Ori e “Al Pazar”: Fama tani blihet me para

Intervista - - HUMOR -

Orena Bici ose siç njihet si Ori e “Al Pazar”, vjen me një rrëfim sa të veçantë po aq edhe të bukur dhe me nota humoristike, ashtu si profesioni i saj, por edhe ashtu siç është në jetën e përditshme, e qeshur dhe plot energji pozitive. Fabjola Kuburi: - Ori përshëndetje, me pushime në det, në mal, ku je tani që jeni pushim në “Al Pazar?

Orena Bici: - Momentalisht jam në det, po thuajse të gjithë verën e kam kaluar në det, sepse e dua detin, më jep një ndjesi qetësie.

- Si do jetë sezoni i ri i “Al Pazar”, apo ende jeni me pushime?

- Di që sigurisht, do ketë risi, si çdo sezon por nuk mund të them më tepër, sepse jemi ende në sezon pushimi. Shumë shpejt do fillojmë dhe do zbulohet gjithçka për “Al Pazar” dhe sezonin e tij të ri.

- U bë kohë që je bërë pjesë e trupës së Alpazar, si ndihesh?

- Po, tashmë prej dy vjetësh jam pjesë e “Al Pazar” dhe ndjehem shumë mirë. Është diçka që unë e bëj me shumë dashuri dhe kënaqësi dhe do vazhdoj ta bëj njësoj, pse jo edhe më shumë.

- A jeni ju, aktorët e “Al Pazar”, gjithmonë me humor?

- Të jesh aktore humori, jo domosdoshmërisht do të thotë se të jesh gjithmonë në humor, por notat humoristike na karakterizojnë, ndoshta pak më shumë.

- A mendon se fama është para dhe arrihet me para?

- Së fundmi, po del dhe që blihet me para, kështu që nuk është ndonjë çudi e madhe të blesh famën me para, por nuk mendoj se fama është para.

- Ty të duket se ke arritur goxha fame, apo ende jo?

- Jo, nuk mendoj se kam arritur famën e madhe që të gjithë janë në kërkim dhe nuk jam as në kërkim të saj.

- Euforia zakonisht është sunduese tek aktorët e humorit, po tek ty gjen vend?

- Mund të them që jam tip gazmor!

- Cili ka qenë momenti më me humor apo një situatë që ti sa herë e kujton qesh?

- Në “Al Pazar”, ndërkohë që xhirohej ngatërrova tekstin dhe mbaj mend që të qeshurat bashkë me gafat e mija vazhdonin.

- Cila është ëndrra që ke parë dhe kur je zgjuar ke qeshur me të madhe?

- S’mbaj mend ndonjë të tillë, ma kujto në intervistën tjetër se ndoshta shoh ndonjë të tillë deri atëherë.( Qesh)

- Nëse do të kishe një ftesë për të interpretuar jashtë Shqipërisë, do e lije “Al Pazar”- in?

- Është në varësi të ofertës.

- Çfarë lumturon?

- Familja, mendoj se është e vetmja gjë e bukur që e bën një njeri të ndihet i lumtur dhe I realizuar.

- Cili është kujtimi më i trishtuar që ke dhe që do doje të të zhdukej nga kujtesa?

- Momenti kur gjyshja ime ndërroi jetë dhe unë s’mund të isha dot prezente se kisha shfaqje.

- Cila është këshilla më e bukur që të kanë dhënë në jetë dhe kush ta ka dhënë këtë këshillë?

- Çdo këshillë që më jep mami, është këshilluesja ime më e mirë.

- Po lokalet dhe jetën e natës e frekuenton?

- Jo, shumë rrallë, nuk është se jam e lidhur me jetën e natës.

- A mërzitesh shpesh dhe për çfarë ndodh

- Si çdo njeri, edhe unë mërzitem por jo për gjëra të kota.

- Ndonjë pëllëmbë… ka ndodhur ta gjuash ndaj dikujt?

- Kur ishim vegjël, vëllait.( Qesh)

- A është thjeshtësia karakteristikë e jotja?

- Me modestinë, po. të gjithë

- I përdor batutat e roleve të tua në situatat e jetës së përditshme?

- Jo, s’para më ndodh. E ndaj jetën private me atë në skenë.

- Cila është “çmenduria” më e madhe që ke bërë kur ke qenë adoleshente?

- S’më kujtohet ndonjë për momentin, por si adoleshente çapkëne që kam qenë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.