Embëlsuesit artificialë shkaktojnë obezitet dhe diabet

Intervista - - SHENDET -

Zëvëndësuesit e sheqerit janë ushqime që ofrojnë një shije të ëmbël si ajo e sheqerit, por që përmbajnë shumë më pak energji. Disa zëvendësues të sheqerit janë të prodhuara nga natyra, ndërsa të tjerët të prodhuar në mënyrë sintetike. Ata që nuk janë prodhuar nga natyra janë, në përgjithësi, të quajtur ëmbëlsues artificialë. Në ëmbëlsuesit artificialë që përmbajnë pak kalori përfshihen sakarina, aspartame, advantame, neotame etj

Nga që nuk kanë shumë kalori, ëmbëlsuesit artificiale janë përdorur shpesh si mjete ndihmëse në dietë. Por studimet e fundit tregojnë se përdorimi i tyre ka pasoja. Ato kanë treguar se ata njerëz që kanë filluar të konsumojne pije me ëmbëlsues artificialë papritur kanë patur shtim në peshë, diabet, dhe sëmundje të tjera të lidhura me metabolizmin. Embëlsuesit artificialë, sidomos sakarina, mund të çojnë në intolerance të glukozës duke pasur një efekt mbi bakteret e zorrëve.

Studiuesit ndoqën nga afër një grup prej 6,814 amerikanësh të moshës 45 deri në 84 vjeç për rreth pesë vjet. Në përfundim të tij u vërejt se ata që pinin lëngje me ëmbëlsuesit artificialë, të paktën një herë në ditë, ishin në rrezik 67 për qind më të madh të zhvillimit të diabetit të tipit 2 se sa ata që nuk konsumonin ato pije, dhe në rrezik 36 për qind më të madh të sindromës metabolike, e cila mund të jetë një shenjë paralajmëruese për sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe diabetit.

Po kështu një tjetër studim i gjerë dhjetëvjeçar te mijëra banorë të San Antonios nxorri si përfundim se ata që pinin më shumë se 21 nga këto pije në javë ishin në dy here më në rrezik për t’u bërë obezë, dhe se, sa më shumë të pish, aq më i madh është rreziku i obezitetit.

(Marrë nga We Speak Science)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.