39 fakte për trupin e njeriut

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

( Vijon nga numri kaluar) 20. Përparësitë e të qarit

Emocionet e forta ( trishtimi, gëzimi, etj), nganjëherë na bëjnë të qajmë. Kjo gjë na lejon jo vetëm të drenazhojmë kanalet e lotimit, por gjithashtu ul nivelin e stresit dhe na bën të shprehim trishtimin apo zemërimin. Me fjalë të tjera, të qarit na bën të çlirohemi psikologjikisht.

21. Tipet e ndryshme të lotëve

Lotët ndryshojnë s ipa s emocioneve që ndjejmë. Për shembull, lotët që kemi kur presim qepë janë ndryshe nga ato që nxjerrim kur mbajmë zi.

22. Qelizat e kuqe të shpejta

Qelizave të kuqe në gjak u duhet më pak se një minutë për të lëvizur në gjithë trupin e njeriut. Kësaj i thonë shpejtësi!

23. Tonelata me atome

Kur ne arrijmë në moshë të rritur, trupi ynë është i përbërë nga një numër shumë i madh atomesh. Për të qenë të saktë ky numër është 7.000. 000. 000. 000. 000.000.000.000.000. Ky numër është gjigand, duke pasur parasysh se në galaksinë tonë ka afro 300.000.000.000 yje.

24. Sytë teleskopikë

Teleskopët na lejojnë të shohim më larg se ç’do të shihnim me sy të zhveshur, megjithatë ata nuk janë të aftë të kapin aq informacione sa sytë tanë. Këto të fundit janë të aftë të njohin afro 10 milionë ngjyra të ndryshme.

25. Kafshim infektues

Është mirë të mos të kafshojnë speciet e njëjta! Një kafshim nga një tjetër njeri pothuajse gjithmonë shkakton infeksion.

26. Lidhja me një fetusi dhe nënës

Ne të gjithë e dimë se lidhja mes fetusit dhe nënës është e pabesueshme, por ae dinit se një fetus mund t’i dërgojë nënës së tij qeliza burimore nëse dëmtohet një organ i saj? Misioni i tyre është të riparohet organi, në mënyrë që të vazhdojë shtatzania.

27. anestezike?

Pështymë

Pështyma e njeriut përmban opiorfinë. Pasi e testuan atë tek minjtë, studiuesit zbuluan se kjo proteinë ishte tre herë më efikase se morfina.

28. Pa muskuj?

Ndryshe nga sa mund të mendohet, ne nuk kemi muskuj në gishta. Atëherë ju mund të pyesni se si i kontrollojmë ato? Thjesht me tendina!

29. Njeriu i hekurt

Trupi i njeriut nuk përmban vetëm ar, por edhe hekur. Sasia e hekurit në trupin tonë është relativisht e madhe. Nëse ne do të hiqnim gjithë hekurin e trupit, do të mund të bënim një gozhdë me të.

30. Shqisa përtace e nuhatjes

Kur ne zgjohemi në mëngjes, jo të gjithë

funksionet tona trupore zgjohen në të njëjtën kohë. Për shembull, shqisa e nuhatjes është e fundit që zgjohet.

31. Shumë bakterie

Trupi i njeriut përmban shumë bakterie. Nëse do të mund t’i peshonim ato së bashku, do të ishin jo më pak se 2 kg. Kijeni parasysh herën tjetër kur të hipni në peshore.

32. Aromë unike

Ne të gjithë kemi gjurmë gishtërinjsh unike, të cilat policia i përdor për të identifikuar kriminelët. Megjithatë, duket se njerëzit kanë edhe aromën e vet unike. Këtu ka vetëm një përjashtim, binjakët. Megjithatë, ende nuk është shpikur një aparat që mund ta identifikojë një vrasës vetëm nga era e trupit.

33. Luftë e vazhdueshme kundër kancerit

Lufta jonë kundër kancerit është më intensive sesa mendohet. Çdo minutë, trupi i njeriut eliminon afërsisht 19 kancere potenciale.

34. Durim

Thonjve u duhet afro 6 muaj të rriten dhe arrijnë pjekurinë. Kështu, nëse ju humbisni një thua, ju duhet gjysmë viti që ai të rritet krejtësisht.

35. Plot vezë

Vezoret e një gruaje përmbajnë afro 500 mijë vezë, megjithatë, vetëm 400 prej tyre janë të afta për të krijuar fëmijë.

36. Një stomak që nuk tret veten

Teorikisht një stomak mund të treste edhe veten e tij. Për fat të mirë, shpejtësia me të cilën krijohen qelizat e reja është më e madhe sesa ajo e shkatërrimit të tyre. Me fjalë të tjera. numri i qelizave të krijuara është më i madh se i atyre të shkatërruara.

37. Shikim vital

Shikimi është një shqisë shumë e çmuar. Ai na siguron 90% të informacionit që mbledhim për mjedisin.

38. Nuk mund gudulisësh veten 39. Shijimi pështymës

Gudulisja është një mënyrë e mirë për t’i bërë njerëzit të qeshin. Ne mund të gudulisim të tjerët, por jo veten tonë. falë

Pështyma është thelbësore për shijen. Për ne do të ishte e pamundur të shijonim diçka, nëse pështyma nuk do ta treste.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.