Orena ndryshe…!

Intervista - - HUMOR -

- Cili ka qenë komplimenti më i veçantë që keni marrë nga fansat? - Je frymëzim për mua - Sipas mendimit tuaj, çfarë e bën një mashkull me stil apo të modës?

- Të vishet bukur dhe të jetë i kuruar.

- Nëse do ishe një gur i çmuar, cili do ishe?

- Guri Turkez (Bruz) është një nga tre gurët e çmuar të dhjetorit. Ka një ngjyrë të errët jeshile në blu dhe është mjaft i rrallë. - Një stinë? - Pranverë - Një pije? - Ujë natyral.(Qesh) - Një veshje? - Sport dhe vetëm sport. - Një gjendje shpirtërore? - E gëzuar. - Një mbiemër? - Atë që do kem në të ardhmen.(Buzëqesh)

- Çfarë ka gjithmonë mbi komodinën tënde? - Karikues dhe parfum. - Po në çantën tënde?

- Make-up, karikues, portofol, gjithë shtëpinë.(Qesh)

- Cili është ushqimi yt i preferuar? - Prodhimet e detit. - A ke frikë nga plakja? - Nuk e mendoj fare, plakja është diçka që duhet të ndodhë në një moshë të caktuar, deri atëherë flasim.(Buzëqesh)

- Cili është shkrimtari yt i preferuar? - Oscar Ëilde - Po skuadra jote e zemrës, cila është?

- Partizani, Milan, Barcelona, Gjermania dhe padiskutim Shqipëria

- Nëse do të kishe mundësi për të jetuar në një kohë tjetër, cilën epokë do të zgjidhje? - Në epokën e faraonëve. - Cili është mashkulli më seksi në botë për ty? - Asnjë.(Qesh) - Cili është defekti më i shëmtuar të një mashkull sipas teje?

- Ti pëlqejë vetja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.