Shenjat e horoskopit dhe grimi

Intervista - - HOROSKOPI -

Dashi: Rëndësi të veçantë shikimit

Ashtu si aktorja Kira Najlti, juve ju pëlqen të theksoni tiparet më të bukura që keni. Gruaja Dash sigurohet që të ketë një të kuq faqesh për të theksuar mollëzat e ngritura, si edhe një laps e ton sysh për ta përqëndruar vëmendjen tek sytë e saj shprehës. Ajo i kushton vëmendje të veçantë edhe vetullave, që duhet të jenë të hequra me kujdes. Megjithatë, mos kujtoni se gruaja Dash rri me orë të tëra para pasqyrës. Ajo është një femër aktive dhe gjithmonë në lëvizje, kështu që nuk ka kohë për ta bërë këtë gjë. Demi: Preferon ngjyrat e tokës Demit i pëlqejnë ngjyrat e ngrohta të tokës për të theksuar sensualitetin e tij të lindur. Ashtu si Xhesika Alba, femrat Demi përdorin ngjyrat rozë, bezhë dhe kafe që i përshtaten më shumë natyrës së tyre. Meqë ato shpesh e kanë të vështirë të harxhojnë shumë para për grimin, nëse zgjedhin diçka, ajo duhet t’ia vlejë vërtet. Ato janë metodike për nga mënyra se si aplikojnë produktet e bukurisë, por nuk është se rrinë me orë të tëra duke perfeksionuar tiparet e tyre. Binjakët: U pëlqen ndryshimi Jeni Binjakët si Anxhelina Zholi? Binjakët e gjallë preferojnë xixa për të theksuar tiparet e tyre të holla. Atyre u duket sikur nuk kanë kurrë kohë dhe mund ta bëjnë grimin edhe rrugës për në punë. Kur kthehen në darkë në shtëpi, duken si një person krejt ndryshe nga ai që ka dalë nga shtëpia në mëngjes. Ato mund të kenë një shumëllojshmëri produktesh që përdorin rregullisht dhe nuk janë të fiksuar pas firmave të ndryshme.

Gaforrja: U theksojnë tiparet

Ashtu si Selena Gomez, femrave pëlqen të Gaforre u pëlqen të theksojnë tiparet e tyre me dritë dhe shkëlqim. Ato zgjedhin ngjyra dhe tekstura që shkëlqejnë dhe me fytyrën e tyre të kujtojnë dritën e Hënës. Produktet e saj kozmetike nuk bien shumë në sy, sepse asaj i pëlqen të jetë modeste. Ajo gjithashtu nuk shpenzon para për produkte ekstravagante, por mund të përdorë produktet e besuara që ka përdorur edhe mamaja e saj. Ajo mund të ulet para pasqyrës dhe të përdorë kremra të butë për të ushqyer lëkurën e saj të freskët. Luani: Të fiksuara pas flokëve Luanët, si Xhenifer Lopez kanë një prioritet: Flokët. Flokët e tyre duhet të shkëlqejnë si rreze dielli, ose si krifë luani. Ky është tipari më i rëndësishëm i bukurisë që kanë, kështu që ato duhet të kenë produktet më të mirë, parrukierët dhe sallonet e bukurisë më të mirë. Nëse u bëhet një prerje e keqe flokësh, ato mërziten shumë, kështu që kujdes! Bëjini një model të bukur flokësh dhe ato do të ndjehen si tjetër njeri. Pavarësisht nëse i kanë flokët e shkurtër, apo të gjatë, flokët e tyre kanë kaq shumë rëndësi, sa duket sikur kanë një aureolë më vete.

Virgjëresha: Vëmendja tek trupi

Ashtu si theksohet edhe në Librin e Trupit që ka botuar, për Kameron Diaz ka shumë rëndësi trupi dhe produktet që përdor për të dhe nuk është e vetmja. Virgjëreshat kanë nevojë të dinë se produktet që ato përdorin janë organike dhe jo plot me kimikate. Ato mund t’i blejnë produktet e tyre kozmetike në një dyqan apo farmaci me gjëra bio, nëse produktet atje i përshtaten standarteve të tyre të larta. Përndryshe do t’i bëjnë ato në shtëpi me mjaltë, tërshërë dhe argjil. Megjithatë ato kanë një problem: Sado gjatë ta bëjnë grimin dhe sado produkte të përdorin, rrallë janë të kënaqura me përfundimin,

(Vijon numrin e ardhshëm)

UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT

Ju do të bëni aktivitete në çift, mund të vraponi së bashku, të bëni ecje, të shkoni në kinema së bashku. Ai/ajo ju irriton ndonjëherë (për shkak të Marsit në sektorin tuaj të dashurisë), por pastaj pajtoheni në shtrat. Nëse jeni vetëm, nuk do t’ju pëlqejë askush, ose ata/ato që do t’ju pëlqejnë janë të zënë... Të paktën do të keni shoqërinë dhe kjo do t’jua mbushë plot axhendën tuaj. Dëshironi të relaksoheni dhe nuk doni ta vrisni mendjen për asnjë gjë në këtë moment. Paqe e brendshme! PESHQIT, 20 SHKURT- 20 MARS Disa prej jush do të fillojnë një jetë reale në çift, do të kalojnë në një nivel më të lartë angazhimi. Jupiteri ju inkurajon të shkoni më larg në jetën intime. Pavarësia është e mirë, por më i mirë është ndërtimi i një të ardhmeje në çift. Nëse jeni vetëm, do të bëni një analizë serioze se çfarë është ajo që nuk funksionon. Tregohuni të gatshëm për të dëgjuar këshillat e një shoku/shoqeje të sinqertë, që do të guxojë t’ju thotë të vërtetën. Një ish kërkon të rikthehet, por nuk është ide e mirë t’i jepni shanse një lidhjeje që ka dështuar një herë. Kujdes kurrizin, mos e sforconi veten.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.