Kam dhimbje mbrapa kokës

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam 24 vjeç dhe kam një problem me kokën. Kam një dhimbje mbrapa , lartë trurit të vogël. Dhimbja është në anën e majtë lartë qafës vetëm 2 - 3 centimetra poshtë çafkës së kokës. Është sikur më shtypet koka dhe më krijohet një presion. Dhimbjet nuk janë shumë të mëdha por ka raste që nuk i përballoj dot dhe duhet të shtrihem pasi nuk mund të rezistoj dot të rri në këmbë. Këto dhimbje ka dy vet që përsëriten dhe nuk janë shumë të shpështa. Ndodhin një herë në disa kohë por kur përsëriten ndodhin për disa ditë resht disa herë në ditë dhe nuk zgjasin shumë. Relativisht dhimbja zgjat pak. Ndonjëherë kur jam shumë e lodhur ose e ngarkuar kam një dhimbje në anën e majtë të vetullës. Çfarëdo që të pi dhimbja nuk më ndalon. Gjithashtu më vjen për të vjellë dhe më merren mendtë.

Neurolog Agron Islamaj, 0682230393: - Sipas të dhënave tuaja, mendoj se shqetësimi tuaj , pra dhimbja e kokës është e karakterit mbingarkesë mendore. Mekanizmi i saj është një ngushtim i zgjatur i enëve të gjakut, si pasojë e ndonjë shqetësimi, apo kalimit të ndonjë situate të vështirë stresante, në sferën emocionale, në raste të ndryshme socjale, ekonomike, shoqërore ose familjare.

Zakonisht kjo dhimbje koke mund të zgjasi nga disa sekonda deri në disa orë. Në këto raste ndodh një ngushtim i enëve të gjakut. Me zgjerimin e tyre qetësohet edhe ajo ( pra dhimbja e kokës). Ndodh më tepër në anën e majtë, sepse punon me dorën e djathtë ku është përgjegjëse ana e majtë e trurit dhe ka më shumë enë gjaku në ndryshim nga ato të punojnë me dorën e ma- jtë, pra mëngjarashët.

Shtojmë se kjo dhimbje koke shoqërohet me çrregullime të gjumit, përqëndrimint, tretjes dhe me një varg ndryshimesh të tjera (si pulsi, tensioni, frymëmarja etj. Kjo dhimbje koke është e karakterit rëndrues dhe është e kanalizuar në pjesën e pasme të kokës, ose ballore. Bërja e analizave në këto raste, kur ajo ( dhimbja e kokës) është e karakterit rëndues, pra nervore, del normal. Për të zbuluar shkakun dhe për ta shmangur atë do të këshlloja të konsultoheshit me neurologët, të cilët krahas mjekimit do ju japin edhe këshillat e rastit lidhur me dietën dhe regjimin. Pra kombinimin e drejtë të aktivitetit mendor me atë fizike dhe clodhjeje. Përshembull ju këshillohen shëtitjet në ajër të pastër, ose marrja e me sport (gjimnastikë, not etj). Shmangia e pijeve nxitëse të sistemit nervor, si përshembull kafesë e shumta (mbi një të tillë, sidomos mbazditeve në mbrëmje) po kështu mos përdorimi i pijeve energjike si psh Red Bull, B53 ej.

Si mjekim mund të përdornit barna që zgjerojnë enët e gjakut të trurit si përshembull stugeron që është qetësues i sistemit nervor e ndonjë kompleks vitaminash dhe kriprash minerale. Vetëm kështu ju do të ktheheni ne normalitet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.