Pirateria e trurit Çfarë është stimulimi i thellë i trurit?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Në Britaninë e Madhe po shtohet fenomeni i përdorimit të aparateve dhe programeve që ndikojnë tek truri, për t’u relaksuar, për t’u ndjerë më i gëzuar, për të mësuar gjuhë të huaja dhe për t’u përgatitur për provimet. Një kanal televiziv anglez, Sky nevvs ka dërguar korrespondentin e tij, Tom Çeshire, për të provuar një trajtim eksperimental “në rritje” në Britaninë e Madhe, që quhet stimulimi elektrik i drejtpërdrejt brenda kafkës ( tDCS). Çeshire raportoi se pasi mori një dozë prej “2.5 miliamperësh drejt e në kokë” ai u ndje më “dukshëm më i gjallë dhe shumë më llafazan”.

Atëherë, si funksionon trajtimi? Trajtimi funksionon duke përdorur elektrodat dhe lazerat të lidhur në kokë, ose të futur në hundë për të stimuluar zona të trurit. tDCS njihet edhe me emrin “stimulimi i thellë i trurit” dhe është përdorur edhe në të shkuarën për të trajtuar dhimbjen kronike, depresionin, bile edhe goditjen në tru, thuhet në revistën Medical Daily. Sipas artikullit, tDCS përpiqet të stimulojë trurin duke përfituar nga “neuroplasticiteti, ose aftësia natyrale e trurit për të mësuar gjëra të reja dhe për t’iu përshtatur rrethanave të reja”. Kamila Nord, një neuroshkencëtare e University College, Londër, është duke studiuar se si tDCS mund të përdoret për të trajtuyar depresionin, por efektet e plota të kësaj metode mbeten të panjohura. “Si shumë manipulime që mund t’i bëhne trurit, sigurisht ai i tregon efektet e tija në disa zona të vogla”, thotë No rd . “Megjithatë, ne ende nuk e dimë mirë se çfarë përmirëson dhe çfarë, jo. Mendimi im personal është se ai bën diçka, por ne ende nuk e kemi zbuluar se në çfarë rrethanash”.

Disa entuziastë janë duke përdorur aparatet që kanë bërë vetë për të modifikuar trurin e tyre, por aparatet tDCS që janë të gatshme janë “duke u bërë më popullore”. Kështu, Foc. us dhe Thync janë dy aparate që janë në shitje, por Nord këshillon që nuk duhen përdorur tDCS pa një kontroll mjekësor. “Kjo teknologji ka elemente që e bëjnë relativisaht të sigurtë, por të luash me elektricitetin në shtëpi nuk është kurrë një sjellje e sigurtë (safe)”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.