Nuk mbaj dot shpatullat drejt se më rëndon gjoksi

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Përshendetje dokt o r. Jam një nënë e moshës 55 vjeç. I kam shpatullat te dërrmuara, nuk mund t’i mbaj dot drejt edhe për shkak të gjoksit të madh që kam. Kam një krrusje dhe kam dhimbje e cila nuk më pushon. Nuk di çfare të bëj, a mund të rregullohet ose mjekohet kjo gjendje?

Fatos Hoxha, re - um a t o l o g 06921230485:

Përshendetje zonjë. Historia e ankeses suaj duket të jetë e hershme, që rreth moshes 20 vjeç pasi dhe formatimi i gjoksit ndodh rreth kësaj moshe. Ndjenja e turpit për të mos u dukur gjoksi i madh ka bëre të përkuleni përpara , gjë e cila ka çuar në deformimin e pjeses dorsale ( midis shpatullave) ku kurrizi ka marrë një formë harku . Kjo formë e kurrizit bën që shpatullat të rrine në kontakt të ngushtë me pjesen e pasme torakale të brinjeve, duke provokuar ndjenjën e bezdisjes deri në dhëmbje të shpatullave. Kjo zonë ka një seri strukturash, si : muskuj, fasha, tendina , nerva, kocka, te cilat mund të jenë burim i dhimbjes që duket sikur nuk do të pushojë. Për të parë se si vleresohet gjendja juaj duhet të bëhet një vizite te një mjek reumatolog ose ortoped . Mjeku nëpermjet të dhenave klinike , radiologjike ose laboratorike , përcakton diagnozen dhe me pas trajtimin me medikamente ose fizioterapi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.