Më kanë rekomanduar të vë lente të gjysëm të forta

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Para disa muajsh kam qenë tek mjeku oftomologu dhe pas kontrollit mjeku ka konstatuar dioptri prej -2.5 dhe -3 dhe më ka sugjeruar të marr thjerrëza gjysëm të forta. Nuk e kuptoj se pse më ka sugjeruar ti marr gjysëm të forta sepse sipas mendimit tim nuk kam dioptri aq të madhe dhe pse nuk mi ka sugjeruar ti marr thjrrza të buta vjetore dhe a do ishte mirë sikur ti kisha marrë të buta thjerrzat vjetore? Pres përgjigje nga ju, faleminderit.

Okuliste Rezarta Shkurti: 0692529165: -E nderuar letërshkruese të falenderoj për pyetjen që më dërguat sepse për këtë çësh- tje nuk kemi shkruar më parë në letrat e tjera, pasi nuk ka patur letra drejtuese.

Përsa i përket problemit tuaj të shikimit , sikundër unë e kuptoj nga letra mendoj se ju vuani nga një ASTIGMATISMUS jo i rregullt myopik , që me fjalë më të thejshta do të thotë që sytë tuaj vuajnë nga një difekt miopie por që nuk lidhet kryesishtt me aksin por me difektin gjometrik të xhamit te syrit të Kornesë.

Difekti cilindrik ka të bëjë me anomali gjeometrike në xhamin të syrit dhe xhami i syrit është i çrregullt dhe jo simetrik me rreze të pabarabratë të nisura nga qendra. Syzet e pabarabarta cojnë në diametër të pabarabartë dhe rrjedhimisht asimetrike korneale që si përpërfundim njihet si ASTIGATISMUS RREGULAR.

Kam përshtypjen se njëri sy juaj është -3, është konsideruar me pas edhe nga Aftimologu si KERATOCONUS, përderisa është menduar prej tij zgjedhja e lenteve të forta kontakti. Lentet e forta të kontaktit janë stuk- tura në trajtë xhami me një sipërfaqe gjysëmsferë të thjeshtë, me e vogël sesa kornea ( xhami i syrit të njerit), dhe duke qenë të qelqta ato krijojne forcë shtytëse mbi kornenë, kështu që modifikojnë deri në neutalizim të defektit.

Mendoj se për rastin tuaj Aftimologu ka zgjidhur përdorimin e lenteve të forta për të korigjuar problemin pasi ato janë të duhurat për neutralizuar defektin. Ju uroj gjithë të mirat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.