Pyetje për psikologun Kam varësi ndaj një njohjeje në Facebook

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Jam një djalë 35 vjeçar beqar që kohët e fundit jam njohur në facebook me një vajzë të martuar. Flasim çdo ditë në Facebook, jemi takuar 2 herë fshehtas në darkë. Unë ndihem i dashuruar me të dhe dua që ta harroj sepse nuk më përket mua, por nuk mundem të rri pa folur me të dhe e mendoj çdo ditë. Nuk e di ç’po më ndodh që nuk mund të dal dot nga kjo situatë, ju lutem më thoni një sugjerim se si të veproj.

Jashar Demiri, psikolog klinicist:

- Desha te te bej nje pyetje qe ne fillim: Pse ore nuk paska ndonjë vajzë tjetër për ty, vetëm ajo qenka, e martuara? Ajo mund të ketë problemet e saj me burrin, ose mund të jetë një donzhuane, mund të jetë e bukur por e paqëndrueshme në ndjenja e dashuri, ose të jetë ndonjë e papunë që luan me ty, ose ndonjë kurthaxhie ose zhvatëse. Pse pak gra ka të tilla? Cilido variant edhe ai më pak i pabukuri për ty është sigurisht i keq, ndoshta shumë i keq dhe shumë larg mendimeve të tua të shumta për të gjetur miken e jetës, një vajzë beqare për jetën. Pse pak vajza beqare ka?

Unë nuk do ta paragjykoja atë po të ishte fjala vjen, ndonjë e divorcuar, por në këto kushte ti po kalon një gardh e sikur po futesh në një përrallë të huaj e të panjohur ku “pronari” ndoshta po të vëzhgon dhe nuk i dihet… Merre vetë me mend se çfarë mund të bëje ti po të diktoje që dikush tjetër po të prek familjen. Ti vëre një herë veten në profilin e tjetrit. Ndoshta ajo grua mund të ketë shumë probleme me burrin e saj se kush t’i tregon të gjitha. Po pse atëherë ajo të të përdorë ty si një gomë rezervë sa për të kaluar lumin… E ka thënë bukur Napoleoni në një libër për femrat, “mos fut në krevat një femër që ka më shumë halle se sa ti”. Mua më pëlqen letra jote te fraza “dua ta harroj sepse nuk më përket mua por nuk mundem. Kjo po, dhe e kuptoj se halli yt është jo i pakët sa që ka marrë inciativën dhe mundimin për të më shkruar.

Më vjen mirë që te ti po zhvillohet ai që quhet gjyqi i ndërgjegjjes dhe i ndjenjës së përgjegjësisë të cilat do të të bëjnë të shmangësh ndonjë vendim të gabuar ku zakonisht ndjenja kapërcehet me arsyen dhe mundet që e mbyt arsyen . Nëqoftëse je lexues librash a mund të të bëj një pyetje retorike? A mbahet për grua një femër si zonja Bovari e cila sapo dashurohej dhe ja hiqte trurin një mashkulli me bukurinë, zgjurrsinë , elegancën , feminilitetin , shpejt “velej” me të e zhgënjehej, mërzitej e ikte duke e lënë të varur e të vuajtur? Këtë lloj fenomeni ne psikologët e quajmë sindromi Bovarizëm, i cili është një vuajtje edhe për femrën e cila kujton se gjeti princin e kaltër dhe shpejt i del princi bakër pasi vetëm shkëlqimi është prej floriri.

Të të pyes, ku e njeh ti atë gocë të mirë? Ti e di vetëm që ajo është e martuar. A mendon ti se ajo ti tregon drejt të gjitha? Ajo mesa mendoj unë, të tregon drejt diçka sa për tu dukur e sinqertë dhe për të fshehur disa gjëra të tjera. Unë nuk mund të diskutoj rreth saj sepse nuk e njoh por me aq sa më shkruan ti arrij të kuptoj se ajo duke pasur si armë bukurinë apo shkathtësinë e saj , duke pasur edhe ca më shumë përvojë sesa ti, me siguri që po të përpunon dhe manipulon sipas interesave dhe llograive të saj.

Pra nuk e besoj që ajo të jetë aq e pafajshme sa hiqet. Me siguri ajo e di se ti duke qenë beqar edhe i uritur bën sikur mendon për ty. Më vjen ndërmend këtu edhe një thënie amerikane, « mos porosit kur je i uritur ». Ti mund të thuash, :- «Mjaft profesor më bëre moral ,nuk jam as i pari as i fundit që bie në dashuri me një grua të martuar, sepse dashuria është e çmendur, nuk jemi ne. Se ndjenjat janë të pafajshme, se është noramle që të biesh në dashuri dhe të krijosh varësi ndaj dashurisë etj etj».

Mirëpo unë përsëri sipas mënyrës sime duke të supozuar ty si djalin tim pasi jeni në të njëjtën moshë, 35 vjeç, dua të të këshilloj se nuk ke pse t’i hapësh telashe vetes. Nuk ke as pse të sajosh një lidhje me ato suprizat e pakëndshme dhe me rreziqe sepse këtu kështu ndodh: dramat e mëdha e kanë fillesën tek gjërat e vogla. Sa për varësinë në dashuri, mos e quaj atë dicka normale pasi varësinë në dashuri unë e shikoj gjatë si varësi nga droga ose çdo lloj varësie tjetër , kur ti nuk je më vetëvetja , pasi në plan të parë është padurimi ose nevoja e keqe. Ja si e përshkruan varësinë në dashuri Scott Peck në librin e tij “Për ngritjen shpirtërore”.

« Mashtrimi i dytë dhe më i shpeshti lidhet me konceptin se varësia është dashuri . Me këtë mashtrim psikologët janë të tmerruar të luftojnë çdo ditë. Efekti bëhet më dramatik te personat të cilët bien në depresion për shak të humbjes apo ndarjes nga shoku i jetës , i dashuri ose e dashura. Një person i tillë rëndom do të shprehet. Unë nuk jetoj dot pa burrin që dashuroj. Ndërsa ata habiten shumë kur unë ju them: gaboheni, jo, nuk e doni burrin, gruan, djalin apo vajzën tuaj. Përgjigja e tyre e hidhëruar është kjo: « si mund të mendoni kështu? Unë sapo ju thashë që jeta ime pa të nuk ka kuptim. Unë mundohem t’i sqaroj se kjo që thonë ka lidhje me parazitizmin por jo me dashurinë. Ju jeni parazitë në raport me atë person. Në marëdhënien tuaj nuk ka zgjidhje as liri. Aty është në diskutim nevoja, jo dashuria».

Bazuar në këtë thënie unë po të pyes diçka : Pse ti më parë funksionoje bukur pa atë, kurse tani jo? Besoj se i kuptoni i nderuar mitet e gabuara?

Një ndër to është ngatëresa se varësia ose xhelozia është dashuri. Jo. Ne psikologët themi dhe argumentojmë se dy veta duhen atëherë kur janë të aftë të jetojnë pa njëri-tjetrin, por kanë bërë zgjidhje të jenë së bashku. Kthehemi edhe një herë pra në fillim përgjigjes sime: mos qëndro në breg ende pa të ardhur dallga ndoshta tip sunami. Merru me punë e veprimtari të dobishme dhe mos ec me tej aty ku si thotë populli “ka hyrë në livadh të huaj». Mos prit pasoja e zhgënjime pasi secili nga ne është përgjegjës për nevojat e veprimet e veta. Zgjidh e prit fatin tënd.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.