Dr. Detina Zalli

Intervista - - SHENDET -

Doktoreshë Detina Zalli është shqiptarja e parë që jep leksione në Harvard. Ajo ka studiuar Mjekësi Molekulare në Universitetin e Sussex-it. Më pas vazhdoi doktoraturën në Universitetin e Leicesterit. Në vitin 2012 u zhvendos në Universitetin e Harvardit, në të cilin punon aktualisht si kërkuese shkencore dhe profesoreshë. Ajo së bashku me binjaken e saj, Argita Zalli është themeluese e institutit shkencor ‘’Ëe speak science’’, një institut jofitimprurës që ka si qëllim rritjen e nivelit të shkencës dhe mjekësisë , si dhe përditesimin e publikut shqiptar me të rejat më të fundit në fushën shkencore.

Adrian Rakipi: - Për ne, shqiptarët, pjatat me mish të kafshëve, apo siç quhen, me mish të kuq, janë nga pjatat tona të preferuara. Në fakt, në bisedën paraprake që bëmë bashkë, Doktoreshë, ju na thatë se studimet më të fundit tregojnë se mishi i kuq është i dëmshëm për shëndetin tonë dhe se sa më pak ta konsumojmë atë, aq më mirë është. Pra, informacionet e sotme nuk janë shumë pozitive për ato që, janë fansa të tij. Na thoni doktoreshë pse duhet të heqim dorë nga mishi i kuq?

Detina Zalli: - Ju e thatë shumë mirë, ne shqiptarët e kemi shumë qejf mishin e kuq. Madje, mund të guxoj të them, që në shumë familje shqiptare nuk është normale kur nuk gatuhet mish i kuq të paktën njëherë në ditë. Por, ka ardhur koha që kjo mënyrë gatimi të ndryshojë. Me të drejtë pyesni se pse duhet të heqim dorë nga mishi i kuq? Në studime të ndryshme është vënë re një lidhje e dukshme mes konsumit të mishit të kuq dhe shëndetit jo të mire. Nëse hiqni dorë nga konsumi i tij ju ulni rrezikun për t‘u prekur nga kanceri, diabeti, tromboza dhe sëmundjet e zemrës. Përfitimet nga heqja dorë e konsumimit të mishit të kuq do i gezonte i gjithë mjedisi, madje planeti, pasi procesi i prodhimit të këtij mishi gjeneron më shumë gazra të dëmshëm për kalori se rritja e bimëve me të njetat vlera ushqyese.

-Kohët e fundit janë bërë shumë studime, të publikuara madje në botime prestigjoze si revista JAMA, Daily Mail etj që mbrojnë këtë tezë, pra që mishi i kuq është i dëmshëm. Një nga profesorët më të mirë në Qendrën e Kërkimeve Parandaluesë në Stanford, Randall Stafford, pas shumë studimeve konkrete rekomandon dietën vegjetariane, si më të mirën për shëndetin. Pra, ju mund të zëvëndësoni mishin e kuq me një dietë të bazuar në perime kryesisht, por jo vetëm.

- Ndërkohë që ka studiues që thonë të kundërtën, që konsumi i mishit të kuq është i nevojshëm. Si e shpjegoni këtë?

-Mishi i kuq është i pasur me protein dhe organizmi i njeriut patjetër, që ka nevojë për to. Pavarsisht kësaj, njerëzit në përgjithësi janë të keqinformuar në lidhje me sasinë e proteinava, që u nevojitet. Ato mendojne se kanë nevojë për 4-5 herë më shumë proteina, se sa në të vërtetë ju duhen. Ndërkohë që sasia e nevojshme e proteinave mund të merret përmes produkteve te tjera, të ndryshme nga mishi.

-Konkretisht cilat janë produktet, që mund të konsumojmë për të siguruar sasinë e nevojshme të proteinave?

- Në të vërtëtë mjaftojnë 2 filxhanë kos ose thjerrëza për të marrë gjithë proteinat

- Dieta vegjetariane ul rrezikun për t‘u prekur nga sëmundjet e zemrës me 29% dhe nga kanceri me 18%. Gjithashtu, është provuar se aplikimi i kësaj diete është i lidhur ngushtë me zvogëlimin e numrit të të diagnostikuarve me diabet, trombozë si dhe hipertension. Statistikat janë mjaft premtuese, prandaj ia vlen të provohet.

- Pra ju thoni që të gjithë vlerat ushqyese të mishit të kuq mund të zëvendësohen përmes dietës vegjetariane?

- Si të gjitha medaljet, patjetër që edhe kjo ka dy anë patjetër. Në fakt mishi i kuq përmban vitaminën B12, e cila nuk ndodhet në dietën vegjetariane. Për ta marrë atë vegjetarianët mund të hanë një lugë produkti me përmbajtje majaje ose tofu (lloj gjize kineze me prejardhje nga soja), ose ta marrin si suplement. Pra pavarësisht këtij disavantazhi, përfitimet janë më të shumta, aq sa nuk ia vlen të quhet disavantazh për sa kohë mund të zëvendësohet.

- Për ta mbyllur intervistën e sotme, pse mendoni që njerëzit ndër vite e kanë përdorur mishin e kuq në sasi shumë të mëdha? Si dhe a mendoni se është e lehtë për njerëzit, që janë mësuar me konsumin e tij për shumë vitë të heqin dore nga ai?

-Unë mendoj që njerëzit shumë herë bien pre e informacioneve të gabuara, çfare sjell dhe atë që thoni ju, konsumin e vazhdueshëm për shumë vite të mishit të kuq dhe në sasi të mëdha madje. Dua të them që shumë njerëz janë mësuar me konsumin e mishit të kuq për shumë vite, pasi u është thënë që

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.