Koço Kokëdhima: Virgjërinë ma kthen vetëm Ilir Meta!

Intervista - - HUMOR -

Ilir Meta ka një plan gjenial për qeverinë teknike. Këtë ide ai e ndan me ish-deputetin socialist Koço Kokëdhima pasi ka një sugjerim për të. Me pak fjalë ai i premton Koços kryeministrinë në rast se ai pranon të bëjë koalicion me të. njëri prej tyre. Lista e personave të cilët duan të pleqërohen në azilin e Vlorës me ty është e gjatë ndaj dhe unë po përfitoj nga rasti për t’u treguar i shkathët…

Ti ke cilësi të cilat askush nuk t’i ka vënë në pah, i dashur Koço. A e di se ti je një politikan shumë i mirë? A e di se ti po të bëhesh kryeministër, do të jesh kryeministri më i mirë shqiptar i gjithë kohrave ?! Ti je i prerë për Kryeministër, Koço… Ndaj dua që nëse bëjmë kualicion bashkë ti të bëhesh Kryeministër. Nëse ti bëhesh kryemistër mund të arrish të hakmeresh ndaj Edit. Ai do kthehet duke qarë te ty dhe ka për t’u lutur në gjunjë për të kaluar sëbashku pleqërinë. Edi do jetë plotësisht i yti.

Gjithësesi, sido që të vijë puna, unë të premtoj ngrohtësi dhe dashuri, kështu që gjërat mund të na ecin për mirë dhe mund të ndryshosh komplet mendim për të kaluar pleqërinë. Nuk i dihet jetës, kështu që unë të lë të lirë mundësinë për ta kaluar sëbashku pleqrinë, pasi edhe unë burrë në vakt jam. Dhe unë e kam treguar me fakte që bëj për ty. U sëmure ti , u shtrove në spital, isha unë që të erdha te koka dhe të mbaja kokën .

Mendoi të gjitha kët , ke kohën e mjaftueshme për ta menduar me qetësi dhe dashuri. Qartësoi ndjenjat dhe kur të jesh gati më thuaj. Unë për vete jam gati të të pres sa të duash ti. Edi nuk të solli as një komposto nga ana e tij, kur u sëmure. Ke gjithë arsyet e botës që ta harrosh një herë e mirë Edin dhe të gjesh lumturinë diku tjetër.

Vetëm koha do jetë ajo që do të vertetojë se kush jam në të vërtetë dhe çfarë jam i gatshëm të bëj për të të bërë të lumtur.

Çdo gjë do ndryshojë për ty në të gjitha drejtimet. Ti e di shumë mirë se dikur gazetat që i finaconte qeveria të quanin të ndershëm , të virgjër dhe të pakorruptuar ndërsa sot shkruajnë se ti prenotoje femra e harxhoje qimet e kokës me to.

Bashkpunimi midis meje dhe teje ka në dorë që t’i ndryshojë këto gjëra.

Ty mund të të kthehet sërish virgjëria, Koço. Mjafton që të kesh besim në vetvete dhe do e kalosh këtë dhimbje zemre dhe do e harrosh dashurinë e vjetër për diçka që do të të çojë në qiellin e shtatë. Mendohu me qetësi dhe dashuri. Miku yt në rini e pleqëri Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.