Me çfarë frekuence mund të vraponi?

Intervista - - SHENDET -

Më në fund i jeni futur vrapit, ai ju pëlqen. Tani doni të njihni frekuencën ideale për të përfituar në maksimum nga ky sport dhe për të bërë përparime. Ja cila është ajo.

- Cila duhet të jetë frekuenca e vrapimit kur je debutant?

- Vrapi është një sport kërkues që ndikon në ritmin e zemrës, muskujt dhe tendinat. Kështu, në fillim, nuk duhet të vraposh shumë shpejt, sepse mund të lëndohesh ose mërzitesh! Rregulli i artë është progresiviteti dhe rregullsia. Më mirë të bësh 20 minuta vrap tre herë në javë, se një herë të vetme dhe një orë. Duke vrapuar rregullisht, ju do të mësoni zemrën dhe organizmin tuaj ndaj përpjekjes që kërkohet gjatë vrapit. Fillojeni pra me vrapime dytre herë në javë, duke respektuar gjithmonë të paktën një ditë pushimi ndërmjet seancave të vrapit. Në fillim fillojeni me 20 minuta dhe seancat do të shtohen progresivisht për të arritur 45 minuta dhe më në fund do të arrini të bëni 10 km vrap.

- Me çfarë frekuence duhet vrapuar për të bërë përparime?

- Në rast se doni të bëni përparime dhe të mos kënaqeni me një vrap të së djelës, atëherë duhet të organizoni më mirë seancat e vrapit dhe të shtoni frekuencën e stërvitjes suaj. Për të përparuar në këtë fushë, duhet të bëni tre herë vrap në javë. Këto tre seanca janë të domosdoshme për çdo vrapues që do të bëjë përparime: Një seancë do të shërbejë për të punuar mbi shpejtësinë, një seancë me intensitet të ndryshueshëm për të punuar mbi intensitetet e ndryshme gjatë të njëjtës seancë dhe një me vrap me distancë të gjatë, kohëzgjatja e të cilit do të ndryshojë sipas objektivit tuaj (5 km, 10 km, gjysmë maratone, etj). Nëse jua lejon koha, mund të vraponi katër ose pesë herë në javë, por gjithmonë duhet të respektoni një lloj progresivteti në mënyrë që të mos lëndoheni, apo lodheni. Nëse ndjeheni shumë të lodhur, ose ju dhembin muskujt, apo kyçet, lëreni seancën për më vonë, ose eliminojeni fare. Vraponi me frekuencën që ju përshtatet Vrapi i sjell trupit të njeriut shumë përfitime. Ai stimulon zemrën, formon linjat, të bën të biesh në peshë...por mbi të gjitha është një mënyrë e shkëlqyer për të shkarkuar tensionet dhe për t’u çliruar nga stresi. Frekuenca ideale për të vrapuar është para së gjithash ajo që ju përshtatet, ajo që integrohet më mirë në kohën tuaj. Nëse nuk keni për objektiv të merrni pjesë në gara sportive, vraponi sa herë të keni dëshirë për 20 minuta, 30 minuta, një orë, ose edhe dy! Thelbësore është t’ju pëlqejë ajo që bëni dhe ta bëni me qejf, gjë që ju lejon të çlironi mendjen nga stresi. Megjithatë kini parasysh të mos abuzoni me trupin, respektoni ditët e pushimit dhe përfitoni gjatë këtyre ditëve për të bërë shëtitje me biçikletë, të ecni apo notoni...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.