Tërriteshmëshpejt

Intervista - - POEZI -

Kur e provove vuajtjen, u përkule padashje, para hijes së malit përballë. Të qe dukur vetja më i rritur, më i burrëruar, më i gjallë. Vuajtja është vetëm për burra, të tha një plakë, që ta pa shuplakën e dorës. Duhet të zgjidhje: Të rriteshe shpejt, a të luaje! Zgjodhe të rriteshe më shpejt, që të thonin: A je, si je burrë, tungjatjeta! Të uleshe ndër oda, të dridhje cigare, të tregoje dhe ti anekdoda. T’ia thoje kuvendit mëhallë në mëhallë, një herë në muaj. Se dije se ditët e tjera, të shkon mendja vërdallë, kalove në të huaj. NIKOLLE LOKA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.