Shenjat e horoskopit dhe grimi

Intervista - - HOPROSTKAOPI -

(Vijon nga numri i kaluar)

Peshorja: U ambalazhi i bukur

Për femrat Peshore, si Kim Kardashian, bukuria qëndron tek ambalazhi. Peshores i pëlqejnë produktet më të bukura nëpër rafte, si parfumet me shishkat e tyre. Ajo mund të bëhet një koleksionuese parfumesh, duke i përdorur sipas stinës. Peshores i duhet shumë kohë për t’u përgatitur për të dalë një mbrëmje dhe produktet e saj të bukurisë janë të radhitura sipas ngjyrave. pëlqen

Akrepi: U pëlqejnë ngjyrat e errëta

Ema Stounit i pëlqejnë buzëkuqet e errët dhe për një arësye të mirë. Gratë Akrepi kanë një joshje të thellë dhe misterioze. Atyre u pëlqejnë ngjyrat vjeshtore si vishnja dhe kafeja. Parfumi i saj e mbush dhomën me një joshje të parezistueshme ekzotike. Ajo ndjen që fuqia e saj femërore ka nevojë të shkëlqejë dhe do të zgjedhë produkte ekzotike për të theksuar shikimin e saj dramatik. Zgjedhja e produkteve kozmetike është në varësi të njerëzve që do të takojë. Shigjetari: Gjithmonë gati Grimi për gratë Shigjetar duhet të jetë i shpejtë dhe pa shumë përpjekje, që t’i përshtatet stilit të tyre gjithmonë në lëvizje. Një balsam për buzët dhe një hidratant janë thelbësore për të luftuar tharjen e lëkurës dhe xhet lagun. Të gjithë produktet duhet të jenë në formate të vogla udhëtimi, që të futen në çantën e saj për aventurat e ardhshme. Ajo është e ndërgjegjshme për ballin e lartë, kështu që duket bukur me flokët e fryrë siç fryhen nga era kur je duke udhëtuar me motor. Bricjapi: Produkte luksoze Bricjapët përdorin produktet e modës më të fundit, veçanërisht sepse shumë prej tyre kanë lëkurë të ndjeshme. Ato zakonisht nuk e kanë problem të harxhojnë për produktet e bukurisë, gjithçka për të theksuar bukurinë që kanë. Kujdesi për fytyrën bëhen në spatë më të mira të qytetit. Ato do të përdorin parfumin më të ri që ka dalë në treg, zakonisht me aromë të ngrohtë dhe shumë të shtrenjtë. Rutina e tyre është e organizuar dhe praktike, gati gati një shkencë më vete.

Ujori: Nuk ka frikë të përdorë gjëra të reja

Ujorëve u pëlqen të shokojnë njerëzit me zgjedhjen e ngjyrave dhe stilin unik, kështu që ato kalojnë pak më shumë kohë për të parë një reagim të tillë tek njerëzit që i shohin. Ujorët do kthejnë përmbys qiell e tokë për të gjetur produktet më të veçanta dhe origjinale në treg. Meqë kanë një natyrë humanitare, atyre u pëlqen që firmat e produkteve që ndihmojnë edhe vendet e Botës së Tretë. Sigurisht, kur firma e tyre e preferuar bëhet shumë popullore, atyre u humbet interesi! E ka radhën tjetra!

Peshqit: U pëlqen shkëlqimi i vjetër hollivudian

Peshqit kanë një glamur të pashpjegueshëm, të një bote tjetër, që të kujton Hollivudin e vjetër. Ata duan ngjyra të bukura për të theksuar buzët e fryra mishtore. Peshqit e dinë se një krem hidratues i mirë do ta mbajë lëkurën e tyre të butë dhe me shkëlqim. Atyre gjithashtu u pëlqen të bëjnë eksfoljim me kripërat e Detit të Vdekur për të përfunduar lukun e Afërditës së Botiçelit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.