngjyra e tij ishte bojë bari. Nga trëmbja u zgjova.

- Kjo ëndërr mund të ketë lidhje me ndonjë eksperiencë të keqe në lidhje me bombolat e gazit ose me ndonjë histori që ju keni dëgjuar kohët e fundit. Gjithësesi ëndrrat në të shumtat e rasteve janë paralajmeruese pasi subkonshienca di shumë gjëra më mirë se koshienca jonë. Beni kujdes nga bombolat e gazit pasi rrezikoni. Frojdi e konsideronte gjarprin si simbol të organit seksual mashkullor por në kultura të ndryshme simbolet janë të ndryshme. Gjarpëri mund të simbolizoje të keqen , helmin i cili përbën rrezik. Ky rrezik ndoshta nuk mund të ketë lidhje dretperdrejtë me bombolen, por me diçka tjetër. E them këtë pasi ëndrrat nuk janë njësoj për të gjithë. Dhe nisur nga kjo di të them që ato janë ndërthurje midis dëshirave, frikërave, parashikimit të së ardhmes, spiritualitetit, ndjesive, imagjinatës dhe simbolikës. Asgjë e parë në ëndër nuk është e prerë më thikë. VARROSA GJYSHEN Kam parë endërr sikur varrosem për herë të dytë gjyshen e burrit dhe kishte shumë njerëz me të zeza që kercenin. Unë preka varrin e saj.

- Nëse varrimi i saj ka shumë kohë që është bërë mund të tregojë se po i afron përvjetori. Nëse ka pak kohë që ka ndodhur është vetëm një shqetësim nga ana juaj. Ndoshta subkonshi juaj ndjen përgjegjësi për ta vizituar në varr. Kjo ndoshta nga që ju keni qënë e lidhur me të. ME HOQEN

GJUHEN Përshendetje, çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr të të heqin gjuhen pa e ndjerë asnjë dhimbje.

Ju do ju duhet të heshtni për dicka e cila nuk përben rëndësi për ju. Do ju besohet ndoshta një sekret i cili nuk përben fare rëndësi për ju nëse thuhet apo jo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.