Pyetjet e reja

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Si ka mundësi që ka kaq shumë gay në kohët e sotme? Në komunizëm nuk kanë qënë që martoheshin të gjithë dhe krijonin familje apo... Lorena

- Kush mendon se po e pengon reformën në drejtësi? Bashkim

- A mendoni se do ishte mirë që të krijohej një qeveri teknike? Genci

- Pyetje për burrat. A do e ndërronit gruan tuaj përgjithmonë me Angelina Jolin? Mira

- Nëse planeti Tokë rrezikonte të shkatërrohej do e konsideronit jetesën në planetin Jupiter? Goni

- Unë do preferoja të isha në vend të Albert Kamy, por jo më poshtë kësaj kategorie.

- Personalisht do doja thjesht të kisha jetën që bën dikush tjetër por jo të isha në vendin e tij. Jam shumë egoist për të vënë dikë mbi veten time.

- Pëlqej shumë aktorë dhe kengetarë por idhull kam vetëm Perëndinë. - A jeni për legalizimin e hashashit? - Sigurisht që po. - Unë mendoj që këtë çështje duhet ta diskutojmë privatisht, pasi këtu nuk është vendi i duhur për të folur.

- Jo se na ka shkatëruar shoqërinë dhe do na marrin rrugë të keqe fëmijët. Unë nuk kam fare dëshirë që të lagalizohet madje jam për masa të rrepta edhe për ata që e pijnë.

- Hashasi duhet legalizat të paktën për mjekësinë. Të kenë shansin që të paktën të sëmurët me kancër të bëjnë kura origjinale.

- A mendoni se duhet të bëhet një ligj i cili dënon adresat fallco në Facebook të cilat janë të rrezikshme?

- Ka disa adresa fallco në Facebook që realisht janë të rrezikshme. Ndaj këtyre njerëzish duhen marrë masa. Mendoj që e domosdoshme për ta është edhe burgu sepse ndodh që ndonëjherë marin kot dhe bëjnë gjëra të pakontrolluara.

- Këto janë muhabete pa rëndësi, si mudn të të dëmtojë një njeri nga Facebook unë nuk e marr vesh. Mo i jepni kaq shuëm rëndësi Facebookut dhe tjeni rehat me veten.

- Unë shikoj shumë ëndrra natën. Nëse ndonjë javë nuk shikoj , shqetësohem shumë. Ëndrrat kanë shumë rëndësi për mua, janë pjesë e pandarë e jetës. Ju ndodh njësoj si mua apo nuk ju jepni rëndësi ëndrave që shikoni?

- Më ndodh edhe mua ky fenomen. Jam shumë i fiksuar pas ëndrrave. Unë mendoj se ato kanë një kuptim dhe duna të na japin mesazhe për gjërat që jetojmë dhe duam të bëjmë. Për mua nuk ka orjentues më të mirë se endrat që shohim.

- Kam muaj që nuk shikoj fare endrra ose më saktë më duket sikur nuk shikoj fare ëndrra sepse kur cohem nga gjumi nuk mbaj mënd asgjë.

- Çfarë do ndodhi në zgjedhjet e ardhshme? A keni ndonjë mendim ose opinion? - Atë gjë vetëm ai lartë e di o vlla. - Merret vesh se çfarë do behet. Ishalla ikën për lesh ilir Meta dhe shpëtojmë një herë e mirë.

- Zgjedhjet e ardhshme i fiton Edi Rama me kualicion me Kreshnik Spahiun. Hahaha.

- Kam përshtypjen që edhe këto zgjedhje i fiton Edi Rama pasi nuk na ka falimentuar totalisht që të ikë kështu vetëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.