ÇTfESaTrTë EdiSniT për dhimbjet në fund të shpinës?

Intervista - - TEST -

1. Cili nga shkaqet e mëposhtme haset më shpesh për dhimbjet në fund të shpinës:

a. Një problem me rruazat e shtyllës kurrizore b. Një problem me muskujt c. Një problem me tendinat d. Një problem me nervat

2. Pothuajse të gjithë njerëzit vuajnë nga dhimbja e fundit të shpinës në një moment të jetës së tyre:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

3. Trajtimi më i mirë për dhimbjen e fundshpinës është të qëndrosh një javë në shtrat:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

4. Cili nga termat e mëposhtme mjekësore i referohet vertebrave në fund të shpinës:

a. Vertebrat lumbare b. Vertebrat toracike c. Vertebrat cervikale d. Asnjë nga më sipër.

5. Cila është mënyra më e mirë për të diagnostikuar dhimbjen e fundshpinës:

a. Radiografia b. Rezonanca magnetike c. Skaneri d. Asnjë nga më sipër

6. Dëmtimet në shpinë, ose problemet mjekësore shkaktojnë më shpesh dhimbjet e fundshpinës:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

7. Si duhet ta trajtosh dhimbjen e fundshpinës:

a. Duke bërë periudha të shkurtra çlodhjeje

b. Duke përdorur akull për të ulur enjtjen c. Duke marrë ilaçe d. Të gjitha së bashku

8. Një dyshek i fortë është gjëja më e mirë për të lehtësuar dhimbjen e shpinës:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

9. Dhimbja e fundshpinës mund të trajtohet me metoda mjekësore alternative si

manipulim i shtyllës, masazhe dhe joga: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Ju duhet të shkoni tek doktori për dhimbjen e shpinës, nëse keni edhe:

a. Mpirje apo mizërim b. Dhimbje të forta, me gjithë çlodhjen

c. Dhimbje pas një rënie apo dëmtimi d. Secilën nga më sipër

11. Sa përqindje e njerëzve me dhimbje në fundshpinë kanë hernie diskale:

a. Më pak se 2% b. 2-5% c. 5-8% d. 8-12%

12. Shiatiku është një term mjekësor për dhimbjen e fortë në fund të shpinës:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

13. Skolioza shtrembërim i kurrizore:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër është shtyllës Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është b-ja Spazmat e muskujve janë shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve në fund të shpinës. Ja pse disa trajtime përfshijnë relaksuesit e muskujve. Ju mund ta dëmtoni një muskul me një tërheqje ose përdredhje të papritur. Rreziku i spazmave të muskujve shtohet nëse keni muskuj të dobët stomaku, tendina gjuri të tendosura, dobësi në shpinë, ose legenin që përkulet përpara më shumë se zakonisht. 2. Përgjigjja e saktë është a-ja Afro 80- 90% e të rriturve pësojnë dhimbje shpine në një moment të jetës së tyre. Burrat dhe gratë preken njëlloj. Rastet e saj shtohen me kalimin e moshës, ndërsa hera e parë haset nga mosha 30-50 vjeç. Kjo mund të jetë edhe rezultat i një jete sedentare, me pak (ose me raste shumë) fiskulturë. Kjo dhimbje përmbën shkakun e pestë më të zakonshëm për vajtjen tek doktori. 3. Përgjigjja e saktë është b-ja Vetëm qëndrimi në shtrat mund ta përkeqësojë dhimbjen e shpinës. Ai mund të shkaktojë edhe gjëra të tjera, si dobësim muskujsh dhe koagulim të gjakut në këmbë. Një studim tregoi se pacientët që vazhduan aktivitetet e tyre normale pas dhimbjes në shpinë kishin më shumë elasticitet se ata që qëndruan një javë në shtrat. Qëndrimi në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë mund të ngurtësojë edhe kyçet e këmbëve. 4. Përgjigjja e saktë është a-ja Bëhet fjalë për pesë vertebra lumbare që ndodhen në fund të shtyllës kurrizore. Janë ato që mbajnë pjesën e kurrizit dhe pësojnë pjesën më të madhe të stresit në këtë zonë. Pjesa e mesit të shtyllës kurrizore përbëhet nga 12 vertebra toracike, në të cilat lidhen brinjët. Kjo pjesë e shtyllës kurrizore është shumë elastike dhe na lejon të përkulemi dhe rrotullohemi. Shtatë vertebrat cervikale janë të vendosura në qafë. 5. Përgjigjja e saktë është d-ja Në shumicën e kohës nuk ke nevojë të bësh një analizë të tillë me imazhe kur ke dhimbje shpine, sepse shumica e tyre nuk tregojnë spazmat e muskujve ose përdredhjen e tendinave. Megjithatë, doktori mund të të japë të bësh një analizë të tillë nëse ke pësuar një dëmtim në shpinë, ose nëse dhimbja nuk largohet pas disa javëve. 6. Përgjigjja e saktë është a-ja. Në shumicën e rasteve dhimbja e fundshpinës shkaktohet nga dëmtimet në këtë zonë, ose një sëmundje. Përdorimi i tepruar i muskujve të shpinës, dëmtime në sport, ngritja e peshave të rënda, ose shoku, si një aksident me makinë, janë disa shembuj dëmtimi. Artriti ose një disk i enjtur janë sëmundje që mund të shkaktojnë dhimbje shpine. Dhimbja e shpinës akute ( ose afatshkurtër) fillon papritur dhe mund të zgjasë disa ditë, ose javë. Dhimbja kronike, që mund të jetë e butë, ose e fortë, zgjat më shumë se tre muaj. 7. Përgjigjja e saktë është d-ja Kur ju ndodh dhimbja për herë parë, ju mund të bëni një periudhë të shkurtër çlodhjeje, një ose dy ditë, duke aplikuar akull në fillim, pastaj një jastëk të ngrohtë për të çliruar muskujt në ngërç. Nëse keni nevojë mund të merrni edhe ilaçe qetësues. Ju duhet të përpiqeni të jeni sa më aktivë të mundeni. Nëse zgjidhni të rrini një ditë në shtrat, përpiquni të ngriheni nga shtrati çdo dy orë. Lëvizja mund të ndihmojnë në përshpjetimin e shërimit. Nëse dhimbja nuk largohet, ose përkeqësohet pas disa ditësh (7-10 ditë), duhet të shkoni tek mjeku. 8. Përgjigjja e saktë është a-ja. Jo gjithmonë dyshekët e fortë janë edhe më të mirët. Njerëzit që flenë në një dyshek me fortësi mesatare kanë më shumë tendencë të thonë se u pakësohet dhimbja e shpinës kur janë në shtrat, apo ngrihen prej tij. Kështu, nëse ju preferoni dyshekët e fortë, mund të provoni një mesatar në të fortë. Dyshekët më të butë mund të ushtrojnë më pak presion në shpinë dhe ije, duke ju lejuar të flini në një pozicion më natyral në ije. Dysheku juaj duhet të jetë aq i fortë sa t’ju lejojë ta mbani shtyllën kurrizore në një pozicion të duhur që keni edhe kur qëndroni drejt. 9. Përgjigjja e saktë është a-ja. Gjëra të tilla si kiropraktika, fizikoterapia, joga dhe masazhi mund të ndihmojnë. Në fakt, ka mjekë që i këshillojnë këtë trajtime alternative për njërëzit, dhimbja e të cilëve zgjat më shumë se dy javë. 10. Përgjgjja e saktë është d-ja Ju duhet të shkoni tek doktori për dhimbjen e shpinës nëse keni secilën nga simptomat e mëspirme, ose ethe, dobësi, probleme me urinimin, mpirje të këmbëve, ose rënie në peshë kur nuk jeni duke bërë dietë. Shumica e dhimbjeve të fundshpinës trajtohet pa ndërhyrje kirurgjikale, por këto simptoma të tjera mund të tregojnë një problem më serioz.

11. Përgjigjja e saktë është a- ja.

Më pak se 2% e njerëzve me dhimbje shpine kanë një disk me hernie, ose rrëshqitje disku, gjë që shtyp nervat që ndodhen rrotull tij. Shumica e njerëzve e përmirësojnë dhimbjen e shpinës me trajtime të ngrohta dhe akull, ushtrime të lehta dhe ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve.

12. Përgjigjja e saktë është b- ja.

Shiatiku është një dhimbje këmbe, shkaktuar nga shtypja e nervit shiatik. Shkaku më i zakonshëm është rrëshqitja e diskut. Probleme të tjera, si ngushtimi i kanalit të shtyllës kurrizore gjithashtu mund të shkaktojë shiatik. Nervi shiatik shtrihet nga shtylla kurrizore tek secila këmbë. Presioni në këtë nerv shkakton një si dhimbje djegëse, ose shoku në fund të shpinës dhe të pasme, që më pas zbret përgjatë njërës kofshë. Dhimbja ka raste që arrin deri poshtë në këmbë.

13. Përgjigjja e saktë është a- ja.

Ka disa sëmundje të shtyllës kurrizore që përfshijnë shtrembërimin dhe dhimbjen e saj. Skolioza, ose kurbëzimi i shtyllës, shkaktohet nga shtrembërimi apo përkulja e shtyllës anash. Kifoza ndodh kur shtylla kurrizore përkulet përpara. Lordoza ndodh kur shtylla përkulet nga pas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.