Tortë me luleshtrydhe pa pjekje

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Përbërësit - 250 gramë maskarpone - 200 gramë biskota me gjalpë - 60 gramë sheqer - 1 qeskë sheqer me vanilje - 50 gramë gjalpë i butë - 500 gramë luleshtryd- he - 100 gramë salcë kosi - 1 limon Përgatitja Grijini biskotat në mikser me gjalpin e shkrirë dhe pastaj vërini në fund të një tepsie, anët e të cilës hapen, duke i ngritur pak anët rreth e rrotull tepsisë. Vëreni në frigorifer, ndërsa rrihni me rrahësen e vezës maskarponen me salcën e kosit, lëvoren e verdhë, të grirë të limonit dhe sheqerin. Lajini luleshtrydhet, thajini dhe më pas hiquni bishtin dhe ndajini në 2 ose në 4. Vëreni kremin në fund të tartës dhe pastaj zbukurojeni me luleshtrydhe. Vëreni në frigorifer për 2-3 orë para se ta servirni. Mund ta bëni edhe në forma të vogla individuale (qëndron më mirë).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.