Pyetje qe ende presin pergjigje.

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- A do doni që të rrikthehet përsëri qeveria e Saliut?

- Nuk duam që të përsëritet asnjë qeveri e mëparshme përfshirë këtu edhe qeverinë e Edi Ramës. - Larg qoftë o zot i madh. - Unë jam për po. Është gjynah i duhen ca lek, kështu që le të vijë.

Normale që jo. Jo se këta që janë më të mirë, por edhe këta duhet ta këpusin qafën një orë e më parë. Se çfarë duhet në këtë vend një zot e merr vesh.

- Pyetje për vajzat. A do e konsideronit një lidhje me një person i cili është disa vite më i vogël se ju?

- Të them të drejten të isha une disa vite më madhe se ai, nuk do ta pranoja. Ai thjesht do eksperienca por jo mua

- Jo. Janë më të rriturit dhe e kanë mëndjen fëmijë, jo më më të vegjel në moshë. Ti gocë që ke bërë pyetjen, çfarë kërkon nga një djalë 2- 3 vite më të vogel se vetja/

Nuk ka problem, rëndësi ka dashuria. Mund ta marrësh më të madh nga veten dhe të mos të të dojë fare, prandaj midis dy personave rëndësi ka DASHURIA

- A ka ndonjë njeri të cilin e adhuroni aq shumë dhe e kini si idhull në jetën tuaj sa do të donit të ndërronit jetën tuaj me të tij? Pra të donit të ishit në vend të tij...

- Po unë kam një persona të cilin do doja të ndërroja jetën time me të. Në fakt më ka influencuar aq shumë në jetë sa që kam filluar ta kopjoj, kam hapur edhe nëj adresë fallco me emrin e saj në Facebook. Kush më pyet se kush jam i tregoj karakteristika që ka ajo. Në fakt unë jam gocë dhe nuk kam ndjenja ndaj saj por thjesht jam xheloze që nuk jam si ajo.

- Do doja të isha si Vali Corleone se ai ka lek dhe dashnore.

- Si vetja ime nuk ka në gjithë plane- tin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.