Urime, mesazhe dhe përshëndetje

Intervista - - POSTA -

Dua te uroj 100 vjeç të behet Anila ime e shtrenjte, e cila ne dt 23 08 2016 feston 38 vjetorin e saj. U befsh plake me thinja te arta Anila ime e shtrenjte. Te uron njeriu yt me i shtrente, Vaso. *** I uroj Mandit që sapo është bërë me gocë jetë të gjatë dhe të lumtur vajzës. Ti meriton gjithshka i dashur. Të puth halla Vera. *** Dua të përshëndes dhe uroj këtë vit Olsin të cilin u bë kohë që nuk e shikoj. Të ectë jeta sa më mbarë i dashur, paç fat me konçensionet dhe mos u plaksh kurrë. Ishalla lë trecerekun e lekëve në bixhoz që të të bien ca dënglat dhe të ulet niveli i arogancës dhe moskokëcarjes. Shpresoj që këtë vit të mësosh disa teknika të reja se si të dukesh seksi kur ri më këmbë në lokalet e bllokut. Të puth me dashuri Shaqja, Librazhd. *** Përshëndes stafin e gazetës Intervista. Nga Dora Vl ***

Uroj mamushin tim per 55 vjetorin. Edhe 100 locka ime. ! *** Nikoqiri

O xhaxhi Sajmir Tahiri ti je si shpirt Dreqi e mori Me sharmin tënd na ke shashtisur

Ngriji pantallonat të të shohim tatuazhin Ti I vë gjoksin punës E me të ecën përpara Nuk e vret mendjen Për gojët e liga E lë karvanin të ecë përpara

Xhaxhi Sajmir, xhaxhi Sajmir Dreqi e mori Je nikoqir Anonim *** Përshëndes Landin e Xhikes që ha fara poshtë pallatit tim. Dua t’i them është është shumë seksi dhe që të mos bëjë muhabet në telefon në orën 4 të mëngjesit poshtë ballkonit se më zgjon nga gjumi. I uroj ditë të këndëshme në ngrënien e farave këtë javë. *** Dua të uroj nga zemra kushëririn e hallës së babit për X6 e re. Na ka nderuar të gjithëve si fis dhe mbi të gjitha me të krenohemi në lagje. Dua ta falenderoj që më bëri xhiro në bllok se kështu mu dha mundësia të më shihte njëra që kam patur fiksim prej kohësh dhe të pranonte ftesën për kafe. Miri je njësh po të them, ashtu si ke targën e makinës je dhe vetë. *** Përshëndes shoqen time të ngushtë për ditëlindjen e saj. Edhe 100 Dora, ke të fala shumë nga mami im dhe nga teto Sofika. Të puthim dhe marsh një burrë ashtu si je dhe vëtë. ***

Të trashëgohesh Zana. Tani që u martove ti i jap kurajo vetes dhe i them se çdo gjë qenka e mundur në këtë jetë. Me jetë të lumtur dhe ishalla nuk divorcohesh si të gjitha gratë që ke në fis. Me një djalë ishalla motër dhe në kokën time. *** Uroj te dashuren time Alden gezuar 23 vjetorin. Qofshim gjithmone bashke edhe 100 vjet te tjera. Aldo *** Te dua shume! Ti je dielli i jetes sime qe me ndricon cdo hap qe hedh. Per Marjeten nga Bensi *** Uroj xhaxhain tim per hapjen e restorantit te ri Andeus dhe i uroj suksese. Besimi

***

Klajd Heta, edhe pak fillon viti i ri akademik dhe ti do jesh larg vendit tënd ne Selanik, por në të njëjtën kohë do tregosh që di t’ia dalësh edhe vetë, ashtu siç ia ke dalë dri tani. Të urojmë me shpirt që gjithçka të shkojë sipas planeve dhe synimeve të tua, edhe pse nuk dyshojme aspak. Stafi i gazeta Intervista.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.