Pertulargauarnga dashuria...

Intervista - - POEZI -

(Poezi nga biseda me një shoqe) Renda për t’u larguar nga dashuria që më digjte flakë, Ika larg per te te haruar, ai gabim ishte fatal, Ne na ndau feja, sepse s’isha në një me të, Ndaj veten time e syrgjynosa dhe qaja e s’bëja zë. Në vitin tetedhjetenete mora arratinë, jo vetëm të harroja dashurinë, por nga ajo ndenje nuk kisha më tej tjetër shpëtim. Dhe këtu në emigracion ende nuk kam gjetur qetësinë Mendja më rri te dashuria e parë, që s’pati realizim. Përse zemër s’pate guxim, me tjetër jetën të lidhje? Unë ika në mërgim për tu shpëtuar paragjykimeve, Por dhe atje në mërgim lotët kurrë s’më janë tharë. Ndonëse shume vite kanë kaluar, prapë me djeg ai zjarr.' *** O dashuria ime e vjetër më mbete ashtu siç ishe, Dhe pse fle me dikë tjetër, zemrën time ti e përzhite. Sonte gjumi me ka ikur, si shumë të tjera netë, Qyteti dritat i ka fikur, ti pa mua unë pa jetë... Aq larg sa ndodhesh, ti mund të kesh dëgjuar, Përsëri unë të kërkoj, përtej detit duke vështruar. E me mall serish ty do të të zgjoj, se largësia na ka ndarë, Nga shumë trishtime që kemi në mes, shumë herë kam qarë. Përtej detit do të pres, mes mijëra njerëzve do të dalloj, Netët që kaluam bashkë, kurrë nuk do t’i harroj. Përsëri unë të kërkoj, e s’e shuaj dot zjarrin në gji, Vallë mos kam mëkatuar, me këtë dashurinë për ty?!.. Përse i dashur s’dite të lexoje vargjet që të kam dedikuar, Nga kjo zemër e përvëluar, kurrë s’kishe për tu larguar... Tërë këto vite kanë ikur, po ty asnjë çast s’të kam harruar, Me lotët që kame derdhur një det të kripur kam krijuar. Ndoshta detet janë të kripur nga lotët që kanë rrjedhë, Dikush dashurin e humbur me shumë dhimbje ka përzjerë, Dikush për birin e vetëm që dheu i ka mbuluar, E unë dhe e vdekur, dashurinë e parë s’kam për ta harruar... LULJETA GJOSHA PASHOLLARI.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.