Gea, velina që bën kokat të kthehen!

Intervista - - TELEVIZION -

Jemi në gusht dhe temperaturat ende thërrasin; det, diell, pushime. Vip-i i rradhës që na flet për to është Gea, një nga belinat simpatike të “Fiks fare”. E imagjinoni sa koka bën Gea të kthehen vetëm me një ecje gjatë bregut? Jemi të sigurtë se do ta ketw po aq vëmëndjen tuaj edhe gjatë kësaj interviste.

Mia Buci: - Si ditë vere që është, çfarë kishte të veçantë dita sot?

Gea Braha: - Si çdo ditë vere , është e mbushur me plot pozitivitet, diell, energji; me pak fjalë, pret me padurim ta shijosh. (Buzëqesh)

- Sa herë që mendon për verën, çfarë të vjen menjëherë ndër mend?

- Duke qenë se është stina më e preferuar për mua, rrethohem me optimizëm sa herë mendoj për të . Qetësia që të ofron, bregdeti i parezistueshëm, udhëtime, gjithçka që e karakterizon është perfekte!

- Muzika, apo pushimet janë droga më e mirë?

- Hmm.. Do të thoja një kombinim mes të dyjave do të ishte i parezistueshëm .

- Pushime në hotel me 5 yje, në një “guest house” (shtëpi pritjeje) apo në kamping?

- Secila do te kishte bukurinw e saj , sepse janw tw ndryshme nga njera tjetra.

- Cili është destinacioni i kësaj vere? Cila është kohëzgjatja?

- Këtë verë , bashkë me familjen kemi përzgjedhur jugun si destinacion . Pushimet zgjatën rreth dy javë.

- Preferon detin, apo malin?

- detit.

- Jam e apasionuar pas

Çfarë mban mend nga pushimet si fëmijë me familjen?

- Çdo vit ka qenë njëri më i bukur se tjetri, rrethuar nga njerëzit më të dashur, duke përjetuar eksperienca të reja . Mund të them se në atë kohë mami im ka “vuajtur” shumë , në përpjekje për të më nxjerrë nga deti. (Qesh)

-

Çfarë të pëlqen të hash dhe nuk ngopesh gjatë verës?

- Gjithçka , zakonisht në verë gëzoj një oreks të mirë. (Qesh) Kryesisht dobësi kam për frutat e stinës pasi janë më të parapëlqyerat për mua .

- I ruan shoqëritë krijuara gjatë pushimeve?

- Nëse ndodh të krijoj , absolutisht që po.

- Sipas teje cilat janë gjërat që duhen bërë patjetër gjatë verës? e

- Në radhë të parë pushim, çlirim nga çdo tension apo stres i vitit, udhëtime dhe gjithcka që të bën të lumtur. Vera është stinë dinamike përsa i përket llojeve të argëtimit, gjithsecili mund ta gjejë veten diku.

- Sa palë rroba banjo ke?

- Kam disa sepse jam pak e fiksuar pas tyre, kështu që le të themi janë në një numër të konsiderueshëm

- Vaj apo krem kundra diellit? Me çfarë faktori mbrojtës?

- Sigurisht nuk harroj asnjëherë të përkujdesem për lëkurën , sidomos gjatë ekspozimit në diell. Për fytyrën përdor krem me faktor mbrojtës 50 , ndërsa për trupin vaj po ashtu me faktor mbrojtës , por më të ulët, 6 .

- Nëse rri zgjuar vonë netëve të verës, për çfarë është?

- Ndoshta nëse kam vendosur të dal , të shijoj muzikë të mirë diku.

- Preferon pushime të llojit qetësi absolute, telefoni i fikur dhe pushim total apo të pëlqejnë aktivitetet e ndryshme dhe zgjedh të lëvizësh gjatë kësaj kohe?

- Më pëlqejnë të alternuara do të thoja , pas një viti goxha të ngarkuar gjithçka që do, është pak pushim , ndaj gjatë javës dua të përfshihem nga një relax total duke evituar çdo aktivitet. Ama në fundjavë ia lejoj vetes pak argëtim. (Qesh)

- Lexon në plazh, çfarë kryesisht?

- Është një nga kënaqësitë më të mëdha në fakt. Det,diell dhe një libër është idealja. Zakonisht kam përzgjedhur romane , por edhe letërsi klasike .

- Nëse në këtë moment mbyll sytë dhe i lë rrugë të lirë fantazisë, ku të çon imagjinata për pushime?

- Nuk ka një vend ekzakt , për mua më shumë rëndësi ka të jesh në shoqëri të mirë . Momentet e bukura krijohen nga vetë njerëzit .

- Të pëlqen t’i rikthehesh të njëjtit vend apo çdo herë kërkon të ikësh në një vend ndryshe?

- Më pëlqen të vizitoj vende të reja , pasi secili të ofron kënaqësi e emocione të ndryshme. Por çdo vit, të paktën një javë e kaloj patjetër në jugun tonë magjepsës. - Sa gjuhë të huaja flet? - Anglisht , italisht edhe pak spanjisht .

- Preferon të udhëtosh me tren, makinë, avion, traget apo kroçera?

- Vende të ndryshme, mënyra të ndryshme. Varet nga destinacioni gjithmonë .

- Si do ta kaloje kohën nëse je me pushime dhe moti është i keq?

- Sigurisht kjo është një situatë e disfavorshme për këdo , por personalisht zgjedh të lexoj diçka në dhomë.

-

Çfarë nuk harron të

marrësh me vete kur nisesh për të pushuar? Sa valixhe të bëhen?

- Në fakt pyetja duhet të ishte formuluar ndryshe , çfarë nuk merr? (Qesh) Do ta kisha më të lehtë për t’iu përgjigjur. (Qesh) Më beso, edhe nëse ndodh të qëndroj diku për pak ditë , gjithçka më duket e nevojshme dhe bëhet pjesë e valixhes time, e cila nëse është tepër e madhe do të mjaftonte dhe vetëm një. (Qesh)

- Souveniri më i bukur me të cilin je kthyer ndonjëherë nga pushimet?

- Përpiqem gjithmonë të mos largohem nga një vend pa diçka që është karkteristike apo identifikuese për të . Secila ka veçantinë e vet.

- Kënga kolonë zanore e kësaj vere?

- Këtë verë e kam kaluar nën tingujt e Inna – Heaven

- Ke humbur pasi nuk e ke gjetur rrugën për në hotel, shtëpi, çadër ?

- Në moshë më të vogël edhe ka ndodhur , kryesisht në Durrës. (Qesh) Tani jam më mirë me orientimin. (Qesh) - Je djegur keq nga dielli? - Fatmirësisht nuk vuaj nga kjo anë, pasi kam goxha pigment dhe tregoj tepër kujdes për lëkurën. - Ke humbur bagazhet? - Jo - Ke patur humbje apo anullim fluturimi? - As kjo nuk me ka ndodhur - Je sëmurur? - Ka ndodhur një herë për fat të keq, madje nuk e kam shijuar për një javë plazhin për shkak të gjëndjes së keqe shëndetësore. - Të kanë vjedhur? - Jo , asnjëherë. - Ka patur mot të keq? - Po , shpeshherë .

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.