Ilir Meta i shkruan Koço Kokëdhimës:

Intervista - - HUMOR -

I dashur Koço. Kam marrë vesh se kohët e fundit ke qënë i mërzitur dhe je mbyllur në vetvete. Gabim, i dashur Koço. E ke dëgjuar atë këngën “Kush i qan hallet e mia, Ilir Meta LSI-ja”? Me siguri po, i dashur. Kënga thotë një të vërtetë për gjithë shqiptarët dhe rrjedhimisht që vlen edhe për ty. Hajde bisedojme, Koço. Te mua do gjesh mbështetjen që të mungon sepse unë e di që zemra të është ndarë copash. Nuk është e lehtë të përballosh gjithë atë katastrofë që pësove ti. Nuk është e lehtë të humbësh njeriun që do pleqëroheshe, unë të kuptoj shumë mirë.

E di që vuan kur mendon se Edi Rama mund ta kalojë pleqërinë me Niko Peleshin, për shëmbull. Por ti mos u mërzit, sepse nuk je “i mbetur” që të shqetësohesh për këtë gjë. Ka plot njerëz që duan të kalojnë pleqërinë me ty. Unë jam

Këtë javë intervistova ministrin e Shëndetësisë, zotin Ilir Beqaj. Atë e gjeta në zyrën e tij duke folur me vete…

Kaso Kosa: -Përshëndetje zoti Beqaj, a keni kohë për një intervistë? Nuk do ju ha shumë kohë.

Ilir Beqaj: - Unë nuk ju them kurrë “jo” gazetarëve, Kaso, madje të falenderoj që erdha se kështu mund të bëj një pushim e të çlodhem sadopak nga gjithë kjo punë që na ka pllakosur në minisitri. - Si po ju ecin punët, zoti Beqja? - Çdo gjë me shëndetësinë është ok. Shëndetësia falas ka bërë një revolucion të madh në këtë vend, Kaso, na ka zili gjithë bota.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.