Ato që s’dini për menstruacionet

Intervista - - SEKS -

Menstruacionet nuk janë ndonjë një “kënaqësi” e madhe, thjesht një e keqe e domosdoshme. Ato shpesh shoqërohen me dhimbje barku, koke dhe ndryshime humori. Gjatë tyre ndodhin lloj-lloj gjërash, por gjëja më e keqe është era. Kur je me menstruacione të duket sikur mban erë peshku jo të freskët. Nganjëherë bile të duket sikur e ke të shkruar në ballë. Mos u merakosni, nuk është e vërtetë, gjithsesi është një ndjesi e pakëndëshme, sidomos kur jeni në çift. Me qëllim që të kuptoni pse menstruacionet tuaja nuk mbajnë erë trëndafili, kemi folur me një gjinekolog. Ja gjërat që duhet të mbani mend: Menstruacionet nuk janë të përbëra vetëm nga gjaku Sa herë që qeshim, teshtijmë, apo bëjmë sport, ndjejmë një rrjedhje gjaku dhe imagjinojmë sikur aty poshtë është krijuar Deti i Kuq. Po ajo që duhet të dimë është se nuk bëhet fjalë vetëm për gjak. Fluksi menstrual përmban bakterie, mukozë vaginale dhe inde. Sa më shumë të qëndrojë gjaku në mitër, aq më shumë erë mbajnë menstruacionet. Menstruacionet nuk duhet të mbajnë erë peshku Kur kemi menstruacione, vagina mban lagështirë. Kjo mund të shkaktojë një infeksion vaginal dytësor, si një vaginozë bakteriale, domethënë një çekuilibrim të florës bakteriale vaginale. Si pasojë era e menstruacioneve i përngjan asaj të peshkut. Vaginoza bakteriale shpesh lidhet me një variacion të nivelit të bakterieve vaginale dhe mund të shtojë rrezikun për SST. Për fat të mirë kjo është diçka që rregullohet me ndihmën e antibiotikëve. Doktori këshillon të qëndroni të thata sa më shumë të mundni. Me një fjalë, është e rëndësishme të ndërroni tampon, pecetë higjienike ose kupe menstruale mjaft shpesh (më e mira është ta bëni çdo 2-3 orë). Dushi mund të shtojë erën e keqe Kemi tendencë të besojmë se zgjidhja është të bësh dush, por në realitet kjo vetëm i përkeqëson gjërat. Fakti i pastrimit të tepruar të zonës intime e bën atë më të brishtë, sepse ul imunitetin ndaj bakteriereve. Abuzimi me dushin gjatë menstruacioneve favorizon infeksionet vaginale dhe inflamacionet. Mjaftohuni me larjen një herë në ditë me një sapun me pH neutral, pa e tepruar, pasi vagina ka aftësi vetëpastrimi.

Çfarë masash të tjera mund të merrni në shtëpi:

- Hani më shumë hudhra, sepse kanë cilësi antiseptike dhe antimykotike.

- Konsumoni kos, që ka bakterie të mira që ndihmojnë të jetë i ekuilibruar niveli i pH në vaginë - Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme - Përdorni ujë me të cilin keni larë orizin për të shpëlarë zonën gjenitale dhe larguar erërat e këqija. Kur duhet vajtur tek doktori Nganjëherë një erë e fortë gjatë menstruacioneve tregon se diçka tjetër ndodh në trupin tuaj. Nëse era e fortë vazhdon edhe pas mbarimit të periodave dhe është e padurueshme, kontaktoni doktorin. Nëse era shoqërohet me kruarje, sekrecione që mbajnë erë të keqe, lini takim me një doktor sepse mund të jetë shenjë e një infeksioni mykotik, apo bakterial.

Tani që e dini si të bëni për të larguar erën e keqe gjatë menstruacioneve, mbase do të ndjeni më pak dhimbje (të paktën për nuhatjen).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.