Njëdiamantirrallë vjollcëgjendetnë Australi

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Punonjës së firmës së njohur të diamanteve, Rio Tinto Diamonds, zbuluan një diamant me formë ovale prej 2.83 karatësh, me ngjyrë vjollcë, në minierën e tyre, Argjil, në Australinë perëndimore. Ky është një diamant i rrallë ngjyrë vjollcë, më i madhi i gjetur në minierat e Argjilit të Australisë dhe do të jetë pjesa kryesore e koleksionit vjetor të firmës. Guri grexo, i zbuluar para disa kohësh në një minierë kur më prodhohen më shumë se 90% të bizhuterive rozë dhe të kuqe të botës, në fillim peshonte 9.17 karatë dhe kishte thepa, gropëza dhe gdhendje në të. Pas disa javësh përpunimi, Vjollca e Argjilit, u kthye në një diamant në formë ovale prej 2.83 karatësh. “Vjollca e Argjilit është një diamant shumë i rrallë dhe për këtë arësye do të jetë shumë i kërkuar për bukurinë, madhësinë dhe prejardhjen e tij”, tha menaxheri i përgjithshëm i shitjeve të kompanisë. Ende nuk i është vënë një shifër vlerës së tij, por ai është regjistruar nga Instituti i Gurëve të Çmuar të SHBA-së si një diamant i veçantë për shkak të ngjyrës së tij vjollcë të errët me nuanca gri dhe blu në të.

Nuk dihet se si diamantët e marrin ngjyrën e tyre, por mendohet se mund të vijë nga një shtrembërim në strukturën molekulare gjatë kohës së formimit të tyre në koren e tokës, ose kur del në sipërfaqe. Diamantët e firmës që shiten në tenderin vjetor të saj kanë një vlerë afro 1-2 milionë $ për karat. Si rregull bazik, diamantët rozë dhe të kuq kushtojnë afro 50 herë më shumë se ata të bardhë. Përfaqësuesi i Rio Tintos tha se diamantët vjollcë janë shumë të rrallë dhe në 32 vjet kërkime ështëë gjetur vetëm një sasi prej 12 karatësh të tillë. “Ky diamant vjollcë do të tërheqë imagjinatën e koleksionuesve dhe njohësve më të mëdhenj në botë”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.