Një zë brilant si Luziana Tahiri

Intervista - - MUZIKE -

Luziana Tahiri, këngëtarja simpatike por edhe shumë e talentuar e trevave të jugut, është nga ato këngëtare që ka zgjedhur një mënyrë të sajën për t’u përfaqësuar në muzikë, çdo verë nga një këngë dhe klip po ashtu edhe pas sezonit të verës një të tillë. Duket shumë e kënaqur nga bashkëpunimet e saj dhe kur e pyesim se kur do ketë një tjetër duet, ajo përgjigjet se i do ti punojë me terezi gjërat e bukura që paraqet tek publiku dhe që mund të sjellë diçka edhe solo. “Lozonjare” është klipi i saj më i fundit, ku Luziana shfaqet plot klas dhe sharm.

Fabjola Kuburi:Kënga jote e re titullohet “Lozonjare”, a është Luziana kaq lozonjare?

Luziana Tahiri::- Femra vetë nga natyra është lozonjare, kështu që unë përpiqem që të gjej një mundësi që të jem afër të gjithëve me këngë, tekste të bukura, klipe të bukura dhe publiku të jetë afër meje me vlerësimet e tij. Uroj t’ja kem arritur.

- Sa të ka ndihmuar fakti që ke pasur të bësh me bashkëpunëtorë të suksesshëm?

- Të them të vërtetën është një pikë kyçe sidomos kur vjen rrallë e për mall. Sigurisht, zëri është diçka që të jep dorë, por pa njerëz që të të shtyjnë të bësh gjithnjë gjëra më të mira dhe kur ke pranë njerëz të aftë të ndihmon.

- Megjithëse ke bërë famë, duket se atë e merr me doza të ngadalta, pse?

-Ashtu siç e kam thënë gjithnjë, muzika për mua është diçka unike dhe nisja e karrierës time s’ka qenë për famë por për të plotësuar pasionin tim dhe pse jo të ndikoja tek disa njerëz me melodi dhe tekste të cilat janë punuar me dashuri dhe interpretuar në të njëjtën kohë me dashuri.

- Ti je një këngëtare që di si të godasësh publikun, pak e saktë. Pse kjo zgjedhje?

- Kështu ka qenë në fillim të karrierës time dhe vazhdoj ti qëndroj gjithmonë idesë, më mirë pak dhe saktë.

- Ti vetë, ku e sheh veten artistikisht në të ardhmen, për shembull pas 5 vitesh?

-Të jem e sinqertë nuk e di, mjafton të jem e lumtur me atë gjë që do jem duke bërë në një moment të caktuar, në të ardhmen.

- A je e kënaqur me këtë që ke arritur deri më sot?

- Çdo gjë po shkon për mirë dhe jam e lumtur me arritjet që kam patur edhe pse ka gjithnjë më mirë.

- Ti vetë, përse ke dashur të bëhesh këngëtare?

- Sepse është pjesë e imja, diçka që nuk e shmang dot.

- Gjithmonë gjendesh në udhëtime, duke qenë se je e ftuar në koncerte por edhe në gëzime familjare. Të pëlqen të udhëtosh?

- Po, më pëlqen shumë dhe dua të shoh sa më shumë vende të jetë e mundur.

- Është lehtë t’i qëndrosh besnike stilit tënd?

- Deri në momentin që do ndihem mirë me veten do jetë e lehtë dhe e thjeshtë.

- Çfarë të frymëzon, ç’të bën të lumtur?

- Familja ime, djali im Ergesti dhe bashkëshorti im, janë njerëzit më të rëndësishëm për mua, shoqëria si dhe muzika.

- Si mendon, sot a është bërë gjithkush këngëtar/e?

- Nuk më takon mua të jap këtë vlerësim, fundja dhe nëse është e vërtetë prandaj ekziston publiku që të bëj ndarjen e duhur.

- Këngët e tua, vazhdojnë të pëlqehen dhe dëgjohen me interes. Ku qëndron sekreti?

- Unë të gjitha këngët i këndoj me shumë dashuri dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe. Disa thonë zëri, disa teksti, por mendoj se të gjithë komponetët që përbëjnë një këngë, ndërthurren shumë bukur bashkë, e harmonia dhe thjeshtësia kanë bërë që të pëlqehen, këndohen dhe kërcehen këngët e mija.

- Kur do të shohim me një tjetër duet?

- Kam shumë projekte në dorë por mendoj se gjërat e bukura punohen me terezi dhe me kujdes ashtu siç e meritojnë. Besoj se do ketë diçka të bukur edhe solo.

- Cila është porosia jote për të rinjtë shqiptarë?

- Në rradhë të parë arsimi dhe që ta kalojnë jetën në një shoqëri sa më të shëndetshme.

- Po për ata që merren me muzikë?

- Thjeshtësia duhet të ekzistojë gjithnjë tek artisti, sa më i thjeshtë në sjellje dhe dashamirës ndaj të tjerëve, fundja ajo që po bëjmë është art dhe si i tillë bëhet për të sjellë gjëra sa më të bukura për njerëzit, ky është qëllimi kryesor, të tjerat vijnë më pas.

- Ke një fizik për t’u admiruar, një paraqitje të ëmbël, si ia arrin?

-

Është dhunti e natyrës që mi ka fal këto tipare e ndoshta edhe sporti dhe klasi të ndërthurrura me njëritjetrin ato e identifikojnë natyralitetin tim.

- Dimë që ke realizuar edhe masterin për “Pedagogji”, një këngëtare

me master është një kompletim për të pasur një karrierë të suksesshme?

- Unë kam mbaruar shkollën artistike në degën e kantos dhe përsëri për kanto vazhdova edhe studimet bachelor në Tiranë dhe tani sapo realizova edhe studimet master në universitetin “Marin Barleti” në Tiranë, për “Pedagogji” dhe më besoni kur ju them që është një ndjenjë e mrekullueshme, kur realizon atë për të cilën ke punuar prej vitesh. Nuk është aspak e lehtë që të kesh edhe një karrierë të suksesshme në muzikë edhe të mbarosh studimet me rezultate të larta,

- A është muzika një pasion që sot është, nesër zëvendësohet me një tjetër?

- Me muzikën jam lidhur që e vogël. Muzika për mua, është pasion, është qetësim i shpirtit tim por nuk e di sa mund ta zëvendesojë një pasion tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.