ÇTfEaSrëTdini për mushkëritë?

Intervista - - TEST -

1. Të dyja mushkëritë kanë të njëjtën madhësi:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër 2. Sa litra ajër thithim ne në ditë? a. 2000 litra ajër b. 8000- 9000 litra ajër c. më shumë se 10 000 litra ajër

3. Me kalimin e moshës mushkëritë mbajnë më pak ajër: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 4. Puna e frymëmarrjes bëhet nga: a. Diafragma b. Laringu c. Arteriet 5. Frymëmarrja kontrollohet nga: a. Mushkëritë b. Diafragma c. Truri

6. Këta janë vija e parë mbrojtëse e mushkërive kundër helmeve: a. Qime të vogla b. Bakteriet c. Rruazat e bardha të gjakut

7. Pneumonia është një infeksion që i mbush mushkëritë me: a. Dioksid karboni b. Gjak c. Lëngje 8. Ne e kemi astmën apo bronshitin në: a. Rrugët e frymëmarrjes b. Mushkëri c. Diafragmë

9. Në humbasim shumë ujë nga trupi vetëm duke marrë frymë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Mushkëritë mund të pluskojnë në ujë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

11. Deri në sa minuta mund ta mbajë një njeri frymën: a. 5 minuta b. 10 minuta c. 20 minuta

12. Rrufa e zakonshme shkaktohet nga qindra viruse të ndryshme:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

13. Mushkëritë dhe largingu ishin simbole të rëndësishme në: a. Greqinë e lashtë b. Egjiptin e vjetër c. Romën e lashtë Rezultatet 1. Përgjigjja e saktë është b-ja Mushkëria e djathtë është më e madhe, sepse zemra zë një vend të madh në anën e majtë. Që të dyja janë të ndara në zona që quhen lobe dhe mushkëria e djathtë ka tre lobe, kurse e majta, dy. Së bashku ato peshojnë më pak se 1.5 kg. 2. Përgjigjja e saktë është b-ja. Ky ajër na furnizon me oksigjenin aq të çmuar për gjakun. Nëse ne e ndërpresim frymëmarrjen për më shumë se 4 minuta, mund të ndodhë një dëmtim i përhershëm i organeve tona. 3. Përgjigjja e saktë është b-ja. Mushkëritë janë në maksimumin e formës së tyre në moshën 20- 35 vjeçare. Pas kësaj, diafragma dobësohet dhe indet e mushkërive nuk hapen dhe aq mirë. 4. Përgjigjja e saktë është a-ja. Diafragma është muri prej muskuli që ndodhet poshtë mushkërive. Ajo e ndan kafazin e kraharorit nga barku. Kur ne marrim frymë ajo shtyhet poshtë, duke lënë ajrin të futet në mushkëri, kur e nxjerrim frymën, shtyhet lart, duke na ndihmuar të nxjerrim dioksidin e karbonit. 5. Përgjigjja e saktë është c-ja. Është një zonë në tru që i thotë trupit tonë kur duhet të marrë frymë. Ajo i dërgon sinjale muskujve dhe mushkërive. Nëse truri nuk dërgon sinjalet e duhura, ne mund të ndërpresim frymëmarrjen. Nëse kjo ndodh rregullisht kur ne flemë, mund të kemi një sëmundje që quhet apnea e gjumit.

6. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Kur mushkëritë tonë thithin ajrin, ato fusin brenda gjithashtu edhe mikrobe dhe pisllëqe që ngjiten te mukoza që vesh rrugët e frymëmarrjes. Qime të holla, të quajtura cilia, tunden për ta çuar mukozën lart, në mënyrë që ju të kolliteni, ose ta gëlltisni. Nëse mushkëritë janë duke u përballur me një kërcënim më të madh, si një infeksion, futen në veprim edhe rruazat e bardha të gjakut.

7. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Pneumonia vështirëson punën e mushkërive për të çuar oksigjenin në gjak. Ajo mund të pengojë qelizat për të marrë atë që u nevojitet që të punojnë siç duhet. Në një të tretën e rasteve infeksioni shkaktohet nga një virus, por mund ta shkaktojnë edhe bakteriet dhe myku. Në shumicën e rasteve ajo kalon vetë për nja dy javë, por mund të jetë kërcënuese për jetën e bebeve, fëmijëve, të moshuarve mbi 65 vjeç dhe cilido me një problem serioz shëndetsor, ose një sistem të dobët imunitar. 8. Përgjigjja e saktë është a-ja. Të dyja këto sëmundje shkaktojnë enjtjen e rrugëve të frymëmarrjes dhe pengojnë futjen e ajrit në mushkëri, gjë që mund të vështirësojë frymëmarrjen. Bronshitin mund ta merrni nga një virus, infeksion bakterial, ose duke thithur diçka që bezdis mushkëritë. Doktorët nuk e dinë me saktësi se çfarë e shkakton astmën, e cila nuk shërohet, por ju mund ta kontrolloni me ilaçe dhe duke evituar gjërat që shkaktojnë kriza. 9. Përgjigjja e saktë është a-ja Frymëmarrja na lejon të fusim oksigjenin në qeliza dhe të nxjerrim dioksidin e karbonit, por, kur nxjerrim frymën, nxjerrim edhe ujë. Në gjendje të qetë, njerëzit nxjerrin deri në 17.5 mililitra në orë, sipas një artikulli të vitit 2012 të revistës “Alergologjia dhe Pneumologjia në Poloni”, ndërsa, kur bëjmë sport, ne nxjerrim afro 4 herë më shumë. 10. Përgjigjja e saktë është a-ja Secila prej mushkërive përmban afro 300 milionë si tullumbace të veckël, që quhen alveola, të cilat zëvendësojnë dioksidin e karbonit me oksigjen në gjak. Kur këto struktura mbushen me ajër, mushkëritë bëhen I vetmi organ I trupit të njeriut që mund të pluskojë në ujë. Në fakt, ekzaminuesit mjekësore përdorin të ashtuquajturin “testin e pluskimit të mushkërive” gjatë autopsisë për të përcaktuar nëse një fëmijë ka vdekur në barkun e nënës apo më pas. Nëse mushkëritë pluskojnë, bebja ka lindur I gjallë, nëse jo, atëherë ai ka vdekur në mitër. Kjo metodë është 98% e saktë, sipas një studimi të vitit 2013. 11. Përgjigjja e saktë është c-ja Një I rritur normal mund ta mbajë frymën 30-60 sekonda. Ky kufizim ka më shumë lidhje me grumbullimin në gjak të dioksidit të karbonit që e bën gjakun me përbërje acide, sesa me mungesën e oksigjenit, të cilin trupi e ruan në proteinat e muskujve të quajtura mioglobinë.

Megjithatë, zhytësit e lirë- njerëz që praktikojnë sportin e zhytjes nën ujë pa përdorur kostum polumbari-, kanë teknika të ndryshme, si hiperventilimin, për të ulur përqëndrimin e dioksidit të karbonit në gjak, duke u lejuar atyre të mbajnë frymën për kohë të gjatë. Zhytësi danez, Stig Severinson, mban aktualisht rekordin Gines për zhytjen e lirë më të gjatë. Në vitin 2010, ai e mbajti frymën nën ujë për 22 minuta. 12. Përgjigjja e saktë është a-ja Rrufa apo gripi është sëmundja më e shpeshtë e rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të jetë sëmundja që haset më shpesh sot për sot. Ky është shkaku kryesor I vizitave tek doktori, si edhe I mungesës nga puna dhe shkolla. Vetëm në SHBA ka më shumë se 1 miliardë raste të gripit çdo vit. Gripi shpesh mendohet të jetë sinonim me “rinovirusin”, një virus që haset më shpesh në këtë lloj sëmundje, por në fakt ka më shumë se 200 viruse që mund të shkaktojnë gripin, përfshi edhe koronavirusin njerëzor dhe virusin e frymëmarrjes. 13. Përgjigjja e saktë është b-ja Tek njerëzit dhe kafshët, mushkëritë dhe laringu duhet të punojnë së bashku për t’u dhënë qelizave dhe indeve të trupit oksigjen. Egjiptianët e lashtë e kuptonin rëndësinë e kësaj për mbijetesën dhe krijuan një hieroglif që tregonte mushkëritë e lidhur me laringun, për të simbolizuar unitetin mes Egjiptit të poshtëm dhe të sipërm që ishte I nevojshëm që vendi të ishte I fortë dhe I shëndetshëm. Meqë faraonët ishin përgjegjës për mbretërimin mbi dy tokat, hieroglifi i mushkërive dhe laringut shpesh gjendet në sendet që u përkisnin atyre, përfshi këtu veshje, mobilje dhe bizhuteri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.