Ilir Beqja: Si bëhet kimioterapi me Paracetamol

Intervista - - HUMOR -

- Vërtet? Dëgjo , me që qenka puna kështu dhe nuk të paska thënë njeri, kam nderin që të të informoj i pari se Shqipëria renditet e fundit në Europë për shpenzimet për shëndetësinë. Ajo shpenzon vetëm 2.8 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, teksa mesatarja e europiane për këtë tregues ishte 6%. Kjo nuk përbën asnjë problem për shëndetësinë?

- Kjo nuk përbën problem aq të madh Kaso, sepse kjo ka sjellë edhe të mira shumë më të mëdha. Ja, për shëmbull, që ku ka filluar programi ynë “Mjekësia falas”, spitalet private kanë rritur xhiron me 21%. Ky është goxha sukses pasi me këtë përqindje renditemi ndër vendet e para në botë.

- Goxha sukses qenka. Si bën që jeni kaq i suskseshëm?

- Sepse unë funksionoj ndryshe nga gjithë politikanët e tjerë. Nuk kam vese si ata. Së pari, unë nuk rri asnjëherë “dru”, si Edi Rama, madje edhe kur ulem në lokal për të pirë ndonjë gjë darkave, porosis lëng frutash. Së dyti, nuk mbjell, apo pi kanabis, si disa të tjerë që ju është hapur nami, se, domosdo, ku ka zë nuk është pa gjë. Së treti, unë nuk luaj bixhoz si Arben Ahmetaj sepse është budallëk me brirë për dikë inteligjent, të lerë lekët në bixhoz. Së katërti, nuk shkoj deri në brazil si Ditmir Bushati për të fjetur më burra. Së pesti, nuk luaj me Pokemona në orar të punës si Niko Peleshi. Së gjashti, nuk pi birra dhe bëj sherre si Erjon Braçe. - Nuk keni asnjë ves ju? - Jo, Kaso unë nuk kam asnjë ves. Hobi kam plot, por vese jo… - Dhe çfarë hobi keni, për shembull - Unë koleksionoj, Kaso. Jam koleksionues… - Si Artan Lame? - Artan Lame është koleksionues kot, o Kaso. Ai gëzohet kur gjen ndonje gjë të rrallë që e ka vetëm ai, ndërsa unë koleksionoj me shumicë. Jam i sigurt, për shembull, që kam koleksionin më të madh të eurove krahasuar me gjithë ministrat. Askush nuk ka grumbulluar deri tani kaq euro sa unë, Kaso… Dhe të mendosh që drejtoj një mjekësi falas… - Ju thoni se mjekësia ëhstë falas, por, zoti Beqaj, në spitalin Onkologjik në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza pacientët ankohen për mungesë të vazhdueshme të ilaçeve. Ato që gjejnë në treg të zi janë me dyfishin e çmimit dhe nuk kanë asnjë siguri se çfarë janë.

- Dëgjo Kaso, kjo çështje është më e thellë se kaq. Meqë ju referove Onkologjikut unë do ta sqaroj të gjithë situatën. E di ti, Kaso, që ka shumë pacientë që shtrohen te Onkologjiku, nuk e dijnë se kanë kancer, por ju thonë se shtrohen se kanë ndonjë ndonjë të ftohtë të vjetër ose bark e të vjella. Familjarët nuk ju tregojnë se janë të sëmurë dhe do vdesin. Pra, me pak fjalë familjarët e tyre mendojnë se po i gënjeve do ju bëjë mirë për shëndetin e tyre dhe ne vazhdojmë zbatojmë preferencat e familjarëve, vazhdojmë i mashtrojmë. Ata do vdesin që do vdesin, pse të mos e provojnë të përdorin ilaçe të cilat vërtet nuk dihet çfarë janë, por s’i dihet ndonjëherë ndodh ndonjë mrekulli. Një kombinacion i rastësishëm mund të ndryshojë gjithshka dhe dikush mund të çohet në mëngjes i shëruar. Por kjo nuk është e vetmja gjë e mirë. Përsos faktit që ata mund të shërohen, pasurojnë edhe farmacitë. Imagjino të shesësh Paracetamolin për Kimio 400 euro, është goxha fitim. Kjo është puna më e madhe e programit “Mjekësia falas”. Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.