Faraoni Tutankhamon kishte një “kamë kozmike”

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Arkeologët kanë zbuluar se faraoni egjiptian, Tutankhamoni, është varrosur së bashku me një kamë, të përbërë nga metali i një meteoriti. Kërkuesit italianë dhe egjiptianë thanë se kama kozmike është vënë pranë trupit të mumifikuar të faraonit 18 vjeçar, mbase me shpresën se do ta mbronte atë në jetën e përtejshme. Një ekip shkencëtarësh përdorën një teknikë të quajtur “spektrometria me rreze X fluoreshente” për të analizuar armën pa e thyer, gjë që i bëri të dilnin me përfundimin e tehu i saj është i përbërë prej material metoriti. Arma është përshkruar si “një kamë e artë, e zbukuruar me dorezë kristali” dhe është e ekspozuar në Muzeun Egjiptian të Kairos. “Raporti i nikelit dhe kobaltit në tehun e kamës është i njëjtë me atë të meteoritëve prej hekuri”, tha një studiues.

Varri i Tutit përmbante edhe objekte të tjera, të lidhura me kozmosin. Faraoni i ri kishte një hajmali në formë brumbulli, që mendohet se është bërë me një lloj xhami të gjetur në një zonë të humbur të shkretëtirës libiane, që është formuar nga përplasja e një meteoriti në sipërfaqen e Tokës.

Djali legjendar është mbase monarku më i famshëm i faraonëve egjiptianë, për shkak të vdekjes së tij të hershme, misterioze. Trupi i tij u zbulua shekullin e kaluar në Luginën e Mbretërve. Ai gjendet tani në një sarkofag të artë në një muze të Egjiptit, por ka udhëtuar nëpër botë dhe ka marrë pjesë në ekspozitën e famshme të bërë në Muzeun Britanik, më vitin 1972. Ende nuk është e qartë se si dhe pse vdiq mbreti Tut, por ekspertët kanë ngritur shumë supozime. Disa thonë se ai u vra, të tjerë këmbëngulin se e vuri përfund malarja, ndërsa të tjera kanë thënë se u godit nga një kaloshinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.