Bëhem xheloze për motrën

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Ju përshëndes të gjithëve ju miq të gazetës “Intervista”, vendosa që të ndaj me ju një brengë dhe një ndjenjë të çuditshme, e cila po më tjetërson si njëri. Dëshira për t’u bërë nënë, më ka bërë që unë të transformohem në tjetër njeri. Është një ëndërr e çdo gruaje për të patur fëmijën e saj, mirëpo, kjo gjë dëshirë e madhe po më përndjek gati po më merr frymën dhe nuk po e kuptoj se çfarë po ndodh me mua.

E gjithë historia ime nisi kur motra ime u martua, ajo shkoi nuse në një familje shumë të mirë si nga ana morale, por edhe nga ajo ekonomike. Brez pas brezi ata kishin qenë një familje e bashkuar dhe me rregulla strikte, kjo gjë ishte e trashëguar nga brezat e mëparshëm dhe e kishin mbajtur familjen në unitet. Asnjë nuse, apo një pjesëtar tjetër i kësaj familje nuk kishin guxuar që të thyenin traditën, apo rregullat që ishin vendosur në atë shtëpi. Kjo kishte bërë që çdo gjë të funksiononte për bukuri dhe njerëzit ishin në paqe me njëri-tjetrin dhe nuk ekzistonte ndjenja e xhelozisë dhe e smirës midis tyre. Motra u fejua me mblesëri dh ajo u përshtat në atë familje me rregullat e tyre. Ajo kishte një kunat dhe dy kunata, të cilat u martuan pasi motra ime po jetonte në familjen e tyre. Historia është pak e gjatë, por po mundohem që t’ju tregoj vetëm thelbin. Motra ime kishte pesë vjet martesë, dhe ajo u bë me dy fëmijë një vajzë dhe një djalë. Ajo jetonte me prindërit e burrit dhe me kunatin e vogël. Prindërit e kunatit ishin shumë të kënaqur nga sjellja e motrës time, sepse të tillë edukatë kishim marrë nga familja jonë. Kjo kishte bërë që ata të krijonin një simpati për motrën time, por jo vetëm për të, por edhe për mua. Atëherë ata vinë dhe i thonë babit se duan të bëhen dy herë miq me ne. Babi u habit shumë dhe për momentin nuk dinte se çfarë përgjigje t’ju jepte, por ata e kuptuan situatën dhe për të mos e vënë në siklet tim atë, i japin atij kohën e nevojshme për t’u menduar. Unë isha vetëm njëzetë vjeçe në atë kohë. Prindërit e mi dëshironin shumë që edhe unë të shkoja në atë familje, sepse siç ju thashw më sipër, ata ishin një familje shumë e mire dhe nga motra kishim dëgjuar vetëm fjalë të mira për ta. Unë kunatin e motrës e kisha takuar vetëm dy herë, por asnjëherë nuk e kisha parë me syrin se ai mund të ishte burri im. Ashtu si edhe prindërve dhe mua më pëlqeu fakti që do shkoja nuse në atë shtëpi, jo se kisha ndonjë simpati për djalin që do bëhej burri im më pas, por, më tepër i gëzohesha faktit se unë për kunatë, do të kisha motrën time. Kjo gjë më gëzonte shumë, po pa e ditur se kjo histori me motrën time “kunatë” do më ndryshonte jetën mua si njeri. Gjërat filluan të ndryshonin menjëherë dhe unë vetë nuk po arrija ta kuptoja se çfarë po ndodhte me jetën time. Në fillim u bë fejesa, më pas martesa. Dhe dy vitet e para të martesës ishin vitet më të bukura që kam kaluar në jetën time. Albani bashkëshorti im, ishte një njëri shumë punëtorë, dhe shumë i përkushtuar për familjen, ai punonte ekonomist në një firmë ndërtimi. Siç ju thashë edhe më lart, ata kishin rregulla strikte në familje, dhe im shoq edhe burri i motrës, ose më saktë kunati im, sa herë që merrnin rrogën, ata lekët i dorëzonin te nëna e tyre. Ajo i administronte dhe ne sa herë që kishim probleme, ose duhet të psonisnim, i drejtoheshim asaj. Në fakt unë nuk isha mësuar me këtë lloj jete, por kjo gjë në fillim nuk është se më shqetësonte, sepse Albani nuk më linte asnjë gjë mangët, madje dhe me pushime kishim shkuar ne vendet me ne mode dhe nuk kisha pse të shqetësohesha për këtë gjë. Me motrën, po kaloja shumë mirë, ajo, në atë kohë kishte dy fëmije dhe unë kujdesesha për ta. Ne të dyja rrinim në shtëpi, burrat tanë nuk donin që ne të punonim, kështu që atyre ju mjaftonin punët që ne bënim në shtëpi, sepse lekun ata e nxirrnin vet. Deri këtu gjërat shkonin për mrekulli në familjen tonë. Por për mua gjërat filluan që të vështirësoheshin në kohën kur kishin kaluar gati tre vite dhe unë akoma nuk kisha ngelur shtatzënë. Në fillim nuk e kishim problem sepse si unë edhe Albani mendonim se të rinj jemi, dhe jetën e kemi përpara. Fakti që unë nuk po ngelesha shtatzënë, filloi të shqetësojë, jo vetëm mua por, të gjithë familjen e burrit dhe familjen time gjithashtu. Atëherë ne ia nisëm nga vizitat nëpër doktorë, sipas tyre, çdo gjë ishte në rregull si për mua ashtu dhe për Albanin. Ata na këshillonin që ne duhet të bënim durim, dhe duhet të ishim që të dy shumë të qetë nga ana psikologjike. Dhe ne kështu bëmë kaluan pesë vjet martesë, por asnjë rreze shprese nuk kishte për ne, përsëri i vazhduam vizitat, përsëri na thoshin të njëjtat gjëra, por me një ndryshim mua më dhanë disa ilaçe, por ishte e kot as kjo nuk funksionoi. Ndërkohë, motra kishte mbetur shtatzënë me fëmijën e tretë, por asaj i vinte shumë zor që të ma tregonte mua, e dinte e gjithë familja përveç meje. Këtë gjë e kuptova vetëm kur asaj filloi dhe po i rritej barku, një ditë ishim vetëm dhe e pyes:

-Nela, mos je shtatzënë ti?

Ajo filloi dhe po ndryshonte muhabet, e kuptova që ajo donte të ma mbante të fshehtë këtë gjë, që unë të mos vuaja. Në ato momente, sepse m’u bë një lëmsh në stomak dhe po e ndjeja se po më bllokohej frymëmarrja. Ishin dy ndjenja të kundërta që po më ngacmonin në shpirt, edhe gëzohesha, se do bëhesha për herë të tretë teze dhe hallë njëkohësisht, por më tepër hidhërohesha që nuk e kisha unë fatin e motrës dhe të mbaja në krahë një fëmijën tim. E ndjeja se situata po më rrëshqiste nga duar.

-Ti nuk duhet të ma kishe bërë këtë gjë, - i thashë dhe lotët më rrodhën mbi faqe.

- Unë gëzohem për ju, dhe unë duhet të isha e para që duhet ta merrja këtë lajmë të gëzuar, dhe jo e fundit, - iu përgjigja e revoltuar.

(Vazhdon javen tjeter)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.