Peshk me patate

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Përbërësit - 6 peshq koce mesatare - 2 teke uzo (ose verë të bardhë, ose raki, nëse nuk ju pëlqen uzoja)

- 6 patate të prera rondele - 3 lugë supe mustardë - 1 filxhan çaji me vaj - 1 filxhan çaji ujë - rozmarinë e freskët ose e thatë, ose rigon

- kripë, piper Përgatitja

Lajmë dhe kullojmë peshqit dhe u hedhim kripë dhe piper. Në një tavë të lyer me vaj shtrojmë rondelet e patateve, sipër kocet. Rrahim në një tas vajin, uzon dhe mustardën dhe lagim me këtë peshqit. Hedhim ujin, mjaft rozmarinë ose rigon, mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim 30 minuta në 180 gradë Celsius. Pas gjysmë ore heqim letrën e aluminit dhe e pjekim edhe 10 minuta të tjera, derisa të skuqen përsipër peshqit. I shoqërojmë me sallatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.