Altin Hoxha: Muzika sot, kërkon maksimumin!

Intervista - - REKLAME -

E do muzikën dhe e shikon si pjesë të tijën për gjithë jetën, ndoshta prej faktit që e ka nisur rrugën e muzikës që në fëmijëri. Altin Hoxha, klarinetisti dhe saksofonisti me shumë vite përvojë e ka nisur rrugëtimin e tij në muzikë që në “Pallatin e pionierëve” duke vazhduar më pas në lice, por që për arsye personale dhe më saktë emigrimi, nuk i ka mbaruar dot studimet. E gjithë kjo rrjedhë ngjarjesh e ka ndihmuar që të rikthehet në muzikë dhe të bëhet një nga emrat me të kërkuar në eventet e muzikës popullore dhe në gëzimet familjare. I pyetur se në cilat vende është ndjerë mirë, atje ku ka qenë i ftuar, jo vetëm në Shqipëri ai përgjigjet:-” Po, është e vërtetë që unë kam punuar që nga vitit 1996, në Shqipëri por më shumë jashtë saj si në punoj më tepër jashtë sesa në Zvicër, Greqi, Italia, Kosovë, Maqedoni, Austri dhe të them të vërtetën kudo ku kam qenë më kanë pritur mjaft mirë, por do veçoja Zvicrën, ku jam ndjerë mrekullisht mirë.” Ai thotë se ka dhënë dhe do japë maksimumin në muzikë, sepse është ajo që di të bëjë më mirë. Ai ka marrë pjesë edhe në forumin e muzikantëve profesionistë në Shkup, ku edhe është diplomuar nga ky forum si muzikant profesionist. Altin, stafi i gazetës “Intervista” të uron suksese!

Këngëtari i mirënjohur, Edmond Nikolla, pas një periudhe 2 vjeçare, realizoi ëndrëën e tij, një tur të jashtëzakonshëm në të gjithë SHBA. Me këtë tur ai vërtetoi se është një prej më të adhuruarve në komunitetin shqiptar, në Amerikë Gjatë këtij turi dyvjeçar, Edmond Nikolla, ka realizuar shumë evenimente të ndryshme, mbrëmje festive, ceremoni private dhe koncerte, duke u bërë kështu nga më të kërkuarit, në mesin e këngëtareve ne Amerike.

Ai është lindur në Lezhë në një familje me tradita muzikore, dhe, ka studiuar në violinë në liceun “Prenk Jakova” ne Shkodër. Më pas Edmondi, ka vazhduar studimet për fizarmonikë në liceun “Jordan Misja” në Tiranë. Edmondi, pas ketij turi te gjate e te suksesshem, u kthye ne vendlindje dhe mori pjese bashke me vellain e tij, Eduartin, edhe ai nje muzikant mjaft i suksesshem, ne nje nga netet e “Maratona e këngës”, në qytetin e lindjes se tij, Lezhe. Edmondi, ka sjelle per publikun shume kenge te bukura, si solist, por edhe bashkepunime. Ne i urojme Edmondit, por edhe vëllait te tij, sa më shumë suksese në këngët që do sjellë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.