Pyetje për arkitektin Ç’ngjyrat të përdor për dhomën e fëmijëve?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Jemi nje çift nga Tirana qe sapo jemi gëzuar me një fëmijë. Do deshëm të pyesnim arkitektin që jep pergjigje në gazeten tuasj se cilat ngjyra janë më në modë për dhomat e fëmijëve? Falemnderit

Seldi Shehu, arkitekt, www.seldishehu.al. Adresa: Rr. Siri Kodra, Blloku i magazinave, Tirane. Cel. 0682060611, E-mail: info@seldishehu.al Nëse ju nevojitet ndërtimi i një shtëpie të re ose përditësimi i mobiljeve tuaja, ne ofrojmë projektim dhe mobilim, me funksionalitet, stil dhe vlera.

- Dhoma gjumit e fëmijëve është një nga këndët e shtëpisë ku është shumë e vështirë të luash me ngjyra. Fëmijët duan të kenë dhoma të ndritshme, me ngjyra pak të theksuara dhe lyer mundesisht në mënyrë uniforme. Përdorimi i ngjyrave shumë të theksuara në një dhomë fëmijësh është e gabuar pasi i nxit ata për të qënë agresiv. Ju duhet të përdorni ngjyra që fëmijët tuaj të ndihen të gjallë dhe energjik gjatë ditës dhe ndërkohë të relaksohen gjatë natës. Përvecse ngjyrave energjike mos harroni gjithmonë mund të përdorni të bardhën dhe theksime të grisë pasi këto i japian një tjetër dimension dhomës. Ç’ështja qëndron në gjetjen e ngjyrës e cila i përshtatet sa më shumë personalitetit të fëmijës suaj dhe mos ngurroni të pyesni edhe fëmijën tuaj për ngjyrën e dhomës pasi kjo i rrit besimin në vetvete. Po ju jap disa këshila për ngjyrat që duhet të përdorni:

- Roza është një nga ngjyrat më të zakonshme që njerezit mendojnë kur duan të lyejnë dhomat e vajzave. Gjithashtu mund të përdoret edhe për vajzat më të mëdha në moshë. Kjo lloj ngjyre krijon shumë dritë në dhomë dhe kombinohet shumë mirë me ngjyrat e tjera si portokallia, bluja, e bardha etj.

-E kuqja është një nga ngjyrat që mund të jetë plotësisht e gabuar dhe plotësisht e duhura për dhomën e fëmijëve tuaj. Nëse e kuqja është shumë e ndezur ajo mund të jetë mbytëse. Por një e kuqe e errët kombinuar me tapiceri ngjyrë të bardhë, kafe të hapur si dhe me një shumëllojshmëri lodrash e pikturash në mur mund të jetë shumë nxitëse.

-Ngjyrat e buta janë perfekte për dhomat e fëmijëve shumë të vegjël, sidomos përsa i përket periudhës së gjumit. Ngjyrat e pastelit gjithashtu janë shumë të përshtatshme dhe në të njëjtën kohë krijojnë një harmoni me ngjyrën e hapur të mobiljeve.

-Ngjyra portokalli është perfekte për femijët nën moshë 14 vjec. Eshtë një ngjyrë që të kënaq syrin dhe mund të përdoret si për meshkujt ashtu edhe për femrat. E kombinuar me ngjyrën gri, të bardhën dhe detaje të zeza, kjo ngjyrë nuk bëhet shqetësuese. Në të njëjtën kohë kombinohet shumë mirë me nuanca te blusë.

-E verdha është një ngjyrë e tmerrshme për dhomën e fëmijeve. Por nuancat e saj, më e errët ose më e zbarrdhur, mund të jenë të përshtatshme në varësi të karakterit të fëmijës. Ajo mund të kombinohet me nuancat e bojëqiellit si edhe me ngjyrat neutrale për të mos qënë shumë problematike.

-Zgjedhja e disa ngjyrave plotësuese të njera- tjetrës mund të jetë një zgjedhje mjaft e mirë. Për shembull ngjyra e dollapit dhe skrivanis mund të jenë me ngjyrë të gjelbër të hapur ndërsa krevati dhe tapiceritë ngjyrë portokalli.

-Një tjetër mënyrë për të përdorur një shumëllojshmëri ngjyrash në dhomën e fëmijëve është duke i përdorur ato në formën e blloqeve në pjesë të ndryshme të dhomës. Kështu përshembull dollapi mund të jetë një ngjyrë, krevatet dhe komedi- nat një ngjyrë tjetër dhe dyshemeja dhe muret mund të jenë nje tjetër ngjyrë.

- Përdorimi i vijave në dhomë mund të jetë një veprim i nxituar por përdorimi i vijave në tapicerinë e krevatit duke kombinuar të bardhën dhe blunë jep një pamje shumë të mirë dhe kombinohet edhe me ngjyrat e tjera të dhomës.

-Shumë prindër mednojnë se dhoma e gjumit e fëmijëve nuk është e përshtatshme për ngjyrën e bardhë pasi bëhet pis shpejt, por përdorimi i të bardhvs në masë të madhe dhe shoqërimi i saj ne pjesë të vecanta me ngjyra të tjera do të ishte perfekt për një dhomë fëmijësh.

-Një tjetër ngjyrë të cilën prindërit nuk e duan në dhomën e fëmijës së tyre është ngjyra e zezë. Askush nuk do që fëmija e tij të rritet në një dhomë të errët. Por një faqe muri e errët mund të përdoret për ti dhënë theks një vazoje me lule, pikturave të varura në mur, si dhe mund të jetë një vend mjaft i përshtatshëm për fëmijët për të luajtur me lapsa me ngjyra ose me shkumsa.

-Një gjë që duhet modoemos ta bëni në dhomën e fëmijëve tuaj është të krijoni shkrime në mur. Kjo mund të jetë një mënyrë për t’i edukuar pa qënë ju prezent dhe në të njëjtën kohë mund të jetë një gjë për tu ruajtur me kalimin e moshës dhe nostalgjike në vitët e mëvonshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.