Si të pajtoheni me partnerin?

Intervista - - FAQE 1 -

Çdo lidhje është unike, por shumica e problemeve të lidhjeve janë pak a shumë të njëjta. Terapistët e lidhjeve kanë tendencë të shohin të njëjtat probleme që përsëriten, gjë që është lajm i mirë për ju. Pse? Sepse kjo do të thotë se ka plot zgjidhje të zgjuara për t’i mbytur problemet që në vezë. Shumica e konflikteve shkaktohen nga mungesa e komunikimit, thotë një psikoterapist. Kur çiftet ndajnë ndjenjat e tyre me njëri- tjetrin, ata bëhen më të afërt, më intimë dhe si rezultat, evitojnë hedhjen e fajit tjetrit gjatë zënkave. Jeni gati të rifitoni dashurinë e humbur pa pasur nevojë fare për terapist?

1. “Partneri im nuk më kupton/ dëgjon”.

Si ta rregulloni problemin: Detyrojeni njëri- tjetrin të komunikoni. Caktoni një takim ditor me njëri-tjetrin për të diskutuar për ndjenjat dhe si ta kaloni jetën së bashku, thotë një terapist. Gjatë këtyre seancave flisni për gjërat që po ndodhin në jetën tuaj dhe sigurohuni të mos e lini tjetrin pa përgjigje. Për shembull, nëse partneri ju ka dërguar një email ku ju ka pyetur se çfarë do të bëni në fundjavë dhe ju nuk i jeni përgjigjur, sigurohuni të paktën që t’i shkruani diçka të tillë si “E mora emailin tënd, po punoj për të dhe ja deri ku kam arritur”. Kur të bisedoni, përdorni dëgjimin pasqyrues, pra përsërisni atë që ju ka thënë partneri para tij, në mënyrë që të siguroheni që e keni kuptuar mirë. Është për t’u habitur sesa shpesh ne nuk e kuptojmë ose e keqinterpretojmë atë që ka thënë tjetri, thotë terapisti, bashkë me rastet kur nuk kemi dëgjuar vërtet. Në vend që të përqëndrohemi dhe dëgjojmë partnerin/ en, ne shpesh përgatisim përgjigjen në kokën tonë, gjë që shkakton një humbje mesazhi. Vendosni disa rregulla të thjeshta që mbahen mend lehtë: Jo telefona dhe tableta që do t’ju hutojnë, jo ndërprerje ose bërtitje ( takohuni në publik kur nuk e ngrini dot zërin, edhe sikur të doni).

2. “Ne nuk bien dakort për paratë”

Si ta problemin: rregulloni Shikoni origjinën e sjelljes suaj. Shpesh lidhen me njëritjetrin personalitete të ndryshëm- dorëshpuar me dorështrënguar- që grinden shpesh për financat e tyre. Kur ju dhe partneri keni pikëpamje të ndryshme për paratë, duhet ta merrni shtruar dhe t’i shpjegoni tjetrit pse silleni me paratë kështu apo ashtu dhe nuk duhet të prisni që ta nxirrni këtë në mes të një grindjeje tjetër. Caktoni një takim ku të diskutoni jo vetëm për vendosjen e objektivave, një buxheti dhe pritshmëritë për jetën, por edhe ndjenjat tuaja për paratë. Tregohuni të sinqertë, mbase prindërit tuaja ishin kurrnacë, prandaj edhe ju jeni kaq dorështrënguar. Dëgjojeni edhe pikëvështrimin e partnerit dhe mundohuni të gjeni një të mesme të përbashkët. 3. “Ne grindemi gjithmonë për punët e shtëpisë” Si ta rregulloni problemin: Fillojeni duke falenderuar njëri- tjetrin. Zënkat që bëhen se kush paguan faturat, pastron, lan rrobat apo shtëpinë kanë më shumë lidhje me të qenit i vlerësuar për punën që bën, sesa me vetë bërjen e punës, thotë një specialiste. Është e lehtë të ndjesh sikur nuk di të bësh asgjë siç duhet kur askush nuk të lavdëron, ose të kritikon vazhdimisht. Ne kemi tendencë të shohim se ç’bëjmë vetë, por jo ato që bën partneri/ ja. Për të kapërcyer zënkën “unë bëj më shumë sesa ti”, filloni duke krijuar një kulturë vlerësimi për atë që bën partneri, sesa të përqëndroheni në atë që që ai nuk bën. Falenderojeni partnerin/en për çdo gjë të vogël që bën dhe kërkojini atij t’jua kthejë favorin. Pastaj kushtojini pak kohë shkruarjes së gjithë punëve që nevojiten për funksionimin e shtëpisë- si të pastroni kuzhinën, kush duhet të blejë dhuratat, të kujtojë ditëlindjet, rregullojë gomat e makinës. Identifikoni një drejtues dhe ndihmës për çdo rol, që të mos ketë keqkuptime. Personi primar duhet të jetë ai që e ndjen veten më ekspert në atë punë ( për shembull, nëse ju jeni mirë me paratë se partneri, atëherë ju duhet të paguani faturat). Kjo do të evitojë verifikimin e çdo gjëje, e cila mund të shtojë zënkat.

4. “Jeta jonë seksuale nuk është si më parë”

Si ta rregulloni problemin: Krijoni përsëri lidhje emocionale. Si t’ia arrini kësaj? Duke patur një diskutim të thellë, plot kuptim me partnerin. Terapisti ynë tregon një studim, gjatë të cilit u pa se bërja e pyetjeve- përgjigjeve intime (të tipit: Si mendon se do të vdesim? Si e sheh rolin e nënës në familje?) shton intimitetin. Pasi të ndjeni më shumë lidhje me njëritjetrin, filloni të bëni seks duke planifikuar takime seksuale, si seks të shpejtë para pune, ose të djelën pasdite, kur fëmijët të jenë duke luajtur futboll, të pavarura nga seksi në darkë ( kur ju jeni shpesh aq të lodhur sa doni vetëm të flini). Përpara se të filloni kritikat duke thënë se seksi i planifikuar është i mërzitshëm, konsideroni këtë gjë: Kur seksi caktohet në kalendar, ai krijon pritshmëri, gjë që mund ta bëjë atë më të kënaqshëm, thotë terapisti.

5. “Nuk kalojmë kurrë kohë së bashku”

Si ta rregulloni problemin: Mos u ndjeni fajtorë nëse i jepni prioritet njëri-tjetrit. Një nga gjërat më të vështira të martesës është të qëndroni të lidhur për një kohë të gjatë. Është kaq e lehtë të humbasësh njëri-tjetrin në kaosin e jetës, thotë terapisti, gjë që tregon se njerëzit kanë më shumë tendencë t’i japin prioritet çdo gjëje tjetër, fëmijëve, punës, miqve, sesa partnerit. Kështu, në fund, ju humbisni lidhjen me partnerin/en. Mbi të gjitha, ju dhe partneri duhet të kuptoni se pa themelin që përbën lidhja juaj, nuk mund të ekzistojnë gjërat e tjera. Lidhja është ajo që mbështet fëmijët, punën, shtëpinë, miqtë dhe jetën, thotë ai. Kështu pra, dedikojini njëri- tjetrit një kohë të shenjë, pa pasur rreth e rrotull aparate dixhitale që do t’ju tërheqin vëmendjen. Kështu mund të kaloni një orë duke parë një shfaqje televizive të preferuar, ose të dilni natën së bashku, etj. Ju mund t’ia tregoni angazhimin njëri- tjetrit thjesht duke qenë të pranishëm dhe të gatshëm për të mbështetur shokun/ shoqen tuaj të jetës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.